1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Pse populistët nuk janë politikanë të mirë

Në Britaninë e Madhe pas Po-së për Brexit, populistët morën arratinë, në Gjermani po i hanë kokën njëri-tjetrit. Populistët në Europë e tregojnë fytyrën e vërtetë me sa duket, atëherë kur vjen puna të përvishen krahët.

Shembull i Britanisë së Madhe e tregoi: Populistët janë si fëmijët e paedukuar, që zhvasin sa më shumë lodra, u bien atyre deri sa të prishen, e në fund i kthejnë sytë e habitur nga mamaja, ose vazhdojnë të kërkojnë lodra të tjera. Nigel Farage dhe Boris Johnson janë një kategori e tillë. Po në Gjermani? Në grindjen aktuale brenda partisë populiste "Alternativa për Gjermaninë" mes drejtuesve Frauke Petry dhe Jörg Meuthen kuptohet faqja tjetër e populizmit: Populistët janë shpesh egoistë të fiksuar. Shpesh ata e kanë të vështirë të punojnë në ekip. Populistët gjermanë egoistë duan të kenë gjithmonë të drejtë dhe të thonë fjalën e fundit. Por është e mundur të luftosh dhe të jesh i drejtë.

Politika - aftësi për kompromis

Duhet që njerëz të tillë të vendosin për të ardhmen e sistemeve tona sociale apo bashkëpunimin me njëri-tjetrin? Ata që nuk kanë asnjë aftësi për kompromis? Që nuk kanë dëshirë të marrin përgjegjësi për një vendim, të cilin nuk e mbështesin 100% në situata të caktuara? Pa menduar se çfarë pasojash afatgjata kanë këto vendime? Edhe Angela Merkel e bëri një gabim së fundmi: Kur në shtatorin e vitit 2015 ajo "hapi" kufijtë për refugjatët, kjo nuk u bisedua më parë me vendet e tjera anëtare të BE-së. Rezultati: një kohë e akullt diplomatike.

Por Merkeli mëson nga gabimet. Pas Brexit ajo kërkoi rrugën e bisedimeve me Varshavën dhe mori buzëqeshjen e munguar prej muajsh nga kryeqyteti polak. Për cilin lloj politikani kemi nevojë ne në të ardhmen? Pragmatikët e pushtetit dhe kompromisit janë të zgjuar, por nuk po i arrijnë dot më ato shtresa në elektorat që duan të preken emocionalisht. Ata orientohen tek populistët dhe radikalët -kriza e BE-së dhe ngjitja e partive populiste e bëjnë këtë mëse të qartë.

Scholz Kay-Alexander Kommentarbild App

Kay-Alexander Scholz

Drejtues të fortë? Vërtet një përfitim?

Cilët lloj figurash drejtuese preferojnë populistët dhe radikalët? Sipas natyrës së tyre- një drejtues të fortë që jep drejtim. Megjitëse kjo nuk të duket më e përshtatshme për kohën e sotme. E nëse nga këta të fortë bëhen shumë, atëherë ata reduktohen në përmasat e një egoisti të fiksuar, që në rastin më të keq përfshihen në luftëra të brendshme për pushtet, si e tregon edhe AfD aktualisht.

Si tip ideal mbetet përzierja e dikujt që sigurisht i mban sytë nga sondazhet, e orienton qëndrimin politik në këtë drejtim, dhe me këtë bëhet një populist në kuptimin më të mirë. Veprimet e tij i shet si pa alternativë tjetër, dhe kështu del në krye si një figurë e fortë drejtuese. Në partinë e tij gati i padiskutueshëm, sepse për momentin nuk ka kandidatë të tjerë që mund ta zëvendësonin-. Me thënë të vërtetën, Gjermania ka qëlluar në shenjë me një kancelare të tillë.

Në fund të këtij komenti ju mund të jepni mendimin tuaj! Ne na gëzon kjo!