1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Qortim në kohën e duhur

Richard Fuchs10 Qershor 2016

Fushata denigruese e Ankarasë kundër deputetëve gjermanë duhet të marrë fund. Presidenti i Bundestagut, Lammert dha sinjal të qartë. Dhe është mirë kështu. Por organizatat e mëdha turke po heshtin, mendon Richard Fuchs.

https://p.dw.com/p/1J4fu
Norbert Lammert
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Schreiber

Zgjedhja e momentit të duhur mund të ketë rëndësi vendimtare. Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert jep një shembull të mirë, një gjë vendimtare. Dhe ai jep edhe një shembull të mirë për momentin që zgjedh për t'u shprehur. Pikërisht një javë ka kaluar, që kur Bundestagu gjerman miratoi me shumicë të madhe një rezolutë për gjenocidin ndaj armenëve. Një javë që kur Presidenti i Turqisë mendoi se duhet t'i mbulonte me deklarata raciste deputetët gjermanë me rrënjë turke. Kundër kësaj Lammerti dha një sinjal të qartë.

Parlamenti mbështet çdo deputet

Ai që shpif, kërcënon ose vë në situatë të vështirë deputetë të veçantë, tha Lammert të enjten në fillim të mbledhjes parlamentare, ai prek me të të gjithë Parlamentin. Dhe ai që nis grindje me Bundestagun gjerman, ai nis grindje me të gjithë demokratët në këtë vend. Bravo Norbert Lammert! Këtë pamje ka një skenar kërcënues njëqind për qind demokratik. Kjo është përgjigjia e duhur ndaj një fushate pa bazë denigruese - përgjigje e dhënë në emër të të gjitha grupeve parlamentare të Bundestagut!

Sepse rezoluta për Armeninë e javës së shkuar, sado i diskutueshëm të jetë pranimi i gjenocidit për turqit, u realizua në bazë të të gjitha rregullave të demokracisë. Së bashku dhe me një shumicë dërrmuese votash pranoi Parlamenti bashkëfajësinë gjermane për gjenocidin e 1,5 milionë armenëve. Nëse Presidenti turk tani beson se për këtë shkak ka mundësi t'i deklarojë deputetët e Bundestagut Gjerman si gjah për rrahësit dhe autorët e letrave që kërcënojnë me vdekje, ai nuk duhet të ketë sukses me këtë. As për disa orë dhe as për disa ditë.

Fuchs Richard Kommentarbild App
Richard Fuchs

Presidenti i Bundestagut tërhoqi vëmendjen me të drejtë në faktin se shumë prej organizatave turke zëri i lartë i të cilave dëgjohet kudo në Gjermani, me sa duket janë zhytur në qetësi.

Ku mbetet kundërshtimi për fushatën denigruese të Erdoganit kundër deputetëve të zgjedhur, tek të gjithë ata, të cilët duhet të jenë demokratë me origjinë turke të kësaj shoqërie. Vetëm Komuniteti Turk në Gjermani, një shoqatë relativisht e vogël i hodhi poshtë sharjet si "të pështira dhe pa vend". Edhe më keq: pritjen për iftar, të planifikuar të enjten për muajin e agjërimit ramazan, Shoqata Ombrellë e Xhamive, Ditib e anuloi. Mik nderi do të kishte qenë Norbert Lammert. "Se ku mund të çojnë urrejtja dhe refuzimi agresiv, këtë e kemi përjetuar aktualisht", thuhet në mënyrë të koduar në deklaratën e shtypit.