1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Koment: Politika evropiane në Afrikë - një aventurë e rrezikshme

Gjermania sinjalizon rritjen e angazhimit të saj në Afrikë në të ardhmen. Por jo për të mirën e "kontinentit të harruar", por për t’i pëlqyer një fqinji të madh evropian, mendon Ludger Schadomsky.

Të ketë më thua? Mali, Republika Qendrore Afrikane, Somalia ... nuk kalon as një javë, ku nuk përmendet një vatër e re krize në Afrikë, në të cilën Gjermania dëshiron të përfshihet në të ardhmen. Jo më pak se gjashtë ministri ulen në tryezë, kur nën drejtimin e ministrit të Jashtëm Steinmeier përcaktohet politika e re gjermane për Afrikën, ajo e jashtme, e mbrojtjes, e ndihmës për zhvillimin, e ekonomisë, ajo e brendshme dhe e bujqësisë. Zyra e kancelarës është gjithashtu e përfaqësuar. Vetë kancelarja do të shkojë edhe në samitin BE-Afrikë në fillim të prillit në Bruksel.

Kaq shumë Afrikë nuk ka patur kurrë në politikën e Berlinit, Gjithçka në rregull pra për “kontinentin e harruar”, të cilin vetëm gjermanët e kanë harruar, ndërsa të gjithë të tjerët, që nga turqit deri te indianët ndodhen atje? Jo aspak. Sepse dokumentat e strategjisë për Afrikën nuk mungojnë. Vitet e fundit u prezantuan herë pas here koncepte nën ndikimin e krizave aktuale, apo të Scramble for Africa me Kinën, që pastaj në një përzierje provincializmi, mungese interesi dhe të doktrinës së mosndërhyrjes të mbuloheshin nga pluhuri.

Një politikë e re ndaj Francës

Edhe interesi i ri për kontinentin fqinj vjen më pak, ngaqë është kuptuar se Afrika me një miliard njerëz është një treg gjigant për vendin eksportues Gjermaninë, apo që rrjetet terroriste kanë vendosur tanimë një kordon tmerri nga Somalia deri në Mali. Jo, politika e re gjermane për Afrikën është në fakt një politikë ndaj Francës. Parisi është i zemëruar për ndruajtjen e gjermanëve, kur ai vetë ndërmerr shumë në Malin Verior dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Shpërbërja e një regjimenti të brigadës gjermano-franceze në Donaueschingen të Baden-Württembergut në vjeshtën e vitit 2013 nuk ka qenë rastësi, atmosfera u bë edhe më e ngrirë, kur Berlini refuzoi një shpërndarje të shpenzimeve për operacionet shtrenjta në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Gatishmëria për më shumë angazhim gjerman në Afrikë dhe urdhëri për marshimin e Brigadës gjermano-franceze në Mali nga mesi i shkurtit janë një sinjal për Parisin dhe jo për Banguin, Bamakon, apo Mogadishin.

Grindje për kompetenca në ministri

Por çfarë sinjalesh duam të dërgojmë? Partnerët duan trupa luftarake, ministrja e Mbrojtjes avionë sanitarë dhe ministri i Zhvillimit parandalim civil të konflikteve. Kush e ka parasysh situatën në Afganistan, ndjek me shqetësim se si tani politika e re për Afrikën bie në zënkat e ministrive për kompetenca. Fakti që tani do të dërgohen pikërisht në Mogadish, në kuadër të misionit evropian të trajnimit EUTM, deri në 20 trajnerë ushtarakë gjermanë, flet për ecëejaket në politikën gjermane për Afrikën. Sepse ishte pikërisht ai Mogadish, të cilin dhjetorin e kaluar Berlini e konsideronte shumë të rrezikshëm.

Politika evropiane në kurriz të Afrikës është e rrezikshme dhe Berlini duhej të kishte kujdes, të mos premtojë shumë. Nëse aleatët do të kërkonin me të vërtetë trupa luftarake gjermane për veprime ushtarake, rrezikon të vijë ngrica tjetër. Sepse në fund të fundit nuk vendos Berlini apo Parisi, por Wuppertali për misionet luftarake gjermane. Atje dhe në vende të tjera përreth jetojnë votues gjermanë, që sipas sondazheve të fundit, refuzojnë me shumicë zgjerimin e misioneve jashtë vendi. Kaq e thjeshtë është.