1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Rrezik i nёnvleftёsuar

Ministrat e jashtёm tё BE tё paktёn mund tё nxёnё. Shumё gjatё ata e nёnvleftёsuan ebolёn. Me vonesё ata tregojnё tani angazhim, por koha nuk pret. Njё „i ngarkuar“ pёr kёtё problem, nuk ka kuptim, mendon Bernd Riegert.

Rreziqet, qё vijnё prej rajoneve tё prekura nga ebola, BE-ja duhet t'i ketё pasur tё qarta mё sё voni nё mars, kur nё Bruksel u planifikuan takimet e para pёr koordinimin. Masat ndaj epidemisё nё Afrikёn e largёt u vunё nё lёvizje. U premtuan mjetet e para pёr ndihmat, u organizuan projektet e para nё terren. Pёrgjatё verёs pёrgjegjёsit e organizatёs sё ndihmёs sё BE-sё, ECHO, dhe nё drejtorinё e pёrgjithshme konstatuan qё nevojiten mё shumё ndihma. Premtimet financiare u dhanё, por qё nga gushti ka vёshtirёsi me tёrheqjen e personelit. Ky konstatim i shprehur hapur nё Bruksel me sa duket tani ka mbёrritur edhe tek ministrat e jashtёm, qё tashmё mes krizёs sё Ukrainёs dhe luftёs kundёr terrorit nё Siri gjetёn kohё tё merren me Afrikёn. Me vetёkritikё ministrat e jashtёm pranuan, se e kanё nёnvleftёsuar krizёn nё Afrikёn Perёndimore. Madje edhe mund tё thuash, se kreu politik i BE-sё ka fjetur shumё gjatё, sepse faktet i ishin parashtruar nga brenda, pra nga organizata ECHO.

Ministrat po veprojnё pikёrisht tani, sepse brenda BE-sё janё shfaqur infeksionet e para nga ebola. I njёjti model veprimi vёrehet edhe nё SHBA. Pra trokitja e rrezikut nё shtёpi i vё ata nё lёvizje. Deri tani Afrika ishte mjaft larg. Tani duhet tё ndihmohet shpejt e me vrull, pёr t'i bёrё ballё epidemisё sё ebolёs nё Liberi, Sierra Leone dhe nё Guinea. BE-ja duhet tё mbushё shpejt boshllёqet, qё nuk mund t'i pёrballojnё qeveritё dhe sistemet e shёndetёsisё sё kёtyre vendeve. Shumё gjёra janё bёrё gabim edhe prej vet qeverive nё Afrikёn Perёndimore. Por qё tё qahesh tani pёr kёtё nuk sjell gjё, e rёndёsishme ёshtё aktualisht qё tё veprohet bashkarisht. Mjete financiare ka mjaft, por mungojnё ndihmёsit vullnetarё tё kualifikuar, tё cilёt nga Europa tё mund tё shkojnё nё Afrikё. Pёrpjekjet e mirёfillta pёr tёrheqjen e kёtij personeli kanё nisur vetёm tani nё front tё gjerё. Eshtё shumё vonё, ҫdo ditё vlen, ҫdo ditё e mё shumё njerёz infektohen me virusin vdekjeprurёs. Kёto detyra duhet t'i ҫojnё pёrpara shtetet e mёdha nё BE, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja. Varja e shpresave tek strukturat dhe orgjitё e koordinimit tё BE-sё dhe organizatave tё tjera jo qeveritare, mund tё zgjasin shumё.

BE-ja fillimisht do tё emёrojё njё „tё ngarkuar“ dhe tё mendojё pёr njё mision tё vetin civil tё BE-sё. Por kohё nuk ka mё. Ndёrkohё ka njё koordinim tё angazhuar prej komisares sё BE-sё Georgieva, e cila qysh nё mars tёrheq vёmendjen pёr rreziqet e ebolёs. Se pёrse duhet edhe njё nivel tjetёr koordinimi nё BE, ky mbetet njё sekret i ministrave tё jashtёm. Ideja e njё „trupe tё helmetave tё bardha“, pra krijimi i njё grupi nga Europa me luftёtarё tё epidemisё nё gatishmёri, ёshtё mirё, por nё krizёn aktuale ai nuk mund tё ndihmojё. Kёta „helmet-bardhё“ janё menduar pёr epidemitё e ardhshme. Pёr parandalimin e pёrhapjes sё mёtejshme tё ebolёs sё tmerrshme, duhet tё krijohen dhe tё pajisen sistemet e shёndetёsisё nё shtetet e prekura. Veҫ kёsaj duhet intensifikuar puna sqaruese me popullsinё nё Afrikёn Perёndimore. Kjo do tё kёrkojё vite dhe duhet tё jetё njё detyrё e rёndёsishme pёr politikёn e zhvillimit tё BE-sё. Qёndrimi indiferent ndaj epidemisё ёshtё i dёmshёm, sepse shumё shpejt ajo mund tё prekё kёdo.