1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni i BE dëshëron programe të reja ngulimi për refugjatët

Ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, u këshilluan të hënën (21.9.9.) në Bruksel për politikën e përbashkët ndaj azilit dhe refugjatëve. KE propozon hartimin e një programi të përbashkët të BE-së.

Refugjatë në Greqi.

Në botë ka aktualisht rreth 750.000 refugjatë.

Komisariati i OKB-së për refugjatë vlerëson se në botë ka aktualisht rreth 750.000 refugjatë, të cilët nuk mund të qëndrojnë në vendin ku gjenden aktualisht e as të kthehen në vendlindje. Komisioni Evropian do që vendet anëtare të BE-së të hartojnë një plan të përbashkët për sistemin e tyre. Programi parashikon që për secilin refugjat që pranon, vendi përkatës të marrë 4000 euro prej Fondit Evropian për Refugjatët.

Udhëheqësi i presidencës së radhës, ministri suedes për çështjet e migracionit Tobias Billström, mbështet këtë propozim. „Sot shohim shumë njerëz të cilët jetojnë nëpër kampe të refugjatëve diku në botë, njerëz të cilët nuk kanë kushte për jetë dhe kërkojnë ndihmë diku tjetër. Me hartimin e një programi për sistemimin e tyre, do të mundësonim që në BE të vendosen më shumë njerëz, në kushte më të ndryshme se deri tani. Disa shtete anëtare kanë programet e tyre për sistemimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve, disa jo, e disa të tjera nuk e dinë fare se çfarë mundësishë ofron ky program."

Ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, në Bruksel.

Ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, këshillohen në Bruksel për politikën e përbashkët ndaj azilit.

Propozimi hasi në mirëkuptim të përgjithshëm, por ka edhe shumë kundërshtime. Ministrja e Brendshme e Austrisë Maria Fekter, kërkon rregulla strikte. „E para, pjesëmarrja në këtë program duhet të jetë vetëm vullnetare. E dyta, vullneti nuk duhet të arrihet me presione apo me kërkesa që të shpjegohet pse një vend refuzon pjesëmarrjen. E treta, duhet evituar mundësinë e efekteve negative brenda BE-së. Fjalën e kam për fundamentalizmin dhe konfliktet të cilat duhet t'i evitojnë më vonë ne në vendet tona.“

Për Komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatë, António Guterres, kushtëzimet e tilla janë një shenjë refuzimi. Ai kërkoi prej ministrave të brendshëm më shumë ndërgjegje dhe një Evropë të hapur. „Ne jemi të sigurtë se Evropa mbetet një kontinent i azilit. Është shumë me rëndësi që Evropa t'u ofrojë mundësi azilkërkuesve të futen në territorin e saj dhe që kërkesat e tyre të trajtohen me mjete të ndershme."

Kamp refugjatësh në Calais, Francë.

Politika ndaj refugjatëve megjithatë mbetet një temë ne nxehtë.

Guterres e di se për çfarë po flet. Italia për muaj të tërë po i kthen mbrapsht refugjatët përmes Detin Mesdhe në Libi. Sipas Guterresit, Libia nuk është ndonjë vend i sigurt. UNHCR-ja ka qortuar kushtet në qendrat e refugjatëve në Greqi. Ministri i Brendshëm gjerman, Wolfgang Schäuble, mendon se kjo hedh një hije të rëndë në mbarë BE-në.„Mbrojtja e të drejtave elementare të njeriut në Evropë, nuk duhet të shkelen. Është kjo ideja elementare e Bashkimit të Evropës. Prandaj duhet të kërkojmë respektimin e tyre."

Politika ndaj refugjatëve megjithatë mbetet një temë ne nxehtë. Kërkesa për respektimin e të drejtave të njeriut shpesh është në konflikt me frikën e popujve evropianë për ardhjen e shumë të huajve në vendin e tyre.

Autor : Christoph Hasselbach / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jm9m
  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jm9m