1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Komisioni hetimor për sqarimin e sulmit ajror në qytetin afgan Kundus-Schneiderhahn kundërshton akuzat

Të enjten u morën në pyetje për herë të parë në një seancë publike, një ish ushtarak i rangut të lartë dhe ish sekretari i shtetit në ministrinë e Mbrojtjes. Ata e shfrytëzuan rastin për të rivendosur emrin e tyre

default

Ish inspektori i përgjithshëm i Bundesverit, Wolfgang Schneiderhan, para komisionit hetimore

Me një urdhër gjerman më 4 shtator 2009 dy cisterna të rrëmbyera nga talebanët u bombarduan në afërsi të qytetit afgan Kundus. Nga bombardimi humbën jetën 142 vetë, ndër të cilët edhe civilë. Parlamenti gjerman, Bundestagu, kërkon të sqarojë çfarë ka ndodhur para dhe pas bombardimit.

Para komisionit hetimor dy dëshmitarët folën hapur duke thënë se nuk janë shumë të kënaqur me ish shefin e tyre, ministrin e Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg. Ky i pati shkarkuar ata nga detyra, sepse ndihej se nuk ishte informuar sa duhej prej tyre. Ish sekretari i shtetit në ministrinë e Mbrojtjes Peter Wichert dhe ish inspektori i Përgjithshëm Wolfgang Schneiderhan e kundërshtuan këtë me forcë.

Guttenberg / Sicherheitskonferenz / München

Ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg

Ministri në vështirësi


Pohimet e tyre e rëndojnë shumë ministrin e Mbrojtjes, thotë politikani i opozitës Jan van Aken, nga partia Të majtët:

„ Duket se ministri i Mbrojtjes, zu Guttenberg ka gënjyer. Zoti zu Guttenberg ka thënë disa herë se nuk i janë dhënë të gjitha raportet dhe sot dy dëshmitarët thanë në mënyrë shumë të besueshme, se kjo nuk është e vërtetë. Unë mendoj se duhet menduar se atij i janë vënë në dispozicion të gjitha raportet, prandaj unë nuk e kuptoj pse pretendon z. Guttenberg ende se nuk i është thënë gjithshka.“

Fillimisht, ministri i Mbrojtjes zu Guttenberg i quajti bombardimet e Kundusit si "të matura dhe të nevojshme". Më vonë ai e korrigjoi këtë vlerësim me "nuk ishin dhe aq të matura". Wichert dhe Schneiderhan duhet të largoheshin nga detyra, në publik u krijua përshtypja se ministri i Mbrojtjes ndihej i mashtruar prej tyre. Ernst-Reinhard Beck, anëtar i partisë në pushtet CDU, ka mirëkuptim për fyerjen e dy burrave, megjithatë ai merr në mbrojtje edhe ministrin e Mbrojtjes.

Symbolbild Untersuchungsausschuss Kundus Luftangriff NO FLASH

Wolfgang Schneiderhahn dhe Peter Wichert në sfondin e ngjarjes në Kundus

„Duket se shkarkimi i ka gjetur ata të dy të papërgatitur dhe lëndimi i tyre ndihej. Në këtë rast duket se ministri i Mbrojtjes nuk kishte më besim tek ata dhe besimi nuk ka relevancë juridike."

Schneiderhan, por edhe Wichert përmendën në seancë disa data dhe takime, që tregojnë, cilat informacione kishte marrë ministria e Mbrojtjes për aksionin ushtarak në Kundus. Shumë të besueshme, thotë Beck:

„Unë e vlerësoj këtë prezantim shumë preciz dhe shumë bindës, sa i përket detajeve. Dr. Wichert tregoi se ka vlerësuar shumë informimin e parlamentit. Ai tregoi në mënyrë bindëse edhe se informimi i ministrive të tjera dhe zyrës së kancelares është bërë në kohë.“

Megjithatë Beck, mendon se sjellja e zu Guttenberg-ut, vlerësimet e tij të korrigjuara dhe shkarkimi i Schneiderhan-it dhe Wichert-it, nuk duhet të ndodhen në qendër të hetimeve të komisionit. Hellmut Kënigshaus nga partia e Demokratëve të Lirë, partner koalicioni në qeveri pajtohet me të.

„Pika vendimtare është diku tjetër. Çfarë ka ndodhur më 4 shtator? A ka qenë i përshatshëm? Që sulmi ka qenë i përshtatshëm u tregua sot nga të dy dëshmitarët. Për komandantin Klein, i cili ka urdhëruar sulmin ka patur dy alternativa, ose të mos bënte asgjë ose të ndërmerrte hapin që bëri. Këtë e treguan qartë të dy dëshmitarët.“

Schneiderhahn: Vendimi është marrë në një moment të vështirë

Bundeswehr in Kundus Afghanistan nach Anschlag

Bundesveri në Kundus

Ish inspektori i përgjithshëm Schneiderhan i tregoi anëtarëve të komisionit sa e vështirë ka qenë situata në të cilën është ndodhur komandanti gjerman që urdhëroi sulmin, për vështirësinë që ekziston në Afganistan për të ndarë civilët nga luftëtarët. Nga pikëpamja ushtarake ai e kupton kërkesën për ndërhyrjen e avionëve luftarakë. Por politikanit të partisë ekologjiste Omid Nouripour kjo nuk i mjafton.

„Prej të dyve është thënë, sidomos prej inspektorit të përgjithshëm Schneiderhan, se nga këndvështrimi operacional ky sulm ushtarak mund të ketë qenë i përshtatshëm. Por nuk ka qenë i drejtë vlerësimi politik dhe juridik, dhe as vlerësimi i gjendjes sipas rregullave, të cilat u ndryshuan më pas.“


Dëshmitë e Schneiderhan-it dhe Wichert-it shtrojnë shumë pyetje për ministrin e Mbrojtjes. Zu Guttenberg do të ketë rastin pas një muaji (më 22. prill) të përgjigjet para komisionit hetimor.

Autor: Heiner Kiesel/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MWxq
  • Data 19.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MWxq