1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Rasti i veprave të artit Gurlitt mbetet i pazgjidhur

Muzeu i artit në Bernë do të marrë thesarin e veprave të koleksionistit Cornelius Gurlitt. Por a e ndriçon ky vendim më shumë aferën e trashëgimisë disamilionëshe? Jo, përkundrazi mendon redaktori Stefan Dege.

Muzeu i Artit në Bernë i la shumë kohë vetes deri në marrjen e vendimit, të pranojë trashëgiminë e veprave të artit të lëna pas nga Gurlitt. Thesari i jashtëzakonshëm i veprave të artit të koleksionistit shkon drejt Zvicrës. Bota e artit, politika gjermane dhe të interesuar të tjerë mund të marrin frymë lirisht. Pasiguria disamujore merr kështu fund, -pra po qe se fundi nuk merr një fytyrë tjetër.

Koleksioni disamilionësh Gurlitt, i cili u gjend në banesën e tij në Shvabing, përfshin qindra vepra. Nuk përjashtohet mundësia që shumë prej tyre të jenë vepra të plaçkitura nga nazistët. Babai i Gurlitt, Hildebrand ka qenë njëri nga tregtarët e artit të Adolf Hitlerit. Kjo e bën trashëgiminë e Gurlitt një çështje politike.

Zviceranët përfitojnë

Gjermania nuk do të mbajë mbi vete imazhin e një vendi që mban artin e rrëmbyer nga nazistët, disa dhjetëvjeçarë pas Holokaustit. Kështu Berlini u tregua i lehtësuar, kur Gurlitt ia la me testament Zvicrës koleksionin e tij. 1.500 veprat e artit, ndër to vepra arti të plaçkitura nga koleksionistët hebrenj shkon në duart e një instituti serioz në një vend neutral. Veprat që i përkasin të ashtuquajturit "art i degjeneruar" ofrohen si ekspozitë permanente për muzetë gjermane. Grupi i ngritur për veprat e gjetura nën juristen Ingeborg Berggreen-Merkel mund të vazhdojë punën për të zbuluar origjinën e veprave.

Pas kësaj marrëveshjeje duket se të gjitha palët përfitojnë, së paku në dukje, përfshirë edhe pala zvicerane. Ajo nuk përballet me temën delikate "art i degjeneruar". Po ashtu pala zvicerane nuk shpenzon asnjë frankë për studimet shumë të shtrenjta të gjetjes së origjinës së veprave të artit. Edhe 500 veprat që i përkasin të ashtuquajturit "art i degjeneruar" do të vendoseshin fillimisht në Gjermani: Veprat e identifikuara si art i plaçkitur do të kthehen tek pronarët. Gjermania merr përsipër kostot, edhe kostot e procesit gjyqësor-

Çështja e trashëgimisë mbetet e hapur

Stefan Dege

Stefan Dege

Me këto hapa shkuan gjërat në vendin e tyre? Jo buzëqeshja do të ngrijë. Sepse është e paqartë nëse Cornelius Gurlitt ishte person i përgjegjshëm. Një ekspertizë mjekësore-juridike e porositur nga një trashëgimtare e injoruar ngre dyshime të forta mbi përgjegjshmërinë e koleksionistit. I moshuari, thuhet aty, është ndjerë gjithë jetën i përndjekur nga nazistët, prandaj ka zgjedhur njëvend neutral për të lënë trashëgiminë e tij. Pra ai nuk ka vepruar i lirë.

Kështi pa vendimit të Bernës dhe pohimet nga Berlini mbetet e hapur çështja nëse janë zviceranët trashëgimtarët e vërtetë. Kongresi Botëror i Hebrenjve kërcënon me një ortek procesesh gjyqësore. As dimensioni politik i çështjes nuk merr fund. Rasti Gurlitt po bëhet më i komplikuar, dhe fundi i paditur.