1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni Evropian prezanton planin e ri për luftimin e drogës në nivel evropian

Komisioni Evropian prezantoi të enjten planin e ri mbi luftimin e drogës në Evropë. Qëllim tjetër i aksionit mbarevropian është edhe përmirësimi i bashkëpunimit mes shteteve të BE-së.

Kokaina mbetet droga më e preferuar

Kokaina mbetet droga më e preferuar

Për shumicën e njerëzve është e vetëkuptueshme që të arrijnë moshën 25 vjeçare. Për disa të tjerë jo. Kështu për shembull me këngëtaren e famshme Amy Winehouse: Fakti që arriti të festojë përpara pak kohësh 25-vjetorin, është një mrekulli më vete. Winehouse konsumon në mënyrë vetëshkatërruese kokainë.

Kokaina është kthyer në drogën numër një

Por këngëtarja britanike është sigurisht një shembull i rëndë për rreziqet me të cilat hasen të rinjtë në Evropë. Ndërkohë që konsumi i heroinës dhe drogës sintetike ka rënë në disa shtete, kokaina është kthyer në drogën numër një - dhe kjo jo vetëm në qarqet e aktorëve dhe apo këngëtarëve ndërkombëtarë. Komisioneri i brendshëm i BE-së, Jacques Barrot. "Konsumi i kokainës është rritur jo vetëm në Evropë por fatkeqësisht në mbarë botën."

Komisioneri i brendshëm i BE-së, Jacques Barrot

Komisioneri i brendshëm i BE-së, Jacques Barrot

Aleancë mbarevropiane në luftën kundër drogës

Britania e Madhe, Franca dhe Spanja njoftojnë për rritjen e përdoruesve të kokainës sidomos tek të rinjtë mes moshës 15 dhe 16 vjeçare. Shembulli i Amy Winehouse është sidomos problematik, sepse shumë të rinj evropianë orientohen me figurat e famshme të pop-it. Kjo është arsyeja përse Komisioni Evropian do të angazhojë figura të famshme në luftën kundër drogës: "Sot bëj thirrje për një një aleancë mbarevropiane në luftën kundër drogës. Qëllimi është që të sensibilizojmë popullin e sidomos të rinjtë, por edhe firma dhe autoritete lokale për këtë problematikë. Ata që do t´i bashkohen kësaj aleance, mbajnë përgjegjësi për të ndërmarrë masa konkrete. Ne duam të fitojmë sidomos personat publikë, që mund t´u drejtohen direkt të rinjve."

Mode-Droge Crystal Meth

Luftë kundër drograve sintetike

Një ndër qëllimet kryesore të aksionit të ri mbarevropian kundër drogës 2009-2012 është përmirësimi i bashkëpunimit të shteteve evropiane në këtë fushë: "Ne duhet ta përdorim fuqinë që na ofron bashkëpunimi në nivel evropian për të filluar sa më parë një fushatë preventimi. Dhe do të ndërmarrin çdo hap që të krijojmë një fushatë mbarevropiane kundër drogës."

Barrot ngul këmbë që bashkëpunimi mes shteteve të ndryshme të BE-së duhet forcuar sidomos për të luftuar përhapjen e drogës sintetike. Qëllimi i komisionerit evropian është një ligj i unifikuar për këtë sektor. Përveç kësaj Barrot theksoi se edhe përdorimi i drogës gjatë qarkullimit rrugor është një fenomen që duhet luftuar nga të gjitha shtetet evropiane, sepse të rinjtë janë shpesh të pavetëdijshëm, se ç´rreziqe sjell për ta konsumi i drogës në timon.

  • Data 18.09.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKx9
  • Data 18.09.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKx9