1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Shumë mirë kështu! Martin Winterkorn largohet

Presioni qe mjaft i madh. Kryesia e Këshillit Mbikqyrës i nxorri kartelën e kuqe shefit të VW. Tani ai largohet nga posti dhe hap rrugën për një fillim të ri. Por këtë ai nuk e bëri vullnetarisht, mendon Thomas Neufeld.

Papritur gjithçka bëhet shumë shpejt - Të martën Winterkorn donte të luftonte për prestigjin e Volkswagen-it, për transparencë të plotë dhe natyrisht edhe për reputacionin e tij të mirë. Vetëm 24 orë më vonë epoka Winterkorn i përket historisë së shkuar - e kështu duhet. Sepse kemi të bëjmë me imazhin e mirë të të gjithë industrisë gjermane të automobilëve në botë. Ndaj Volkswagen ka nevojë për një fillim të ri.

Neufeld Thomas Kommentarbild App

Thomas Neufeld

Martin Winterkorn ishte një menaxher i shkollës së vjetër. Më shumë patriark se sa kryetar i kryesisë së një koncerni botëror. Kjo kishte kohë që nuk i përshtatej më së sotmes. Drejtuesi më i fuqishëm ekonomik në Gjermani duhej të largohej, sepse ai e kishte humbur kontrollin ndaj sipërmarrjes "së tij". Një sipërmarrje, të cilën ai e menaxhoi duke e nxjerë në majat botërore të industrisë së automobilëve. Por në krizë shuhen sukseset e së djeshmes. Para një jave ai ishte për këshillat e tij mbikqyrës menaxheri "më i mirë i mundshëm", tani ata ia hoqën besimin atij. Humbje e kontrollit edhe këtu. Ai nuk bëri figurë të mirë në mbledhjen e krizës në qendrën e kocnernit në Wolfsburg.

Presidiumi nuk kishte asnjë alternativë tjetër, veçse t'ia nxirrte karriken jashtë portës top-menaxherit. Vullnetarisht ai nuk donte të largohej dhe për pak ditë ishte afati i zgjatjes së kontratës së tij. Kjo as që mund të mendohej në këtë kohë jo vetëm për kleçka juridike. Në fund të gjithë ishin në një linjë: përfaqësuesit e punëmarrësve preokupoheshin për 600.000 të punësuarit në mbarë botën, pala e kapitalit për paratë dhe prestigjin.

Për njeriun e suksesit kjo është dita më e hidhur në jetën e tij. Në fund të karrierës së tij spektakolare mbetet rënimi. Ai mund t'ia kish kursyer vetes një gjë të tillë, nëse para një gjysmë viti do ta kish liruar vendin e kryesisë për një më të ri. Këtë rast Martin Winterkorn e humbi.

DW.COM