1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: s’ka mё shaka!

Me fitoren e saj nё zgjedhjet paraprake nё Karolinёn e Jugut Hillary Clinton mund tё jetё kandidatja kryesore e demokratёve. Bernie Sanders duhet t’u japё fund atakimeve tё tij ndaj saj, mendon, Ines Pohl.

Ka shumё arsye pёr tё vlerёsuar Bernie Sanders. Kush ёshtё ai qё nuk e mbёshtet kёrkesёn e tij pёr njё arsimim qё mund tё paguhet nga kushdo nё SHBA? Kush nuk do ta miratojё kritikёn e tij ndaj kёti jsistei politik, qё fare hapur nё pjesё tё tёra tё tij mund tё blihet me paranё e madhe. Edhe guximi i tij pёr t'u pozicionuar kaq qartё pёr bindjet e majta politke ёshtё pёr t'u admiruar. Ai e bёn kёtё ndonёse e di, se sa e rrezikshme ёshtё qё nё vendin e tij pёr shumicёn dёrmuese „majtas“ konsiderohet baraz me "komunist" dhe kjo ёshtё „e keqja."

E gjitha kjo tё bёn pёrshtypje, pёr shumё ai ёshtё simpatik. Por kjo nuk ёshtё premtuese pёr sukses.

Pohl Ines Kommentarbild App

Ines Pohl

Hillary Clinton fiton nё Karolinёn e Jugut me njё avantazh prej 50 pikёsh. Jo vetёm sepse ashtu si pritej ajo mer njё mbёshtetje tё madhe nga zgjedhёset dhe zgjedhёsit zezakё. Por pёr herё tё parё nё kёtё luftё tё zgjedhjeve paraprake, ajo ia ka arritur qё tё mobilizojё njё shumicё tё gjerё tё rinjsh, tё moshuarish, burrash e grashё nё tё njёjtёn masё.

E kjo jo vetёm qё e bёn atё gruan e kohёs, por kjo e bёn atё kandidaten e partisё sё saj. Dhe Bernie Sanders duhet ta pranojё, qё ai nuk ka ndonjё shans serioz kundёr saj dhe operacionit tё saj tё planifikuar tё tёrhiqet. Me kёtё rezultat zgjedhjesh ai nuk mund tё fitojё mazhoranca nё garёn nё nivel kombёtar. Ai fiton pikё tek tё bardhёt dhe tё rinjtё. Por kjo nuk i mjafton, pёr tё hyrё nё shtёpinё e bardhё.

Clinton nuk duhet dёmtuar mё!

Eshtё gjithnjё e mё e mundshme, qё vёrtetё Donald Trump tё bёhet kandidati i republikanёve. E kёsisoj nuk ka mё shaka. Kohёs sё eksperimentimit duke luajtur duhet t'i jepet fund. Nuk do tё ishte e menҁur qё Clinton tё vazhdonte tё dёmtohej nga kampi i vet. Ajo edhe kështu ka mjaft hapёsira, ku mund ta atakojnё, ndaj i duhet e gjithё mbёshtetja e partisё së vet, qё tё mund tё fitojё.

Kёtё e ndjejnё edhe demokratёt. Mesazhi, qё del nga Karolina e Jugut, ёshtё, bashkohuni. Ka shumё mundёsi, qё edhe për këtë arsye fitorja e Clintonit tani ёshtё kaq e qartё, sepse edhe ata qё nuk kanё dashur ta mbёshtesin atё, e kanё kuptuar, se ajo ёshtё shpresa e vetme qё ka mbetur, pёr tё penguar mё tё keqen. E ёshtё mirё kёshtu. Sepse nё kёtё luftё elektorale tё gjitha llogaritё duhen bёrё tani me Trump.

Ju mund tё shprehni mendimin tuaj nё fund tё kёtij artikulli. Ne i mirёpresim komentet tuaja!