1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Votime mbi bazë ndjesish

Për çfarë bëhet fjalë në zgjedhjet paraprake në SHBA, New Hampshire? Për programe politike realiste jo. Më shumë janë emocionet ato që vënë vulën -prandaj këto zgjedhje janë të paparashikueshme.

Me logjikë nuk mund të kuptohet entuziazmi amerikan për demokratin Bernie Sanders. Madje edhe fansat më të mëdhenj e dinë se në fund ai nuk ka shans të jetë kandidati presidencial i demokratëve. Sistemi, me të cilin demokratët zgjedhin kandidatët për postin më të lartë të shtetit ia bën gati të pamundur Bernie Sanders zgjedhjen apo daljen kundër "perandorisë" së Hillary Clinton. Fushata parazgjedhore është para së gjithash një fushatë pushteti dhe paraje. Vetëm pas këtyre luajnë rol pozicionet ekstreme të Sanders, që i trembin shumë vendimmarrës të partisë së tij.

"Bashkohuni me ditën e revolucionit"

Burra e gra, studentë e të rinj e mbështesin Bernie Sanders, sepse ai u jpe ndjesinë e të qenurit të rëndësishëm, se zëri i tyre dëgjohet. Sepse ai i merr seriozisht shqetësimet që nuk ua dëgjon kush. E tjetra sepse me sloganin e tij "Bashkohuni me ditën e revolucionit" ai ka gjetur një formulë të efektshme për të paqtuar këto shqetësime.

Fjala "Revolucion" tingëllon si të jesh pjesë, si ndryshim themelor, dhënie pushteti e atyre që nuk kanë pushtet deri më tani. Një thirrje për revolucion i prek zemrat e njerëzve.

Pohl Ines Kommentarbild App

Ines Pohl

Kjo thirrje nuk bie në vesh të shurdhët në këtë vend krenar për revoltën kundër anglezëve në kohën e luftërave të pavarësisë. Në një vend, ku njerëzit ndjehen të tallur nga elita politike në Uashingtonin e largët dhe nga elita financiare korruptive e Wall Street.

Pozicioni i Hillary Clinton

Pikërisht kjo është gracka ku ka ngecur edhe Hillary Clinton. Argumentat e saj mund të jenë të bazuara - si për shembull kur vjen puna tek planet e Bernie Sanders për ristrukturimin e reformës shëndetësore. Megjithatë ajo nuk ia del dot të krijojë lidhje të vërtetë me njerëzit. Nuk ia del dot t'u japë votueseve e votuesve një vatër emocionale për frikën, shqetësimet, zemërimin e shpresat e tyre. Hillary Clinton nuk ofron një ligjërim të ri. Ajo është histori e jetuar. Ajo gjendet prej shumë kohësh në politikë, prej shumë kohësh në politikë edhe bashkëshorti i saj për të ngjallur sadopak atë besimin naiv se ajo është shpëtimtarja, pra pikërisht atë besim që ngjall 74 vjeçari Bernie Sanders.

Hillary Clinton është kandidatja e vetme në këtë vit zgjedhor të rëndësishëm, ku gjithësekush e di se ç'pritet prej saj. Asaj i dihen dobësitë, zemërgjerësia relative në interpretimin e së vërtetës dhe të gabimit - po ashtu si pikat e forta të saj, vënia në jetë e projekteve të deklaruara. Por edhe planifikimi, ndryshe besueshmëria që gëzon fjala e saj- Por besueshmëria nuk duket se është edhe aq e dëshiruar në këtë fushatë.

Ndjesi, asgjë më shumë se ndjesi

Amerikanet dhe amerikanët duan së paku në këtë fazë të hershme të kenë një monitor projektimi për ëndrrat e tyre. Për dëshirat e tyre - që ato të merren seriozosht, të ndjehen se kanë një vlerë në këtë botë që po bëhet gjithnjë e pakapshme dhe kërcënuese. Ky nuk është rasti vetëm tek demokratët. Edhe tek republikanët në modë janë kandidatët që nuk dalin në fushatë me premtime realiste -por e bazojnë atë në ndjenja, në forcën e ndjenjave. Një fuqi, që është sa e fortë aq edhe e fluturake. Prandaj janë kaq shumë amerikanë të pavendosur në këto zgjedhje paraprake. Prandaj zgjedhjet në New Hampshire janë kaq interesante - e për disa të frikshme.

Ka të drejtë Ines Pohl? Si do të vepronit ju po të duhej të jepnin votën tuaj për njërin nga kandidatët! Ofroni mendimin Tuaj! Ne ju mirëpresim!