1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Vendimi i Putin dëmton Rusinë

Ashtu si në kohën e Bashkimit Sovjetik, rusët kërcënojnë se nuk do të importojnë produkte perëndimore. Kremlini do të ndëshkojë BE. Ata që do ta vujanë më shumë janë konsumatorët mendon Bernd Johann.

Rusia dhe Perëndimi janë futur tani në spiralen e sanksioneve. Vladimir Putin reagon ndaj sanksioneve ekonomike, që u vunë para një jave nga BE dhe vendet e tjera. Si kundërpërgjigje Rusia ka ndaluar importin e të gjithë produkteve agrare nga të gjithë vendet e BE dhe atyre vendeve që mbështesin vendet e BE.

Politika e sanksioneve dëmton të dyja palët. Prandaj BE e pati të vështirë të marrë vendimin për sanksione. Europa shpresonte që udhëheqja në Moskë do të shkonte drejt nje zgjidhje me dialog të konfliktit në lindje të Ukrainës dhe do të mbështetse një qetësim të situatës. Por Rusia vazhdon mbështetjen ndaj grupeve të armatosura në Ukrainë. Edhe përgjegjësia e mundshme për vdekjen e 298 personave pas goditjes së avionit të pasagjerëve MH 17, nuk bëri që Putin të ndryshojë politikën e tij.

Sanksionet prekin konsumatorët

Bashkimit Europain dhe vendeve të tjera nuk u mbeti asnjë zgjidhje tjetër: Sanksionet e Perëndimit kufizojnë tregun financiar dhe atë te teknologjisë për firmat që janë të lidhura ngushtë me Kremlinin. Nga ana tjetër revanshi i Putin është më gjithëpërfshirës. Urdhëri i tij për ndalimin e tregëtisë me Perëndimin prek shumë firma private që nuk kanë lidhje me konflikitin. Tregu agrar dhe ai i ushqimeve do të vuajnë shumë kur të hyjnë në fuqi sanksionet.

Por në veçanti sanksionet do të prekin konsumatorët rusë. Oferta në supermarkete do të jetë më e vogël. Konsumatorëve do tu duhet të harxhojnë më shumë para për të blerë ushqime. Rusia nuk mund të prodhojë gjithëçka vetë. Rritje çmimesh dhe mungesë produktesh do të jenë pasojat.

Putin do të ndëshkojë Perëndimin. Kremlini thotë se ndalimi i importeve do jetë një stimulues për ekonominë ruse. Por disa drejtues rusë nuk e krahasojnë me kohën e Bashkimit Sovjetik. Edhe atëherë Rusia prodhonte gjithëçka vetë.

Rusia izolon veten

Por kjo nuk funksioni në kohën sovjetike. Njerëzit në Rusi kujtojnë ende mungesat e asaj kohe ose sa të shtrenjta ishin produktet që vinin nga vendet e tjera. Ky ishte edhe një nga shkaqet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, sepse njerëzit ishin të pakënaqur me mungesat e shumta në tregje. Tani Rusia futet në një tjetër izolim, pas ndërprerjes së marrdhënieve tregëtare me Europën dhe vende të tjera.

Pra ekonomia ruse është që tani në stanjaicion që tani. Sanksionet do të thellojnë akoma më shumë problemet. Ndalimi i importeve mund të japë shumë shpejt efektet tek konsumatorët rusë. Nëse do të gjenden importues alternativë, përshembull nga Amerika Latine siç dëshiron Putin, kjo mbetet për tu parë. Sidoqotë mallrat e tyre duhet të përshkruajnë një rrugë të gjatë, gjë që mund të ndikojë edhe tek çmimi.

Gjihtnjë e më shumë kufizime për rusët

Udhëri i Putin prek më shumë qytetarët rusë. Kjo vlen edhe për ata që duan të bjënë pushime. Rezervimet për të pushar në vendet perëndimore kanë rënë drastikisht për shkak se Putin e ka ndaluar një gjë të tillë për punonjësit e administratës, por edhe për shkak se gjendia ekonomike e shumë shumë rusëve është përkeqësuar.

Tani shumë rusë duhet të privohen edhe nga djathi francez, ullinjtë spanjollë dhe çokollatat spanjolle. Ndoshta nuk do të jetë aq keq sa në kohën e Bashkimit Sovjetik, por Europa është duke u larguar nga ruëset sepse kështu do Putin. Sa keq!