1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Problemi i dyshtetësisë

Dyshtetësia nuk është problem për sa kohë shtetet kanë interesa të përbashkëta si dhe në një masë të madhe një botëkuptim të përbashkët, mendon Kersten Knipp.

Imazhet vazhdojnë të të irritojnë: dhjetëra mijëra vetë, ndër ta - me sa duket - shumë qytetarë gjermanë, valëvisin flamujtë e një vendi tjetër, të Turqisë. Disa flamuj gjermanë e prishin monotoninë e detit të flamujve turq, por ka mjaft pak.

Shtrohet pyetja: cilit vend, cilës qeveri i janë besnikë demonstruesit me origjinë turke, që dolën fundjavën e kaluar në rrugë në Këln për presidentin Rexhep Tajip Erdogan? Po ashtu duhet të shtohet edhe pyetja se ç'ideale politike kanë njerëzit që brohorasin një kryetar shteti që e merr grushtin e shtetit si një mundësi për të ndaluar pluralizmin, tolerancën, lirinë dhe demokracinë me anë të arrestimeve masive, konfiskimit të pronës private dhe ndalimit të udhëtimit.

Kush është "ne"?

Natyrisht ata që shprehin mbështetjen e tyre për Erdoganin e konsiderojnë një politikë të tillë si të mirë. Nga kjo duhet të shqetësohen të gjithë ata që anagazhohen në Gjermani për vlerat e përmendura. Më tej shtrohet pyetja, çfarë rreziku ka për shtetin ligjor dhe demokracinë në qoftë se shumë nga ata që kanë marrë nënshtetësinë gjermane sepse kanë lindur këtu ose kanë bërë me kërkesë, nuk i marrin aq seriozisht këto vlera. Përshtypja se ata që brohorisnin për Erdoganin mund të bëhen ose të jenë tashmë kolona e pestë e Ankarasë është e vështirë që të injorohet.

Kersten Knipp

Kersten Knipp

Kjo aq më tepër që edhe fjalimi i Erdoganit në Arenën e Këlnit në vitin 2008 është ende në kujtesat e njerëzve. "Pse", pyeti ai në atë kohë, "nuk duhet të kemi ne përfaqësues dhe grupe në partitë politike? Pse nuk duhet të kemi në parlamentin gjerman, në Parlamentin Evropian, më shumë përfaqësues?" Nga kjo rezulton domosdoshmërisht pyetja: Kush është "ne"? E konsideron Erdogani veten si turko-gjerman? Me siguri që jo. Si e konsideron ai veten atëhere? Si turk, si politikan turk? Kjo mund të supozohet. Por kjo do të thoshte më tej : ai bën politikë të jashtme në Gjermani me ndihmën e turko-gjermanëve. Kjo nuk mund lejohet.

Konfliktet e pashmangshme me besnikërinë

Kundër dyshtetësisë flasin gjithashtu konsiderata shumë themelore Shtetet e përcaktojnë vetveten edhe përmes interesave të tyre. Për këto interesa angazhohen në mënyra të ndryshme qytetarëve e tyre. Ata mund kenë nga ana tjetër ide politike divergjente. Por mund të supozohet, megjithatë, se ata që të gjithë angazhohen për të mirën e shtetit të tyre të përbashkët.

Është pikërisht ky supozim që vihet në pikëpyetje nga nënshtetësia e dyfishtë. Për shkak se si sillen personat me nënshtetësi të dyfishtë, në qoftë se dy shtetet, nënshtetas të së cilëve ata janë, kanë interesa të ndryshme? Në mënyrë të pashmangshme ata duhet të vendosin për interesin e njërit dhe kundër shtetit tjetër. Cilado që të jetë zgjedhja e tyre dhe pavarësisht se ku jetojnë, ata gjithmonë shfaqen si pjesëtarë të një shteti të huaj interesat e të cilit kanë përfaqësojnë në mënyrë efektive, për shembull, përmes të drejtës së votës.

Një rrezik themelor

Kjo nuk është për sa kohë problematike, sa shtetet kanë interesa të përbashkëta si dhe në një masë të madhe një botëkuptim të përbashkët. Nëse ky kusht nuk plotësohet, shtetësia e dyfishtë bëhet rrezik politik. Shtetet që ofrojnë këtë vënë një pjesë të sovranitetit të tyre në rrezik. Në rastin më të keq ata përballen me nënshtetas, të cilët jo vetëm që nuk i ndajnë këto interesa, por edhe u kundërvihen atyre.

"Shteti liberal laik", shkruante vite më parë, eksperti i të drejtës kushtetuese Ernst-Wolfgang Böckenförde "jeton nga parakushtet që ai vetë nuk mund t'i garantojë." Kjo do të thotë, që atij i duhet të mbështetet në qytetarë të cilët i mbështesin këto liri gjithashtu. Pikërisht kjo është në një botë në të cilën gjithnjë e më shumë njerëz vijnë nga rajone me kushte shumë të ndryshme politike dhe kulturore, gjithnjë e më pak e vetkuptueshme. Shtetësia e dyfishtë është pra një rrezik themelor. Për këtë arsye ajo duhet të mos lejohet.