1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Propagandë kundër gazetarëve në Ukrainë

Historia përsëritet: Një faqe online ukrainase baltos botërisht gazetarët, ndërsa ministri i Brendshëm e mbulon incidentin. Ukraina duhet të pyesë veten, nëse do t’i respektojë vlerat europiane, komenton Bernd Johann.

Ostukraine Reporter Soldat Symbolbild Pressefreiheit

Pamje simbolike e reporterëve në Ukrainën Lindore

Administruesit e faqes online “Mirotworetz” (Nxitësit e paqes”) mbjellin urrejtje kundër shtypit. Për të disatën herë administruesit e faqes së skandaleve kanë baltosur gazetarët në internet. Ata duan të vazhdojnë provokimet dhe injorojnë protestat e shtypit ndërkombëtar, që nuk vijnë vetëm nga organizata të shtypit, por edhe nga politika, nga vendet anëtare të BE-së, ndër to edhe Gjermania.

Të prekur janë gazetarë dhe punonjës, që në dy vitet e fundit kanë hulumtuar në territoret e pushtuara në Ukrainën lindore. Në fokus të kësaj faqeje online nuk janë vetëm gazetarë të mediave ruse, por edhe reporterë nga Ukraina dhe bota. Në mënyrë të përgjithësuar ata akuzohen për bashkëpunim me separatistët rusë në Donbas. Lista e publikuar në internet përmban mijëra emra, ndër to edhe adresat private dhe ato të e-mailit të të punonjësve të medias.

Ukraina po i ngjason Rusisë

Me këtë nuk shkelen në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat e personalitetit. Gazetarët vihen në rrezik, sepse kundër tyre nxitet opinioni publik ukrainas. Për “nxitësit e paqes” flitet për “armiq të vendit” e “kolaboratorë”, sepse përfaqësuesit e medias janë akredituar nga separatistët në Donbas. Mirëserdhët në botën propagandistike ukrainase, që po ndahet gjithnjë e më shumë në bazë të skemës mik-armik dhe ku gazetarët shpallen “tradhtarë”, kur duan të krijojnë opinionin e vet mbi gjendjen në vend. Këtë skemë e njohim nga Rusia. Por duket se ajo po zë vend edhe në Ukrainë. Kundërshtarët e luftës po i ngjasojnë njëri-tjetrit. Ukraina po mëson nga Rusia. Edhe aty po respektohet gjithnjë e më pak liria e shtypit.

Akreditimi nuk është “kolaboracion”

Shumë nga koleget e kolegët e prekur, ndër to edhe reporterë të Deutsche Welle-s, duhet të përballen me fyerje në rrjetet sociale. Në vend është duke u praktikuar një fushatë kundër gazetarëve që thjesht kanë bërë punën e tyre. Reporterët duhet të ndodhen aty ku është ngjarja. Madje është një procedurë e pranuar në të gjithë botën, që ata duhet të paraqesin akreditimin, edhe kur ai vuloset nga grupe të dyshimta, që nuk njihen politikisht. Rregulla të tilla duhen respektuar edhe për shkaqe sigurie. Kjo nuk i bën ata aspak “kolaboratorë”. Separatistët nuk marrin për këtë arsye njohje ndërkombëtare. Por pa punën e gazetarëve në Donbas, bota do të dinte shumë më pak se çfarë po ndodh në këtë rajon dhe sa masivisht është e implikuar Rusia në këtë luftë. Pikërisht për këtë arsye është cinike, si faqja online “Mirotworetz”, do t'i barazojë gazetarët me “terroristët”.

Politikanët nxisin dhe ministri i Brendshëm duartroket

Skandali të çon drejt e në qeverinë ukrainase. Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov mund ta mbyllte këtë faqe interneti. Por ai jo vetëm e miratoi veprimin e saj, por bën të ditur në mediat sociale miratimin e tij për fushatën. Iniciatorët e gjuetisë kundër gazetarëve duket se kanë lidhje të mira me politikën. Njëri prej tyre është deputeti ukrainas, Anton Herashtshenko, që këshillon edhe ministrin e Brendshëm. Të shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, ambasadorët e BE-së kërkuan bisedime me ministrin e Brendshëm ukrainas – me sa duket pa sukses. Sepse ndërkohë “Nxitësit e paqes” i shpërndajnë të dhënat personale të gazetarëve edhe përmes Facebookut. Ukraina duhet të pyesë veten, nëse do të respektojë lirinë e shtypit e me këtë edhe vlerat europiane.