1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Pasuria nuk është turp!

Përqindja më e pasur e popullsisë botërore shumë shpejt do të posedojë gjysmën e mirëqenies dhe të pasurisë në tërësi të Tokës sonë. A nuk është kjo e padrejtë? Jo, mendon Fabian Schmidt.

Organizata ndërkombëtare e Nihmës dhe Zhvillimit, Oxfam, parlajmëron nga rritja e padrejtësisë: në vitin 2016 sipas saj një pqërqin e popullsisë botërore do të ketë grumbulluar aq shumë pasuri, sa e gjithë pjesa tjetër prej 99% së bashku. Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve pra do të vazhdojë të thellohet. Çka nënkupton, që të pasurit do të bëhen gjithnjë e më të pasur - të varfërit gjithnjë e më të varfër.

Por kjo nuk është e vërtetë. E drejtë është, që të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe se edhe të varfërit bëhen gjthnjë e më të pasur - vetëm se jo kaq shpejt. Asnjëherë tjetër në historinë botërore nuk ka pasur njerëz nga shtresa të thjeshta që të jenë ngjitur në nivelin e mesëm sa në dy dekdat e fundit. E asnjëherë që nga shekulli i 19-të numri i atyre që vuajnë nga uria nuk ka qenë më i ulët se sa sot - pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë.

Vetëm ekonomia e tregut krijon mirëqenie

Deutsche Welle Fabian Schmidt

Fabian Schmidt

Gishti tregues i ngritur në mënyrë moralizuese prej sëndukut të kritikës së kapitalizmit në fakt mbulon një të vërtetë që është e vështirë të pranohet, se është ekonomia e lirë e tregut ajo që e ka mundësuar këtë mirëqenie për shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë. Zhvillimi ekonomik në dhejtëvjeçarët e shkuar ka qenë pikërisht atje i fuqishëm, ku pas dështimit të sistemeve të rishpërndarjes socialiste iu dha një shans tregut - në Europën Lindore dhe në Azi. Vërtetë i qendrueshëm ky zhvillim ka qenë kudo atje, ku u vendosën liria dhe demokracia - e mjaft e rëndësishme - aksesi në edukim. Luftimi i varfërisë ndërkaq dështon kudo atje, ku regjimet e korruptuara apo totalitare përfitojnë për vete dhe mbysin qysh në filiz shpirtin krijues novator - pa të cilin është i pamundur përparimi.

Përfytyrimi, se të pasurit notojnë në luks në kurriz të shumicës, është tërësisht i gabuar. Edhe nëse disa super të pasur paratë e tyre i hedhin për mallra luksi, kjo u shërben të gjithëve: prej çdo super-Yacht-i që prodhohet dhe çdo makine luksoze varen qindra vende pune. Shpikjet, që për herë të parë provohen në sektorin e kostove të larta, rëndom më vonë kalojnë në sektorin e prodhimit në masë. Çdo pushim i kaluar në luks dhe çdo markë e modës punëson degë të tëra të ekonomisë.

Pasuria e madhe s'ka më dobi për të pasurit

Shumica e të pasurve mirëqenien e tyre as që e demonstrojnë hapur. Një arsye për këtë është, se pasuria asnjëherë nuk ka qenë më e padobishme se sa sot. Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë u mundësojnë gjithësesi shtresave të gjera aksesin tek mallrat dhe shëbrimet, që para pak dekadash ishin një ekskluzivitet vetëm i të pasurve dhe që ia vlente të paguaje për to. Por sot punëtorë të thjeshtë dhe nëpunës nga vendet e industrializura dhe ato në ekspansion kanë mundësi të paguajnë udhëtime me avion. Ato komunikojnë me të njëjtët smartphone dhe kompjutera si edhe multimilionerët. E po ashtu ato kanë po aq akses në mjekësinë më moderne e madje edhe tek mjetet e prodhuara prej tyre.

E pra çfarë bën kjo një përqind e popullsisë me gjithë këto para? Eshtë e qartë: investon dhe sërish e shton atë! Edhe kjo tek e fundit është përsëri në dobi të të gjithëve.

DW.COM