1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Peshk, pushtet dhe Merkel

Për herë të pestë radhazi Angela Merkel kurorëzohet gruaja më e pushtetshme në botë. Felix Steiner gëzohet për këtë, por shtron pyetjen mos vallë do të kish qenë më interesant klasifikimi i të apasionuarve pas peshkut?

Deutschland Angela Merkel isst Matjes bei Schiffstaufe

Angela Merkel duke provuar peshkun gjatë inagurimit të një anijeje të martën. Në të nëjtën ditë u prezantua lista Forbes

Nëse revista Forbes nuk do të përzgjidhte 100 gratë më të pushtetshme në botë por 100 personat që preferojnë peshkun – atëherë Angela Merkel padyshim që edhe në këtë klasifikim do të kishte zënë vendin e parë. E me gjasë ajo do ta ruante këtë pozicion edhe vitin e ardhshëm. Sepse humbjen e mundshme të kurorës si gruaja më e pushtetshme në botë Forbes ndërkohë e ka anoncuar.

Angela Merkel megjithatë edhe pas këtij paralajmërimi të trishtueshëm me siguri që e ka bërë gjumin rehat. E është pikërisht kjo çfarë vlerësojmë kaq shumë ne gjermanët tek kancelarja jonë: qetësinë e maturinë, me të cilën ajo i trajton problemet dhe krizat më të vështira.

Steiner Felix Kommentarbild App

Felix Steiner

Kolapsi i vitit 2008 në tregjet e financave, kriza e Euros, përhapja e “Shtetit Islamik”, Vladimir Putin dhe Ukraina. Përveç kësaj ish-konkurrentët në partinë e saj Friedrich Merz e Roland Koch (a ju kujtohen më këto erma?), Horst Seehofer (kryetar i CSU-së) e Sigmar Gabriel (kryetar i SPD-së). Angela Merkel i menaxhon të gjitha. E meqënëse kjo e bën atë aq të suksesshme, ajo me siguri do të vazhdojë të veprojë kështu edhe përtej zgjedhjeve të ardhëshme. Madje në partinë socialdemokrate (SPD) tani po shtrohet pyetja, se kush do të jetë ai që do t’i humbasë zgjedhjet ndaj Angela Merkelit në vitin 2017.

Kancelarja – një peshk i vogël

Por nëse së shpejti do të jetë Hillary Clinton që do të kurorëzohet në vendin e parë si gruaja më e pushtetshme në botë dhe Merkeli do të zbresë në pozicion të dytë, atëherë del fare qartë në pah, që kjo s’ka të bëjë me aftësitë individuale të tyre, por vetëm me postin që ato mbajnë. Kësisoj kundrejt presidentes së SHBA-së kancelarja është tek e fundit vetëm një peshk i vogël. E meqënëse ra fjala, e njëjta gjë do të vlente edhe për burrat në këto dy poste.

E pra në fund të fundit bëhet fjalë vetëm për klasifikimin e posteve. Gjermania – edhe pse në krahasim më e vogël – është më e pushtetshme se Brazili! Kjo e kënaq shpirtin gjerman. E në parametrat global ajo vazhdon të jetë edhe më e rëndësishme se Yutube e Facebook! Edhe ky është një mesazh qetësues. A do të mund t’ia dilte Angela Merkel të zinte vendin e parë, nëse tek Google CEU (Chief Executive Officer) do të ishte një grua?

Deutschland Angela Merkel besucht Fischer in Lobbe Wahlkampf 1990

Qysh në fushatën elektorale 1990 Angela Merkel e pati shfaqur afërsinë e saj me peshkun gjerman në detin Baltik

Pra lista Forbes në radhë të parë jep vetëm një paqsqyrë të përgjithshme, se cilat nga pozicionet më me influencë në mbarë botën botën mbulohen nga gra. Ndërkohë është arritur një numër i konsiderueshëm, por sidoqoftë grave ende nuk u takon “gjysma e rruzullit”. Madje kjo nuk do të arrihet as sikur Hillary Clinton të zgjidhet presidente e SHBA-së. Ky do të ishte vetëm një post më shumë – edhe pse me sa duket posti më me influencë në botë.

Kush është më i fuqishëm – peshku apo peshkatari?

Por ku konsiston influenca e pushtetit sipas parametrave globalë? Ka shumë paqartësi në këtë mes. Artikulli shpjegues në revistën Forbes mbi kriteret e klasifikimit gjithësesi nuk e zgjidh këtë enigmë. Lista kurrësesi nuk është e saktë në aspketin shkencor dhe aspak objketive, ndaj përmbajtja e informacionit të saj është e kufizuar. Por atëherë përse e bëjnë gazetarët një gjë të tillë? Sepse gazetaria nuk duhet vetëm të informojë, por edhe të argëtojë. Klikimet në galeritë fotografike apo kronikat në mediet gjermane online janë dëshmi, që publiku i preferon të tilla klasifikime. Sepse njerëzit vërtetë nuk duan të lexojnë vetëm për katastrofa, luftra e terrorizëm. E për këtë arsye ne gazetarët "i shtojmë edhe më ujë e miell'" brumit. (ky është xhargoni i gazetarëve, kur shkruajnë artikuj shtesë për ngjarjet e një dite më parë)

Russland Putin mit Hecht

Peshkatari i sukseshëm, që peshkon me hushtë, Vladimir Putin. Një konkurrent i mundshëm për Angela Merkelin në klasifikim

Eshtë e vërtetë: që megjtihatë lista aktuale Forbes i përkëdhel sedrën Angela Merkelit e po ashtu edhe ne gjermanëve. Por në thelb ajo nuk thotë asgjë. Ndaj po kaq mirë do të ishte sikur Forbes të përpilonte edhe një listë për të apasionuarit më me influencë të peshkut. Në varësi të kritereve të përzgjedhjes lufta për vendin e parë do të kishte qenë ndoshta mjaft interesante. Galeria shoqëruese fotografike do të tërhiqte klikime në masë!