1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Triumf me simbolikë të trefishtë

Me ofensivën ndaj Kundushit talibanët duan të dërgojnë një mesazh: ndaj qeverisë afgane, ndaj ish-bashkëluftëtarëve, që janë bashkuar me IS-in, por edhe ndaj Europës, mendon Florian Weigand.

Nuk kanë kaluar ende as dy vjet, qëkurse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) ia dorëzoi Kundushin forcave afgane. Tani atje talibanët po ngrenë flamurin e tyre në sheshin qendror të qytetit verior të Afganistanit. Një pamje me efekt të pashmebullt simbolik: ajo tregon dështimin e Perëndimit në Hindukush. Sepse Kundushi ishte projekti model i ndihmës gjermane të zhvillimit nën mburojën e ushtarëve. Tani triumfojnë sërish talibanët.

Një sinjal është ky edhe ndaj qeverisë afgane. Eshtë hera e parë që pas rënies së regjimit të talibanëve si pasojë e sulmeve të 11 shtattorti 2011, që ata mund të pushtojnë kryeqytertin e provincës. E kjo është një shenjë tjetër e qartë ndaj ish-talibanëve, që tani - kryesisht në kufirin pakistanez - luftojnë nën flamurin e IS-it. Me këtë synohet të përcillet mesazhi: pa shihni, ne jemi ende këtu dhe nuk luajmë violinën e dytë në koncertin e organiazatave terroriste islamike - e kjo pavarësisht bujës së IS-it.

Kjo simbolikë e trefishtë është e kalkuluar mjaft mirë. Sepse talibanët nuk mund të shpresojnë seriozisht, se do ta mbajnë gjatë qytetin. Kundushi është shumë i rëndësishëm në aspektin ekonomik. Qyteti ndodhet në të vetmen rrugë të kalueshme për qarkullimin e kamionëve të rëndë përmes Afganistanit, që e lidh këtë vend me Azinë Qendrore dhe portet në Pakistan. Kabuli do të bëjë ç'është e mundur që ta rimarrë qytetein nën kontroll. Se çfarë ndihme në sfond do t'i japë atij Perëndimi, kjo tani për tani sigurisht nuk bëhet publike.

Weigand Florian Kommentarbild App

Florian Weigand

Pritet edhe prej Europës

Efekti i synuar shkon edhe në një drejtim tjetër. Udhëheqësit të ri të talibanëve Mullah Mansoor i duhet të tregojë, se ai po ecën në gjurmët e paraardhësit legjendar Mullah Omar. Në rast të kundërt ai humbet çdo lloj kredibiliteti. Njëkohësisht atij i duhet të demonstrojë edhe kundrejt Kabulit, se duhet ta marrin atë në konsideratë si një partner, që duhet vlerësuar seriozisht, në bisedimet e paqes. Sepse përkundër tërë retorikës luftarake - as talibanët nuk mund t'u shmangen bisedimeve të paqes, nëse duan të luajnë një rol afatgjatë në një luftë, që asnjëra palë nuk mund ta fitojë e vetme.

Se çfarë do të thotë pra një e ardhme me pjesëmarrjen e talibanëve për njerëzit, të cilët përgjatë 13 vjetëve përjetuan paqen realtive në epokën e angazhimit perëndimor dhe u socializuan me këtë mjedis, këtë mund ta vëresh në numrin në rritje të refugjatëve afganë, që presin të futen në kufijtë e Europës. Ndoshta imazhi i shpalosjes së flamurit taliban në qendër të Kundushit ka edhe një tjetër efekt– një forcë simbolike sigurisht kjo jo e qëllimshme nga talibanët. Ky imazh i sfidon qeveritë e Europës, që duhet mundësisht t'u pranojnë afganëve një status të ngjashëm si edhe sirianëve dhe irakianëve. Një sfidë gjigande kryesisht për Gjermaninë kjo, e cila prej kohësh konsiderohet si vendi i ëndrrave prej afganëve.