1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së bashku kundër terrorit të IS-it

Martin Ganslmeier4 Gusht 2016

Në betejën për bastionin e IS-it Sirte qeveria libiane e unitetit dhe SHBA po veprojnë basharisht. Angazhimi i përforcuar i SHBA-së në Libi ka edhe arsye të brendshme politike, thotë Martin Ganslmeier.

https://p.dw.com/p/1JbHJ
Fotografi: Reuters/G. Tomasevic

Në luftën kundër "Shtetit Islamik" presidenti amerikan Obama ka hapur një front të ri : Libinë. Dy sulmet e para ajrore të së hënës ndaj qytetit bregdetar, bastion i IS-it. në Sirte, do të pasohen nga të tjerë deri sa qyteti me rëndësi strategjike të gjendet në duart e qeverisë së unitetit të të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Kjo gjë duhej bërë prej kohësh.

Prej disa javësh qeveria amerikane po ndiqte me pakënaqësi se qeveria e unitetit në Libi nuk po arrin ta rimarrë qendrën e IT-it. Megjithatë Obama nuk donte të në asnjë rast të ndërhynte pa pëlqimin e qeverisë libiane. Për këtë atij i duhej të dëgjonte shumë kritika nga Donald Trump dhe republikanët: Obama vepron në luftën kundër IS-it me gjysmë zemre dhe dobët. Pse u jepet kaq kohë milicisë terroriste? Së bashku me Putinin, kështu u shpreh Trump-i, ai do ta mposhtë IS-in brenda disa javësh.

Shtetet e Bashkuara nga ajri, vendasit nga toka

Megjithatë Obama i mbetet besnik strategjisë së tij, që ndjek dhe në Irak dhe Siri: Amerika ofron mbështetje nga ajri, por betejën vendimtare në tokë duhet ta fitojnë trupat vendase vetë. Qeveria libiane nga ana e saj ngurroi për shumë kohë për të kërkuar mbështetje ajrore nga Amerika, se ajo nuk dëshiron të krijojë në asnjë mënyrë përshtypjen e të qënit një qeveri kukull e Perëndimit.

Martin Ganslmeier drejton zyrën e ARD-së në Uashington
Fotografi: NDR/Marcus Krüger

Vendimi i Obamës për më shumë sulme ajrore në Libi ka edhe arsye të brendshme politike: gjatë fushatës presidenciale Libia është bërë simbol i dështimit të ish-ministres së Jashtme Hillari Klinton. Obama vetë e ka quajtur përmbysjen e Gaddafit pesë vjet më parë, si gabimin më të madh të presidencës së tij. Vdekja e ambasadorit amerikan në Bengazi dhe e tre qytetarëve të tjerë amerikanë të SHBA-së konsiderohet si pika më e dobët në kohën e Hillary Clintonit si ministre. Obama dhe Clinton kanë pra shumë interes, që pas gjithë gabimeve që janë bërë në Libi, ta stabilizojnë më në fund këtë vend.

Edhe në interes të Evropës

Më tepër stabilitet në Libi dhe një pozicion më i fuqishëm i qeverisë së unitetit të mbështetur nga OKB-ja është edhe në interes të Evropës. Një qendër e vazhdueshme e IS-it drejtpërdrejt përpara dyerve të Evropës është një makth. Aq më tepër që në Syrte IS-i ka mundësi të shfrytëzojë burime të rëndësishme nafte dhe me to të financojë aktet e tij terroriste. Në rast se IS-i do të arrijë ta zhysë Libinë sërish në kaos, atëhere kriza në Evropë do të acarohej sërish në mënyrë dramatike.

Në Iral "Shteti Islamik" ka humbur gjysmën e territorit të tij, në Siri një të katërtën. Prandaj IS-i do të përhapet në Libi. E për këtë arsye tani është edhe më e rëndësishme që milicia terroriste të luftohet edhe më me vendosmëri se deri tani.

Ne gëzohemi për mendimin tuaj. Na shkruani!