1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni Evropian propozon rregullat për rrjetet e telekomunikacionit me kapacitete të shpejta transmentimi

Pas tre vitesh, sipas planeve të Brukselit, çdo evropian do ketë mundësinë e një lidhjeje të shpejtë interneti. Këtë e parashikon projektligji i KE-së, të cilin e paraqiti të hënën komisionerja e BE-së, Neelie Kroes.

Kabllot që mundësojnë telekomunikacionin e shpejtë

Pamje simbolike. Kabllot që mundësojnë telekomunikacionin e shpejtë

Teknika që mundëson kapacitete të shpejta transmentimi për internetin është "oksigjeni digjital" për mirëqenien e Evropës. Kështu shprehet komisionerja e BE-së për digjitalizimin, Neelie Kroes. Përdorimi i një interneti të tillë të shpejtë shtrihet nga ofertat televizive përmes internetit, videokonferencat deri tek përcaktimi i diagozave në mjekësi. Por BE ka rrezik të lihet pas nga vendet e tjera.

Neelie Kroes: "Evropa ka dendësinë më të madhe të kapacitetece të transmentimit, por si edhe më parë vetëm një e treta e qytetarëve të saj kanë lidhje interneti me kapacitet të shpejtë transmentimi. Shtojmë këtu që pjesa tjetër e botës ecën përpara. Unë nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që firmat tona të konkurrojnë me firmat në Azi për shembull, që kanë një internet 100 herë më të shpejtë se i yni. Nuk mund të lejoj që avantazhi ynë në kapacitetin transmentues të dëmtohet nga vetëkënaqësia."

Komisionerja e BE-së për digjitalizimin Neelie Kroes

Komisionerja e BE-së për digjitalizimin Neelie Kroes

Për shtrirjen e lidhjeve të shpejta të internetit nevojiten investime gjigande

Komisioni dëshiron që çdo evropian të ketë lidhje të shpejtë interneti. Në vitin 2020 parashikohet që së paku gjysma e ekonomive familjare të kenë lidhje super të shpejta. Por deri sa të vijë ajo ditë ka ende shumë për të bërë. Zonat jashtë lidhjes me internet të shpejtë gjenden para së gjithash në fshatra. Për firmat private nuk sjell rendite vendosja e rrjeteve të fibrave optikë në zona të tilla. Kroes thekson: "Këtu bëjmë fjalë për shumë para, rreth 200 miliardë euro. Por duhet të pranojmë që nuk kemi për të gjetur asnjë investor, po qe se kushtet nuk janë të mira."

Në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe parlamentin, Komisioni synon të përmirësojë pikërisht këto kushte. Bëhet fjalë për gjetjen e një ekuilibri: Nga njëra anë renditet që duhet të jenë të larta, në mënyrë që t'ia vlejë investimi. Nga ana tjetër paratë i kanë në dorë firmat e medha.

Investime po, monopolizim jo

Neelie Kroes nuk ka qenë më kot më parë komisionere për konkurrencën brenda BE-së. "Evropa ka nevojë për stimulim të investimeve dhe konkurrencë, me qëllim që të ngrihen rrjetet e shpeja dhe moderne. Megjithëse koncernet e telekomunikacionit duhet të mbajnë mbi shpatulla investime të mëdha, ne nuk duhet të rrezikojmë që ky transformim thelbësor të çojë në një monopolizim të ri të rrjetit të telekomunikacionit", mendon ajo.

Për këtë arsye kocerne gati monopoliste si Telekomi gjerman do të detyrohen të hapin rrjetet e tyre të fibrave optikë për konkurrentët, por me një çmim në përputhje me koston e lartë të investimit. Se si do të vendoset ekuilibri i ri mes stimulimit të investimeve nga njëra anë dhe konkurrencës nga ana tjetër, këtë mbetet ta vendosin entet rregulluatore kombëtare. Dhe shprehimisht, sipas Neelie Kroes, subvencionet nga shteti janë të lejuara, për sa kohë që ato nuk dëmtojnë konkurrencën në Evropë.

Autor: Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 21.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PHl7
  • Data 21.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PHl7