1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët: Nevoja të bën krijues

Marcel Fürstenau30 Shtator 2015

Integrim e kthim më i shpejtë, më shumë vende "të sigurta" të origjinës, më pak para për azilkërkuesit, më shumë para për strehimin e tyre. Marcel Fuerstenau gjen në ligjin e ri gjëra të drejta dhe të gabuara.

https://p.dw.com/p/1Gg5t
Fotografi: picture-alliance/F. May

Askush nuk largohet nga vendi i tij pa qenë në nevojë. Miliona refugjatë në të gjithë botën janë në një situatë aq të keqe, saqë kërkojnë mbrojtje diku tjetër. Shumica e tyre janë të kërcënuar apo janë në rrezik jete. Shumë prej tyre duan të vijnë në Gjermani. Sepse këtu ka një ekonomi të lulëzuar. Sepse këtu megjithë zjarrin në strehimoret e azilkërkuesve ka një mbështetje të dukshme për të sapoardhurit. Sepse nevojtarët këtu kanë miq dhe të afërm. Ka aq shumë arsye dhe aq shumë stimuj për të ardhur në Gjermani.

Kancelarja gjermane, mendojnë kritikët e saj, ka ofruar një joshje të gabuar, duke hapur përkohësisht kufijtë për të gjithë. Një kritikë e guxuar, sepse askush nuk e di, se si do të zhvillohet gjendja pas këtij vendimi. Në sytë e shumë refugjatëve Angela Merkel është një shenjtore, sepse ka vepruar në mënyrë humane dhe zemërgjerë. Kjo përshtypje do të mbetet së paku tek njerëzit nga vendet si Siria, Iraku, apo Afganistani - me të drejtë.

Ushtarët e Bundeswehrit shërbejnë në vendet e sigurta të origjinës

Azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, gjithashtu me të drejtë, do të mendojnë në të ardhmen ndryshe për kryetaren e qeverisë gjermane. Sepse ato nga klasifikimi i ndryshuar së fundi vijnë nga vende gjoja të sigurta të origjinës. Kështu i ka shpallur ato koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve. Ai nuk e bëri këtë nga bindja, por nga presioni i mbështetësve të vijës së ashpër dhe presioni i masës. Por natyrisht situata në Ballkan vazhdon të jetë shumë e tensionuar, si etnikisht ashtu edhe ekonomikisht. Edhe ushtarët e Bundeswehrit kujdesen atje për paqe dhe qetësi në mes etnive të armiqësuara.

Marcel Fürstenau
Marcel FürstenauFotografi: DW/S. Eichberg

Kur qeveria gjermane flet për "stimuj të gabuar", e ka fjalën për azilkërkues, që vijnë nga Evropa, por jo nga BE. Ata në fakt nuk kanë asnjë perspektivë për të qëndruar", thuhet në vendimin e kabinetit qeveritar për politikën ndaj refugjatëve. Shkalla e njohjes tenton prej vitesh drejt zeros. Duke patsr parasysh këtë, projektligji i paraqitur është nga ana ligjore në rregull. Megjithatë ndryshimet e planifikuara duken si një përgjigje e frikësuar për dështimet e veta. Sepse papritur trajtohen për herë të parë defiäçte të njohura prej vitesh në zbatimin e ligjit të azilit, ndër më kryesoret shqyrtimi më i shpejtë i aplikimeve dhe kthimi i shpejtë i rasteve të refuzuara.

Seehofer dhe Orbán mund të fërkojnë duart

Fatalja është: Populistët do të ndjehen të forcuar. Heronjtë e tyre quhen Horst Seehofer dhe Viktor Orbán. Kryeministri bavarez u vëllazërua para disa ditësh në një pritje demonstrative me politikanin e djathtë, që është kryeministër në Hungari, vend i BE-së. Duoja krijoi qëllimisht një atsmoferë kundër refugjatëve dhe kundër Merkelit. Një proces i çuditshëm brenda koalicionit gjerman dhe Bashkimit Evropian. Kush e lejon një gjë të tillë, duhet të lejojë edhe akuzat, se ashpërson ligjin i azilit nga frika e sukseseve zgjedhore të partive të djathta. Demokratët e vetëdijshëm veprojnë ndryshe.

Ligji i azilit, që duhet të miratohet nga Bundestagu, nuk ka marrë për mbarë. Kjo për shkak të rrethanave dhe momentit. Për ta lidhur me një shembull: Nuk është aspak e çuditshme dhe as degraduese që t'u japësh refugjatëve në vend të parave shpenzime në natyrë. Por përse tani kjo ide? Me financat nuk ka të bëjë, sepse edhe sendet në natyrë kushtojnë para. Përveç kësaj shpenzimet administrative mund të çojnë në fund të fundit edhe në një kosto më të lartë.

Fakt mbetet që për kërkesat për azil nuk ka kufi maksimal

Mund ta marrësh si të duash: Ashpërsimi i ligjit të azilit është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e numrit të refugjatëve. Motivi është i qartë: Fluksi i refugjatëve për në Gjermani duhet të paktën të frenohet. Nevoja të bën krijues. Ashtu si refugjatët gjejnë vazhdimisht rrugë dhe mënyra të reja për të aplikuar për azil në Gjermani. Dhe për këtë nuk ka kufizim, tha kancelarja Merkel, me të drejtë.

Në fund të këtij komenti mund të jepni një opinion. E mirëpresim mendimin Tuaj!