1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: raporti i progesit i BE për Turqinë - Ç'përparime?

BE-ja sheh me dyshim drejt Ankarasë. Qeveria turke s'mund të jetë e kënaqur as me raportin e fundit nga Brukseli. Seda Serdar druan për përkeqësime të mëtejshme në Turqi.

Ndërkohë që në Antalja bëhen përgatitjet për takimin e G20 në fundjavë, të enjten në Stamboll nxirret para gjyqit gazetarja e re Canan Coskun. Krimi i saj? Gazetaria investigative. Në thelb ajo dënohet, sepse ka bërë punën e saj. Për këtë 24 vjeçaren e kërcënon një dënim me tre muaj burg. Për fat të keq procesi kundër saj nuk është i pari i këtij lloji. Vazhdimisht gazetarët dalin para gjyqit, ata gazetarë që janë përpjekur të zbulojnë korrupsionin, padrejtësitë dhe të tjera skandale politike. Këto sulme ndaj lirisë së shtypit regjistrohen me vëmendje edhe në Bruksel.

Lista e gjatë e përkeqësimeve

Raporti i fundit i progresit i Komisionti të BE-së për Turqinë si kandidate për antarësim tregon, se në këtë vend mungon përparimi politik. Në vend të tij madje konstatohet përkeqësim, veçanërisht lidhur me çështjet si liria e mendimit, e drejta e grumbullimit, pavarësia e drejtësisë, ndarja e pushteteve, kompetencat e presidentit, ndryshimet në legjislacionin për internetin - lista mund të vazhdojë edhe më gjatë. Kësisoj Turqia po largohet edhe më shumë nga standardet e demokracisë europiane.

Seda Serdar Kommentarbild App

Seda Serdar

Qeveria turke reagoi shpejt ndaj raportit të BE-së. Sipas mendimit të saj disa kritika janë të padrejta, të ekzagjeruara dhe në këtë mënyrë të papranueshme. Irrituese është, që kryeministri Ahmet Davutoğlu bën fjalë për një kushtetutë të re, e cila duhet të garantojë të drejtat e lirisë dhe ndarjen e pushteteve. 13 vitetet e shkuara kanë treguar, se të tilla deklarata mbeten gjithmonë teorike - me përjashtim të rastit nëse një qeveri e re më në fund do të ndryshojë vërtetë diçka. Nëse Davutoğlu e ka seriozisht, atëherë ai së pari duhet të kujdeset, që mediet të mos vazhdojnë të jenë nën presion dhe që gazetarët të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pa u ndjerë të kërcënuar dhe pa qenë të detyruar për vetëcensurë.

Janë të nevojshme sinjale të qarta

Edhe nëse Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në pushtet ka ndjenjën, se pushteti i saj pas fitores në zgjedhje është i pakufizuar - ky është një përfytyrim i gabuar. Turqia ka nevojë për BE-në, po ashtu si edhe kjo e fundit ka nevojë për Turqinë. Brukseli nuk i shërbeu askujt duke e shtyrë raportin e progresit deri pas zgjedhjeve të parakoshme. BE-ja me këtë tregon dobësi, AKP-ja ndihet më e frotë nga sa është në të vërtetë.

Në të ardhmen BE-ja duhet të dërgojë sinjale të qarta drejt Ankarasë. Deklarimet e herë pas hershme, se Turqia është një aleate e rëndësishme, nuk janë të mjaftueshme. As plani për ta bindur Turqinë me ndihma financiare për ta zgjidhur bashkarisht krizën e refugjatëve, nuk do të ketë efekt. BE-ja duhet të japë impulse më të mria nxitëse - jo vetëm lidhur me krizën e refugjatëve dhe luftën civile në Siri, por edhe për forcimin e demokracisë në përgjithësi në rajon. Ç'mund të ishte më joshëse në këtë kontekst, se sa rigjallërimi i bisedimeve të antarësimit? Megjithatë mbetet pyetja, nëse Turqia do t'i përgjigjej kësaj. Do të ishte në interesin e të gjithëve, që ky shteg me pengesa të përshkohej bashkarisht.