1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Rusia është gjithnjë pjesë e tryezës së bisedimeve

Marrëveshja e partneritetit mes Ukrainës dhe BE-së është një sfidë për Rusinë. Për këtë arsye Brukseli dhe Kievi duhet të tregojnë tani shumë kujdes, mendon Chistoph Hasselbach.

Para rreth një viti të dy palët ishin gati. Marrëveshja e asociimit mes Ukrainës dhe BE-së ishte gati për t'u nënshkruar. Por minutën e fundit ish presidenti Viktor Janukovic u tërhoq. Moska e pati kërcënuar me pasoja të rënda nëse do ta nënshkruante vërtet marrëveshjen dhe njëkohësisht e pati joshur vendin e zhytur thellë në borxhe me një kredi të gjerë, nëse do të ishte në anën e Rusisë. Kjo bëri efekt tek Janukoviç. Por ngjalli edhe zemërimin e qytetarëve të Ukrainës dhe pas protestash për javë me radhë i kushtoi dhe postin.

Marrëveshja e tregtisë së lirë më vonë

Pasuesi i tij Petro Poroshenko e ka përmbushur tani orientimin ndaj BE-së por edhe gjendet në të njëjtën situatë pa krye dhe kjo jo vetëm në raportin me Moskën por edhe në politikën e brendshme: për të zbutur Rusinë Poroshenko iu lut BE-së të shtyjë deri në fillim të 2016-s marrëveshjen e tregtisë së lirë e cila është e lidhurme paktin e partneritetit. Ndërkohë ai shpreson që të jetë zbutur raporti me Rusinë.

Christoph Hasselbach

Christoph Hasselbach

Por për shkak të kësaj shtyrje shumë ukrainas ndihen të tradhëtuar nga presidenti i tyre me orientim perëndimor; ka mundësi që ata së shpejti të dalin në rrugë kundër tij. Por në thelb udhëheqja ukrainase nuk ka alternativë tjetër. Ekonomia e vendit është përtokë. Rusia mund ta gjunjëzonte menjëherë. Kësaj i shtohet edhe situata ushtarake: aneksimi i Krimesë tregoi se Presidenti Vladimir Putin në rast se paraqitet një mundësi e favorshme nuk do të ngurronte për të përvetësuar territor të huaj. Ushtarët e tij janë tashmë në Ukrainë. Kështu afrimi mes BE-së dhe Ukrainës në kuptimin e vërtetë të fjalën zhvillohet nën tytën e armëve ruse.

BE nuk jep vetëm, edhe kërkon

Për këtë Kievi dhe Brukseli duhet të lëvizin me hapa të vegjël shumë të kujdesshëm drejt njëri-tjetrit. Kjo mund ta vinte popullin ukrainës para një provë të fortë durimi. Dilema është edhe në faktin që avantazhet ekonomike të BE-së ndihen vetëm në periudhë afatgjatë ndërsa ndëshkimet ruse veprojnë menjëherë.

Dhe Brukseli nuk jep vetëm por edhe kërkon e pikërisht reforma: subvencionet agrare, ndihmat për industrinë e vjetëruar të çelikut duhet të reduktohen në periudhë afatgjatë. Në tregun ukrainas do të hynin edhe konkurrentë evropiano-perëndimorë dhe do të spostonin prodhuesit e vendas. Këto janë vërtet procese përshtatjeje të cilat duhet t'i kalojë çdo vend që afrohet me BE-në dhe në fund anëtarësohet. Në rastin e Ukrainës ato kanë megjithatë një brizancë të veçantë.

Cila është alternativa?

Por duket se shumica e popullit Ukrainas nuk dëshëron të ecë në këtë rrugë. Atëherë cila është alternativa? Një anëtarësi në unionin doganor euro-aziatik me siguri jo, të paktën jo vullnetarisht. Në këtë drejtim Rusia punon kryesisht me kërcënime, mund të kthejë mbrapsht në çdo kohë të gjitha avantazhet e dhëna, vepron në mënyrë arbitrare dhe merr çfarë do, si në rastin e Krimesë. Në rastin e BE-së nuk pritet parajsa dhe aq më pak menjëherë, por njerëzit të paktën e dinë se çfarë i pret dhe se si zhvillohet procesi i afrimit. Politikanë të ndryshëm evropianë kanë thënë se nëse Ukraina do të ishte anëtarësuar në vitin 2014 si një numër shtetesh satelitë të ish Bashkimit Sovjetik, sot do të kishte një standard jetese si të Polonisë. Kjo nuk do të ishte pak.

Të mbahet parasysh faktori rus

Por Ukraina nuk u anëtarësua dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen e afërt pasi me Rusinë e Putinit është e pamundur. A mund të përcaktojë Rusia se në cilat aleanca mund të bëjë pjesë Ukraina? Natyrisht që jo. Por vetëm një i marrë do të injoronte faktorin rus. Shumë gjëra janë në lojë.

Një herë për një herë nuk mbetet gjë tjetër veçse të ecet me hapa të vegjël, të mbahen të hapur opsionet, të bëhet punë bindëse në Moskë që Rusia nuk ka pse t'i trembet një afrimi të Ukrainës me BE-në përkundrazi vetëm mund të fitojë. Veç kësaj BE duhet të tregojë kujdes që spiralja e sanksioneve dhe kundër aksioneve të mos dalë jashtë kontrollit: Po, të dënohen shkeljet e së drejtës ndërkombëtare. Por jo ndëshkime për të treguar se kush është më i forti. Në këtë rast do të kishte vetëm humbës.