1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioneri i BE, Stefan Fyle, për bisedime në Tiranë

Shoqëruar nga protestat e Partisë Demokratike për një votë të lirë, në Tiranë zhvillon bisedime Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

default

Stefan Füle

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle qëndron këtë të hënë në Shqipëri për të nisur dialogun e nivelit të lartë lidhur me përparësitë kryesore të integrimit.
Kjo është vizita e tretë brenda këtij viti e Komisionerit në Shqipëri dhe e para që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re. Vizita e Komisionerit do të zgjasë dy ditë, dhe Fyle do të ketë një sërë takimesh me përfaqësuesit politikë të vendit. Siç njofton zyra e shtypit të KE në Tiranë, objektivi i këtij dialogu është të sigurojë mbështetje për procesin e integrimit në BE duke u përqendruar në përparësitë e reformave kryesore. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Fyle do të takohet me Presidentin, Bujar Nishani Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama, ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në kohën që Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle do zhvillojë bisedime në selinë e kryeministrisë me kryeministrin Edi Rama, do të zhvillohet edhe protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike për votën e lirë. Fyle përveç Integrimit do të shtrojë në tryezën e punës edhe çështjen e blerjes së votës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në Korçë më datë 3 nëntor, ku votat, referuar një vidioje të emisionit Fiks Fare ne TV top-channel, janë blerë për 2000 lekë të reja. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, por ende nuk ka nxjerrë një konkluzion. Kjo është protesta e parë që zhvillon opozita (Partia Demokratike) pas nëntorit të vitit 2004 me parullën “Nano ik”.