1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Shuplakë për evropianolindorët dhe amerikanët

Shumica e gjermanëve nuk do t'i vijë në ndihmë ushtarakisht partnerëve të NATO-s në rast rreziku. Kjo nuk është vetëm e turpshme, por rrezikon të rrënojë aleancën, mendon Michael Knigge.

Është sinqeritet, pasqyron frymën sunduese, por edhe njö dobësi. Sipas një sondazhi të ri të Pew Research Center shumica e gjermanëve refuzojnë, që në rast të një sulmi të ndihmojnë ushtarakisht një partner të NATO-s kundër Rusisë. Në fakt rezultati i studimit nuk është shumë i papritur. Fundja ftohja e ngadaltë e lidhjes transatlantike është diagnostikuar dhe kritikuar herë pas here. Kështu për shembull para një viti për herë të parë një shumicë e gjermanëve, sipas një sondazhi të German Marshall Fund, thanë se Gjermania në politikën e jashtme dhe të sigurisë duhet të pavarësohet më shumë nga SHBA.

Por shumë pak gjëra kanë ndryshuar në vite - megjithë fjalimet e shumta për riformimin e Aleancës Transatlantike dhe iniciativave si "Pooling und Sharing", apo "Smart Defense". Për të mos folur për objektivat e caktuara vazhdimisht dhe që nuk janë arritur thuajse kurrë - vetëm me pak përjashtime- që çdo anëtar të japë së paku dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje. Fakt është se aleanca transatlantike Bündnis ist schon lange angezählt.

Thelbi i traktatit i dalë mode

Michael Knigge

Michael Knigge

Dhe megjithatë sondazhi i fundit është i rëndësishëm, sepse nxjerr plotësisht në dritë çështjen thelbësore të aleancës transatlantike: Detyrimin për të ndihmuar në bazë të nenit 5 të traktatit të NATO-s. "Palët bien dakord, që një sulm i armatosur kundër njërit apo shumë prej tyre në Europë apo Amerikën e Veriut të konsiderohet si sulm kundër të gjithë", thuhet në paktin e mbrojtjes së vitit 1949.

66 vjet më vonë - dhe të konfrontuar ne një skenar që për shkak të qëndrimit rus në Ukrainë mund të përceptohej si nevojë për mbështetje- shumica e gjermanëve e shpall praktikisht të dalë mode thelbin e traktatit të NATO-s. Mbështjetje ushtarake për shtetet Baltike në rast të një sulmi të madh rus?? Jo falemnderit, thonë 58 përqind e gjermanëve. Kaq serizosisht nuk e kemi patur, kur kemi thënë mbrojtje kolektive.

Duke marrë parasysh historinë gjermane kjo është e turpshme dhe tregon se është harruar historia. është një shuplakë e fortë për evropianolindorët, por duke kujtuar bllokadën e Berlinit edhe për amerikanët. Nëse situata bëhet me të vërtetë serioze, ky është mesazhi nga Gjermania për baltikët, polakët dhe amerikanët, atëherë ne do t'ju mbështesim mundësisht moralisht, por jo ushtarakisht. Atëherë mungesa e ndihmës konkrete ushtarake gjermane nuk do të ndjehet shumë për aleatët për shkak të problemeve materiale të Bundeswehr-it. Por dëmi simbolik është i madh - dhe do të vazhdojë të ketë efektin e vet.

Gërryerja e Aleancës

Por kjo nuk do të thotë, se traktati i NATO-s është i paprekshëm. Ai nuk është. Mund të argumentohet që aleanca ushtarake transatlantike është anakronike dhe duhet të përshtatet, ose madje të anullohet. Por atëherë kjo duhet diskutuar hapur dhe duhet zbatuar. Nëse gjermanët dhe dy anëtarë të mëdhenj të NATO-s nuk janë të gatshëm, që të mbështesin aleatët në rast nevoje edhe ushtarakisht, atëherë gërryerja e aleancës ndoshta ka filluar. Tani është koha, ose të bëhet diçka për të shpëtuar aleancën, ose të prezantohen zgjidhje alternative më realiste. Për fat të keq e kaluara na mëson, se gjermanët dhe europianët ndoshta nuk do ta bëjnë as njërën dhe as tjetrën.