1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Replika të hapura mes NATO-s e Rusisë

Moska mund ta shesë rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi si një fitore politike. Por varet nga aftësia e Kremlinit për të dëgjuar NATO-n, nëse ia vlen vërtet që kjo instancë të mbetet në fuqi, mendon Barbara Wesel.

Belgien Trefen NATO-Russland-Rat Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg flet pas takimit të Këshillit NATO-Rusi ( 20.04.2016)

Kemi pasur një "shkëmbim serioz dhe të hapur" u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg pas takimit (20.04). Kjo do të thotë në gjuhën e diplomatëve: Ishim pak para përdorimit të grushtit. Atmosfera në fakt kuptohej që para takimit: Ambasadori rus në NATO përdori një ton të akullt: Marrëdhënia mes NATO-s e Rusisë është në krizë të fortë, nuk ka një axhendë pozitive dhe as interesa të përbashkëta. NATO ka ndryshuar strategji nga partneriteti në kërcënim. Ky është interpretimi i ri i Moskës për gjendjen e ndryshuar në arenën ndërkombëtare, kjo me kontributin e Moskës.

Këshilli NATO-Rusi -forum ankesash

Rigjallërimi i një instance që ngriu para dy vitesh, pas aneksimit rus në Krime, sipas qëndrimit të Perëndimit është një tentativë me objektiv rivendosjen e dialogut të paktën minimalisht, dhe mundësinë për pak transparencë dhe planifikim në marrëdhënien e dyanshme. Nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për shmangien e "keqkutimeve". Në fakt një eufemizëm për provokimet e fundit të avionëve luftarakë rusë kundrejt avionëve të NATO-s dhe anijeve në detrat veriorë europianë. Vladimir Putin me sa duket e ka shumë pasion lojën me zjarrin.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*

Barbara Wesel

Ndërsa takimin në Bruksel ai e përdor më së shumti për ankesa: Me një ton të zemëruar ai akuzon Perëndimin se po zgjerohet pa asnjë të drejtë në drejtim të Lindjes. Stacionimi i trupave të NATO-s në të vërtetë bëhet me vullnetin e plotë dhe dëshirën e vendeve baltike dhe Polonisë. Arsyeja për këtë është sërish aneksimi i Krimesë nga Moska. Ky detaj lihet jashtë në fushatat propagandistike të Moskës.

Këshilli NATO-Rusi i ofron presidentit rus një forum tjetër për të mbuluar Perëndimin me tirada zemërimi dhe përhapjen e pikëpamjes së Putinit në mediat botërore. Në të njëjtën mënyrë dhe NATO e ka mundësinë tani t'i japë disa paralajmërime Moskës. Ndoshta e çtensionon disi marrëdhënien shkëmbimi i fyerjeve si ritual.

Putin hoqi dorë nga partneriteti

Qeveria gjermane e përshëndet rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi. Sipas saj është pozitive fakti që ka dialog. Por ky është një dialog me një partner që i mbyll të dy veshët kur flitet. Putini nuk do të dëgjojë, por vetëm të shpërndajë me zë të lartë argumentat e tij. Përëndimi duhet t'i kujtojë atij, se ishte ai që hoqi dorë nga partneriteti. Okupimi i Krimesë, mbështetja për rebelët në Ukrainën lindore, mosrespektimi i marrëveshjes së Minskut dhe veprimet në Siri tregojnë se kreu i Kremlinit kërkon vetëm realizimin e interesave të tij. Për shkak se ai nuk nxjerr asnjë detaj nga strategjia dhe qëllimet e tij, më kot pritet nga ai transparencë dhe besueshmëri.

Moska vendos për të ardhmen e Këshillit NATO-Rusi

Diplomatët janë të mendimit, e ia ven të mbash më këmbë edhe instanca në plan të parë jofunksionuese, sepse në rast nevoje urgjente, ato mund të riaktivizohen. Në këtë kuptim është diçka pozitive mbajtja gjallë e Këshillit NATO-Rusi: Por NATO nuk duhet të lejojë të manipulohet pafundësisht. Ajo duhet të bëjë të qartë, se është i nevojshëm një bashkëpunim e vëmendje minimale, me qëllim që takime të tilla të mos kthehen në një përpjekje absurde për dialog mes shurdhmemecëve.

Në fund të këtij artikulli ju mund të ofroni opinionin Tuaj! Ne i mirëpresim komentet tuaja!