1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Komente pas arrestimit të terroristëve të supozuar në aeroportin Këln/Bon

"Çfarë i shtyn njerëz në lule të rinisë t'u marrin jetën bashkëqytetarëve?"

"Rhein-Zeitung" e Koblencit merret me rrezikun e terrorizmit në Gjermani pas arrestimeve në aeroportin e Këln/Bonit:


"Duhet kujdes dhe aftësi mbrojtëse, sepse rreziku terrorist nuk është prodhim i fantazisë, ai ekziston vërtet, edhe për Gjermaninë. Por nuk do të ndihmonte sikur ta klasifikoje çdo horrllëk apo harbim që shoqërohet me llomotitje xhihadi si atentat terrorist. Në vend të kësaj do të kishte kuptim përsëritja e pyetjes: Çfarë i shtyn njerëz në lule të rinisë t'u marrin jetën bashkëqytetarëve? Si është e mundur që na shfryhen duke shkuar në "luftën e shenjtë" ose duke hedhur gurë të mëdhenj nga urat mbi autostrada?"


Edhe "Frankfurter Rundschau" komenton debatin mbi shtimin e rrezikut terrorist në Gjermani dhe reagimet ndaj tij:


"Nuk ka arsye për ta minimizuar rrezikun. Si vend perëndimor dhe i përfshirë në mënyrë aktive në luftën e diskutueshme në Afganistan Gjermania është çdo ditë objektiv potencial terrori, dhe në kohë si këto, kur së afërmi do të jetë zgjatja e mandatit në Afganistan kjo me gjasa shtohet edhe ca më shumë. Por për panik ka po aq pak arsye. Ndoshta pikërisht për shkak se tek ne lufta kundër terrorit nuk ka degjeneruar ende në eksese në kundërshtim me shtetin e së drejtës si në SHBA, me gjithë shndërrimet e befta të Schäubles (fjala është për ministrin e brendshëm gjerman). Epërsia e shtetit ligjor, e cila e karakterizon ende Gjermaninë e bën më pak të përshtatshme si koncept armiqësor, megjithëse askush nuk duhet të ketë iluzione se më të çmëndurit mes të çmëndurve do të bëhen merak për këtë. (...) Me gjithë frikën, reagimet që do të konfirmonin pamjen e shtrembëruar që kanë islamistët, do të ishin ideja më e trashë.

  • Data 26.09.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPqh
  • Data 26.09.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPqh