1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Ukrainasit janë fitues të zgjedhjeve presidenciale

Petro Poroshenko i fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në raundin e parë. Kjo fitore e qartë thotë shumë për ukrainasit, mendon Ingo Mannteufel.

Pritej që prodhuesi i çokollatave Petro Poroshenko do të dilte fitues në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës. Të gjitha sondazhet në javët e fundit e parashikonin këtë. Por fakti që ai merr një shumicë absolute që në votimin e parë, si tregon rezulati i exit polls pas mbylljes së votimeve, është një lloj surprize.

Kombinuar me një pjesëmarrje me sa duket të mirë në votime qytetarët e Ukrainës japin me këtë vendim të qartë në favor të fabrikantit të pasur të çokollatave dhe politikanit prej shumë kohësh, Petro Poroshenko, një sinjal i qartë: Pas muajve të krizës politike, aneksimit rus të Krimesë dhe kërcënimit të separatistëve pro-rusë në Donetsk dhe Luhansk, ukrainasit prezantuan si një komb i bashkuar. Dhe përcaktuan në edhe një politikan të qendrës politike me bindje pro-evropiane si president të tyre të ri dhe legjitim.

Legjitimitet për Ukrainën e pas Janukoviçit

Vendimi i qartë i ukrainasve që në raundin e parë për Poroshenkon sqaron ligjërisht dhe politikisht gjendjen që rezultoi pas përmbysjes së presidentit Viktor Janukoviç në Ukrainë. Në fakt shumë qytetarë të Ukrainës në rajonin Donetsk dhe Luhansk nuk mundën të merrnin pjesë në zgjedhje, për shkak se separatistët pro-rusë i penguan atje zgjedhjet me forcë. Edhe njerëzit në Krime nuk mundën të votonin për shkak se gadishulli tani kontrollohet nga Moska.

Megjithatë, në të gjitha pjesët e tjera të Ukrainës u zhvilluan zgjedhje të qeta dhe të rregullta. Me rezultatin e qartë dalë në zgjedhje të lira dhe demokratike, dështuan dhe përpjekjet e separatistëve pro-rusë dhe të Kremlit për të vazhduar destabilizimin e situatës politike dhe për të penguar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Për më tepër vota e qartë e ukrainasve për Petro Poroshenkon i hedh poshtë një herë e përgjithmonë pretendimet e gjithë atyre në Rusi dhe në Evropë, që besonin në përrallë e propagandës ruse për një "marrje fashiste të pushtetit" në Ukrainë. Sepse Petro Poroshenko sigurisht nuk është një politikan radikal. Moska me siguri do ta ketë të vështirë që ta demonizojë atë si "fashist antirus", qe më tepër që pothuajse çdo rus i njeh çokollatat që prodhon firma e Poroshenkos "Roshen". Një pjesë të madhe të tregut të shitjeve koncerni i Poroshenkos e ka prej vitesh në Rusi.

Rusia - çelës për një Ukrainë të qetë

Vendosja e një dialogu me Rusinë do të jetë gjithashtu detyrë e madhe e Poroshenkos. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e Moskës për ta ndërprerë mbështetjen e veprimtarive të separatistëve pro-rusë në Donetsk dhe Luhansk. Shumë më tepër tani është fjala për të gjetur një kompromis me Rusinë për furnizimin me gaz. Sepse vetëm në qoftë se kjo çështje kyçe rregullohet në ditët dhe javët e ardhshme, Poroshenko mund të nisë punën për të luftuar krizën ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet Ukraina.

Prandaj shumë gjëra do të varen nga reagimi i Moskës. Presidenti rus Putin nuk duhet vetëm ta respektojë votën e ukrainasve, sikurse dhe ka deklaruar, por edhe ta njohë fituesin Poroshenko dhe të zhvillojë bisedime zyrtare me udhëheqjen e re të Ukrainës. Ukrainasit kanë treguar qartë me zgjedhjen Poroshenkos se pas trazirave të javëve të fundit, ata janë të bashkuar nga si komb, por se në të njëjtën kohë nuk duan zgjidhje radikale.