1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Shumë zhurmë për asgjë

Dalja në ankand e dy veprave të Andy Warhol, pronë e një kazinoje shtetërore "Westspiel" ka shkaktuar shumë debat në Gjermani. Redaktori i kulturës së Deutsche Welle-s nuk e kupton këtë ekzagjerim.

default

Veprat e Andy Warhol

Po, veprat "Triple Elvis" dhe "Four Marlons" ndërruan pronar me një çmim shumë të mirë, rreth 120 milionë euro arriti vlera e tyre në fund të ankandit. Po, dy veprat ishin pronë e "Westspiel" - një kazinoje shtetërore. Sigurisht dy veprat e Warhols nuk do ta shohin më Gjermaninë. Por me ankandin në selinë e "Christie's" në Nju Jork ka shpërthyer një skandal në botën e artit, që nuk ka të bëjë me artin. Sepse arti nuk u dëmtua.

Shitja u kontestua. Me paratë e fituara kazinoja "Westdeutsche Spielbanken GmbH&Co.KG" do të rimëkëmbë kazinon në Ahen dhe një filial në Köln. Kritikët thonë se këtu u shitën takëmet e argjendta kulturore për të mbushur vrimat buxhetore. Kërcënohemi nga nxjerrja në treg e kulturës, thonë kritikët, madje drejtorët e muzeumeve iu drejtuan hapur qeverisë së landit Renani-Veriore-Vestfali të bllokojë shitjen. Ata paralajmëruan nga thyerja e një tabuje. Ministrja e shtetit për kulturën, Monika Grütters ngriti zërin se dora publike nuk duhet ta bëjë objekt spekulimi artin. Përkundër kësaj qeveria e landit në Dyseldorf u përgjigj se këtu vepron një ndërmarrje e pavarur. Politika nuk ka pse të përzihet.

Stefan Dege komenton

Stefan Dege komenton

Jo art muzeal

Ironi e historisë: Të gjithë kanë të drejtë! E saktë: Westspiel është 100% bijë e Bankës së landit Renani-Veriore-Vestfali. Ajo i përket shtetit, por është një sipërmarrje, që për borxhet e saj duhet të përgjigjet vetë. Po ashtu e saktë është që pikturat e Warhol nuk u hoqën nga muret e muzeumeve. Sepse "Westspiel" nuk është muzeum dhe aspak shtetëror. Pra nuk ka ndonjë thyerje të tabusë. Megjithatë argumentet e drejtorëve të muzeumeve se shteti për të mbushur deficitet nuk duhet të nxjerrë në treg artin që e ka blerë njëherë - janë të të drejta.

Kjo do të ishte shkelje. Në Krefeldin perëndimor një gjë e tillë u pengua pak më parë. Baballarët e ngurtë të qytetit donin të shisnin nga një muze një pikturë të Monet. 20 milionë euro priteshin nga shitja. Për fat u gjetën burimet për të rikonstruktuar muzeun Kaiser Wilhelm. E sigurtë është që ky incident zgjoi epshet e blerësve. Prandaj ishte e nevojshme britma e botës së artit dhe muzeumeve: Sepse muzetë duhet ta mbrojnë artin që kanë. Kush tjetër do ta bëjë, po qe se shteti nuk mund dhe nuk duhet ta ruajë kujtesën kulturore të një shoqërie?

Spielbank Aachen

Shpëtim i kazinos me paratë e artit

Reklamë e mirë për ankandin

Ndërsa për veprat e Warhols çështja ndryshon. Opinioni publik e humbi rastin ta thotë këtë qartë. Për këtë shitje u raportua rrëmujshëm dhe u komentua shumë: U paratha fundi i perëndimit po qe se "Triple Elvis dhe "Four Marlons" do të shiten tek "Christie's". Si ata që ofruan edhe ata morën në ankand duhet të jenë gëzuar për ktëë reklamë që iu bë një ankandi të artit.

Shitja e dy veprave ka edhe anën e mirë: Vërtet u bë shumë zhurmë për asgjë, por debati rikonfirmoi disa aksioma që nuk duhen ndryshuar - edhe sikur vetëm njëren - vetëdijësimin se arti në dorën publike është i paprekshëm, kjo është pozitive. Andy Warhol do të ishte gëzuar për prononcimet e shumta në këtë debat. Motoja e tij: "Çdokush do të jetë njëherë për 15 minuta i famshëm" - u bë realitet.