1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Satira e Böhmermann dhe thyerja e tabusë si mani

Kritika fyese e satirikut, Jan Böhmermann për presidentin turk, Erdogan nuk ishte as e nevojshme e as e guximshme, por thjesht e vetëm një vetëinskenim, mendon Christoph Hasselbach.

Sa larg duan të shkojnë satirikët në emër të lirisë? Vargjet e Böhmermann-it kundër presidentit turk, Erdogan janë vargjet më primitive dhe më vulgare të transmentuara ndonjëherë në një radio-televizion publik. Me që ra fjala gjermanët paguajnë me detyrim një shumë të caktuar për "ofrim bazë të informacionit". Po qe se poezia do të ishte marrë imtësisht me politikën e Erdoganit, askush nuk do të kishte kundërshtim. Por çfarë do të arrijë ai me renditjen një pas një të fyerjeve personale, pa asnjë lidhje e pa kontekst (ka seks me kafshët, i vjen erë, qëllon vajzat)?

Nuk ndihmon aspak justifikimi, se Böhmermann me kritikën e tij fyese ka reaguar ndaj provokimit të Erdoganit për një satirë tjetër nga Gjermania më pak djegëse. Nuk ndihmon aspak që Böhmermann kishte bërë të ditur që më parë se do të bëjë diçka të ndaluar. A lejohet me këtë sinjalizim të mëparshëm çdokush për shembull të nxisë urrejtje kundër të huajve, sepse ai urrejtjen e vendos në një kontekst satirik?

Moral i dyfishtë

E çuditshme është që shumë gazetarë që zemërohen për çdo lloj kritike ndaj turqve në Gjermani, nuk shohin asgjë të keqe, kur një koleg i tyre fyen keqazi një turk të caktuar në Ankara, duke përdorur masivisht madje stereotipet kundër myslimanëve. Si mundet të ankohemi për degradimin e gjuhës lidhur me temën migracion, dhe të duartrokasim këtë rast?

Hasselbach Christoph Kommentarbild App

Christoph Hasselbach

Kjo nuk ka të bëjë aspak me guxim. Satirikët turq do të futeshin në burg me kritika shumë më të padëmshme ndaj presidentit të tyre. Böhmermann përkundrazi nuk ka se kujt t'i trembet në Gjermaninë e mbrojtur, edhe pse teorikisht atë e kërcënojnë 3 vjet burg për fyerje të një kreu shteti të një vendi tjetër. Por kjo nuk ka për të ndodhur.

Përkundrazi, mediat po e ngrenë atë gati si një martir, që në momentin që Erdogani ka kërkuar procedim gjyqësor duke e vënë kështu qeverinë gjermane nën presion, sepse ajo duhej të hapte procesin. Vetë politikanët gjermanë, të cilët duhet të përballen në nivelin politiko-diplomatik me pasojat e paraqitjes publike të Böhmermannit, duan të shmangin çdo lloj konfrontimi me mediat për kufijtë e satirës. Në kampin e majtë politik po fërkojnë duart që tani për dilemën e Merkelit.

Jo çështje e interesave të larta shtetërore

Pyetja se çfarë lejohet të bëjë satira nuk bën pjesë -për fat- tek interesat e larta shtetërore në Gjermani. Prandaj edhe vetëpërmbajtja e politikanëve është një shenjë e mirë. Për fat nuk e vendos politika, se deri ku duhet të shkojë satira, për fat edhe gjykatat në ditët e sotme i trajtojnë me shumë kujdes të gjitha pro-të dhe kundër kësaj teme, nëse rasti shkon deri në gjykatë.

Por satirikët dhe gazetarët duhet të pyesin veten: Po qe se thyerja e tabusë kthehet në mani, a bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër veç vetëstilizimit postadoleshent? Edhe kur duartrokitja për këtë të vjen gati automatikisht, diçka nuk shkon. Nuk të dëmton asnjëherë, të jesh reflektues. Satirës i lejohen shumë gjëra, por ajo nuk duhet patjetër t'i bëjë të gjitha.

Të nderuar lexues, në fund të këtij komenti, Ju mund të ofroni mendimin Tuaj" Ne gëzohemi dhe ju mirëpresim!