1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: pas shokut duhet të pasojë veprimi

Samiti i G20 zotohet për luftë të përbashkët kundër terrorizmit. Kjo është një shenjë e mirë. Por nuk mund të pritet ndonjë mrekulli, mendon Bernd Riegert. E sa i përket çështjes së refugjatëve, uniteti sërish lëkundet.

Pjesëmarrësit e samitit të G20 në Antalia ishin të shokuar prej sulmeve terroriste të islamistëve në Paris. Ata dolën, gjë që është e rrallë, me një deklaratë të përbashkët, në të cilën nuk janë kursyer fjalë të forta. Në të theksohet, se bashkarisht do të mposhtim me luftë valën në rritje të luftëtarëve terroristë. Për herë të parë amerikanët, europianët, aziatikët dhe afrikanët janë në unaimitet, se terrori duhet refuzuar në çdo formë. Secili nga të 20 anëtarët e klubit ekskluziv ose ka qenë vetë objktiv i terrorit, ose është në rrezik të vazhdueshëm të bëhet një i tillë. Sulmet e fundit në zemër të Europës i bënë kudjto të qartë, se sa e rrezikshme dhe e fuqishme është ndërkohë ushtria e terrorit e "Shtetit Islamik".

Por në fakt është turp, që ishte i nevojshëm ky sinjal i ri i tmerrshëm zgjimi, për ta nxitur bashkësinë ndërkombëtare më në fund që të veprojë me më shumë vendosmëri. Ndërkohë që vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qindra turq, libanezë, nigerianë, rusë dhe turistë në Tunizi kanë rënë viktimë e vrasësve të pamëshirshëm. Të shokuar janë udhëheqësit e G20 edhe, sepse ata ende nuk kanë një mjet të përshtatshëm, për të parandaluar sulmet ndaj botës së civilizuar, siç është shprehur presidenti i SHBA-së Obama. Ata nuk munden më të garantojnë sigurinë e qytetareve dhe qytetarëve të tyre, pra nuk munden më ta përmbushin detyrën thelbësore të shtetit. Kjo duhet të ndryshojë, këtë këruan ata. Por pyetja është se si?

SHBA dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë

Riegert Bernd Kommentarbild App

Bernd Riegert

Një fillim shpresëdhënës ishte takimi mes presidetëve atij amerikan dhe rus në Antalia. Ata duhet t'i kapërcejnë mosmarrëveshjet mbi luftën në Siri dhe bashkarisht duhet ta nxjerrin jashtë loje "Shtetin Islamik". Në Siri dhe në Irak. Për të ardhmen e Sirisë nën regjimin e Bashar al Assad ata mund të kujdesen më vonë së bashku. Një forcim i aksioneve ushtarake, ndoshta madje me trupa këmbësorie apo me pjesëmarrjen e NATO-s duket se nuk përjashtohet më. Franca është e vendosur. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi, se ajo bashkë me Francën do të bëjë gjithçka që është e nevojshme. Se deri ku arrin ky premtim, kjo do të shihet në ditët e javët e ardhëshme.

Një shmangie në tërësi e "Shtetit Islamik" dhe një çlirim i Sirisë afatmesëm shpresohet se mund ta pengojë rritjen e mëtejshme të terrroistëve. Megjithatë nuk duhet të kemi iluzione. Terroristët, që jetojnë mes nesh, nuk mund të shmangen përmes sulmeve me bomba në Siri. Ata duhet t'i gjejnë autoritetet kombëtare të policisë. E në këtë drejtim në Europë dhe në shumë vende të tjera të G20-ës ka ende shumë detyra të papërfunduara, që duhet të realizohen. Presidenti polak i Bashkimit Europian, Donald Tusk, e solli këtë në një emërues të përbashkët, kur tha, se ne duhet të veprojmë. Edhe një samit - si dhe shumë të tjerë më parë - këtë nuk mund ta përballojmë më.

Solidaritet nuk mund të presësh në grupin e G20-ës

Unanimiteti i grupit të 20 vendeve më të rëndësishme të globit megjithatë u lëkund sërish lidhur me çështjen e refugjatëve. Europianët duhet të pranojnë pyetjet me habi nga anë të tjera të globit, se përse ata nuk janë në gjendje t'i mbrojnë me efikasitet kufijtë e tyre të jashtëm. Jo vetëm duhen regjistruar refugjatët, por edhe duhen gjetur në kohën e duhur terroristët, që maskohen si refugjatë. Anëtarët eurpoianë të G20-ës u zotuan për përmirësime. Por për këtë atyre u duhet bashkëpunimi i Turqisë. Bisedimet me presidentin tepër të vetëdijshëm turk Erdogan deri tani nuk kanë sjellë rezultate të kënaqshme. Por siç po konturohet tani, Europa do t'i bëjë lëshime Turqisë, thjeshtë sepse Erdogani ndërkohë ka pushtet të plotfuqishëm.

Anëtarët e tjerë të G20-ës ndonëse shprehën me fjalë të bukura mirëkuptim për krizën e refugjatëve, nuk dhanë premtime për të pranuar edhe vet refugjatë nga Siria. Shumë shtete, ndër to Australia, Indonezia, Kina, Afrika e Jugut dhe Arabia Saudite e konsdierojnë krizën si një problem rajonal të Europës së pasur. Në këtë kontekst nuk ndihmon as fakti, që kancelarja e ndodhur nën presion dhe BE-ja bëjnë thirrje për solidaritet global. G20 nuk është nja pazar solidariteti, por këtu qëllimi janë interesat. G20 nuk është as një shoqatë e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Vlerat e përbashkëta këtu kanë pak vlerë. Në thelb bëhet fjalë për koordinim ekonomik - dhe së fundi edhe për mbrojtje nga terrori.