1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: shembulli i keq prish zakonet e mira

BE ka problem me Poloninë, sepse më parë kishte një problem me Hungarinë. Victor Orbani tregoi se si një populist i djathtë - i shkolluar me taktikat komuniste të pushtetit - mund ta vërë nën kontroll një vend.

Victor Orban Ministerpräsident Ungarn zu Besuch in Polen

Jaroslaw Kaczynski dhe Victor Orban

Opozitës i mbyllet goja, mediet i përshtasin me pushtetin politik dhe në rast nevoje u vënë edhe gojëz që të heshtin, në të gjitha institucionet e shtetit punësojnë njerëzit e vet. Në fund është e vështirë që të bësh ndonjë opozitë kundër kësaj qeverie. Ajo ka zënë vend në pushtet dhe është shumë e vështirë ta largosh që andej. Por BE ka bërë sehir, ka ndierë dhimbje dhe në fund nuk ka bërë asgjë. Disa herë u pyet si mund të pranohen ligje të tilla për mediat, kaq jodemokratike, por në fund Orbanin e lanë të bëjë çfarë donte. Ky ishte një gabim, sepse tani ne po përjetojmë se si në vendin fqinj, Poloni, po përsëritet saktësisht i njëjti model.

Barbara Wesel Studio Brüssel

Barbara Wesel

Ardhja në pushtet e Kaczynskit

Që në raundin e parë si kryeministër - së bashku me të vëllanë Lech në postin e Presidentit të Shtetit, Jaroslaw Kaczynski ishte katastrofë si kryeministër dhe e acaroi deri në ekstrem BE-në me pokerin e tij negocentrik të negociatave për anëtarësim në BE. Që atëherë, Kaczynski, sot eminencë gri e partisë së tij populiste të djathtë, ka mësuar shumë. Dhe ai këtë herë duket i vendosur që të mos i lëshojë më nga duart frerët e pushtetit. Në shembullin e Hungarisë ai në fund të fundit e pa që një sjellje e tillë nuk ndëshkohet.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, i cili kryeson aktualisht Këshillin e Ministrave të BE, gjeti fjalë të qarta: ai kujtoi që Marrëveshja e BE nën Nenin 2 i detyron shtetet anëtare të jenë të përkushtuara ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. Ku bën pjesë detyrimisht edhe ndarja e pushteteve. Edhe kur një parti në pushtet i shkel rregullat në atë masë, sa bëri Varshava me përbërjen proqeveritare të gjykatës më të lartë, atëherë atë duhet ta ftojnë në Bruksel dhe ta kujtojnë. Kjo nuk është më çështje e brendshme e Polonisë, por çështje e të gjithë Bashkimit Evropian.

85 miliardë nga arka e BE

Polonia është përfituesja më e madhe e ndihmave neto të BE në të gjithë Evropën. Dhe Varshava e ka gabim, kur sheh në kryeqytetin evropian vetëm arkën kryesore. Detyrimi i parë është që me çdo kusht të respektohen rregullat e klubit. Nëse Jaroslaw Kaczynski beson se thjesht mund t' i anashkalojë ato rregulla, atij duhet t'i tregojnë se duhet të veprojë ndryshe. Për fat të keq, Bashkimi Evropian nuk ka mundësi që të vendosë zyrtarisht sanksione financiare. Por ndoshta zbulohen gabime të ndryshme në kërkesat e ardhshme polake për projekte...Një trungu kaq të pagdhendur sa ç'është kryetari i PiS i duhet vënë një pykë e fortë.

Vetëm që kur erdhi në pushtet partia e tij, deklaron ndërkohë Kaczynski, sundojnë në vend "polakët e vërtetë". Shprehje të tilla janë një sinjal alarmi: nacionalizmi ekstrem dhe përjashtimi i të tjerëve tregojnë karakterin e kësaj partie në pushtet.