1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Trumpi i tensionuar takon sovranen Merkel

Donald Trumpit mund t’ia vije re tensionimin, mendon Miodrag Soric. Angela Merkel gëzon në SHBA një imazh shumë të mirë, e madje mund ta ndihmojë në të ardhmen edhe vetë presidentin amerikan.

Kujdes, të mos gabohet që në fillim! Kancelarja Merkel dhe presidenti Donald Trump kishin venndosur me sa duket të theksonin të përbashkëtat, të sheshonin dallimet ose as të mos i përmendnin ato. Kësaj ata i mbetën besnik para shtypit. Kuptohej dukshëm se sa i tensionuar ishte Donald Trump. E kjo nuk të habit. Në Uashington atij nuk po i ecën as politika e emigracionit, as mënyra e veprimit me shërbimet sekrete, as reforma sistemit shëndetësor. Ai nuk donte t'i shtonte këtyre edhe ndonjë dështim me njërën nga lideret më me përvojë të botës. Merkeli, megjithë politikën e saj ndaj refugjatëve, të cilën e refuzojnë shumë amerikanë, gëzon reputacion të lartë në Uashington. Ajo që i impresionon amerikanët është fuqia ekonomike e Gjermanisë.

Trump është presidenti i tretë amerikan, me të cilin ajo zhvillon bisedime për të gjetur një gjuhë të përbashkët. E në takimin e saj të parë kjo nuk ka funksionuar keq. Me një paraqitje sovrane, ajo i preku të gjitha pikat e rëndësishme: vlerat e përbashkëta, konfirmin e mbështetjes për NATO-n, kufijtë e hapur brenda BE, tregtinë e lirë, marrëdhënien më të mirë me Rusinë, por vetëm kur të zgjidhet kriza e Ukrainës. Më mirë është flasim me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin, ishte e vetmja shigjetë e Merkelit. Sigurisht kjo lidhej me kritikën, pjesërisht të paturpshme të kandidatit Trump për Merkelin: Këtë Donald Trump dukej se donte ta harronte, ai ishte i sjellshëm dhe i njerëzishëm.

Fitore të vogla

Të dyja palët i lejuan fitore të vogla njëra-tjetrës: Merkel premtoi edhe njëherë shpenzime më të mëdha për mbrojtjen. Trump konfirmoi pa lënë asnjë dyshim mbështetjen për NATO-n. Megjithatë të dy do t'u mbeten besnik disa qëndrimeve lidhur me tregtinë e lirë. Në konferencën e shtypit, Trump përmendi as nuk e përmendi me ndonjë fjalë tregtinë e lire më Europën. Kancelarja theksoi, se nga një marrëveshje e tillë përfitojnë të dyja palët. Pas dyerve të mbyllura sigurisht ata kanë folur hapur.

Soric Miodrag Kommentarbild App

Miodrag Soric

Dihen qëndrimet e kancelares: Admirimi i saj për SHBA, besnikëria ndaj NATO-s dhe BE-së, afirmimi i vlerave perëndimore. E është Donald Trump ai që ka mbjellë dyshime me deklaratat e tij politike. Tani atë po e „mbledhin" pak nga pak politikanë me përvojë si Merkel apo kryeministri japonez, Shinzo Abe. Posti e formëson burrin e shtetit e jo ndryshe.

Takimin e parë Trump-Merkel do ta pasojnë të tjerë. Nga kjo vizitë nuk priteshin rezultate. Trump do të piqet në rolin e tij si president i SHBA-së. Angela Merkel mund ta ndihmojë në këtë drejtim, aty ku interesat gjermane e lejojnë. Sepse askush nuk përfiton nga përçarja e perëndimit. Madje as armiqtë e tij.

 

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të artikullit. Ne ju mirëpresim!