1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Turqia në rrugë të gabuar

Arrestimet e fundit të gazetarëve opozitarë në Turqi janë në kontrast të plotë me kuptimin modern të demokracisë.

Turqia ka kohë që nuk përbëhet më nga lënda prej së cilës janë bërë shtetet me aspirata legjitime për anëtarësim të shpejtë në BE. Euforia e dikurshme për mundësinë e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian tashmë ka marrë fund në Turqi. Por edhe shpresat e krerëve kryesorë të vendeve të BE-së për qeverisë në një partner të besueshëm në çështjet ekonomike dhe të sigurisë në periferinë juglindore të kontinentit janë tretur. Dymbëdhjetë vjet më parë, kur u zgjodh për herë të parë, Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan, i ngazëlleu me të vërtetë evropianët, sepse ai konsiderohej si njeriu që më në fund do të realizonte reformat politike dhe ekonomike për të cilat paraardhësit e tij nga radhët e partive me traditë ishin të paaftë.

Titujt negativë brenda dhe jashtë vendit

Ndërkohë, Erdogan përmendet brenda dhe jashtë vendit vetëm në tituj negativë. Sidomos në Evropë ai ushqen frikën e një destabilizimi të rrezikshëm të Turqisë. Gjyqësori, aparati i sigurisë, mediat, bota e biznesit - ata të gjithë duhet të bazohen vetëm tek dëshirat dhe qëllimet e Erdoganit. Kush mendon ndryshe, kritikon apo proteston, pezullohet, arrestohet, internohet në zonat e thella

Baha Güngör

Baha Güngör

Predikuesi Fethullah Gülen që jeton në mërgim në Amerikë drejton një komunitet shumë të madh opozitar dhe është bërë një kundërshtar i ashpër i Erdoganit, megjithëse dikur e kishte mbështetur. Tani ai dëshiron ta rrëzojë atë me çdo kusht. Për këtë Güleni përdor si dikur Erdogan fjalorin e demokracisë, modernitetit, flet për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Por njohësit e Turqisë e dinë: një sukses i Gylenit kundër Erdogan nuk do të ishte gjë tjetër se dëbimi i djallit nga shejtani. Të mbështesësh qëllimet e tij në pamje të parë shumë moderne nuk do të ishte asgjë më shumë se të përsërisësh gabimin, që bëri publiku si në Turqi dhe në Perëndim, kur i besuan Erdoganit.

Turqia duhet të mbetet shtet i së drejtës

Megjithatë nuk duhet që në një vend i NATO-s, i cili është edhe një nga anëtarët e parë të Këshillit të Evropës dhe një anëtar themelues i OECD-së, të arrestojë në mënyrë arbitrare kundërshtarët politikë dhe duke përdorur arsye pa kuptim t'i mbajë në arrest hetimor. Turqia do të vazhdojë ta humbasë reputacionin e saj si shtet ku sundon ligj, nëse kundërshtarët politikë burgosen dhe detyrohen që të provojnë pafajësinë e tyre, ndërsa autoritetet e prokurorisë nuk sjellin prova për veprat e tyre penale.

Edhe pse optimizmi që Erdogan kishte zgjuar dikur në Evropë dhe në SHBA, është kthyer prej kohësh në pesimizëm, këtë gjendet edhe shansi i fundit për një kthesë. Vetëm evropianët këmbëngulës dhe të sinqertë mund të parandalojnë që Turqia të rrëshqasë de facto në një shtet njëpartiak me një despot në krye të shtetit. Kusht është që ata të sillen në mënyrë të besueshme dhe të ndershme me Turqinë. Mbi një bazë të tillë duhet të hapet shpejt një kapitulli i ri në negociatat e pranimit në BE, në vend që Turqië të vazhdojmë ta shtyjmë larg Evropës.

Evropa mund dhe duhet ta ndihmojë Turqinë

Kapitulli tjetër do të ishte e drejtësia dhe të drejtat themelore, liria dhe siguria - tema që janë bërë aq të rëndësishme për të ardhmen e Turqisë. Dhe jo vetëm për të ardhmen e Turqisë! Nuk mund të imagjinohet skenari që Turqia, e cila aktualisht është një demokraci pluraliste pak a shumë funksionuese, të zhytet në kaos. Valët e cunameve politike, ekonomike dhe të tjera për Evropën ndoshta vështirë se mund të tejkalohen.

DW.COM