1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Paqe hyjnore në CDU

Në kongreset e partive diskutohet dhe debatohet. Por jo te ai i CDU-së. Partia i bindet dhe e ndjek Angela Merkelin pa pikë rezistence mendon Volker Wagener.

Fenomeni Angela Merkel është përshkruar në mënyrë adekuate: performancë jospektakolare, retorikë modeste, shumë kohë deri në marrjen e një vendimi. Ndryshe nga elementët që përbëjnë karrierat. Edhe popullariteti nuk lind prej kaq shumë mediokriteti, pushteti jo se jo. Të gjitha këto urtësi politike Angela Merkel po i hedh poshtë vit pas viti në mënyrë joemocionale. Kjo ka pothuajse diçka provokative. Si e bën ajo këtë, pyesin shumë? Në fakt, vajza e pastorit gjermanolindor po ecën në shtigje që në vitin e dhjetë të qeversjes së saj mund ta çojnë shpejt në një lloj kanonizimi politik. Merkel është sigurisht shenjtë. Kongresi në Këln ishte një tribut për kryetaren e CDU-së. Ky është një vlerësim, por edhe një status quo alarmante në partinë më të madhe të qeverisë gjermane.

Asnjë përgjigje për Pegida-n dhe AfD-në

Për Merkelin nuk kishte rast më të mirë se sa të fliste për "Pegida-n" se sa në Këln përpara partisë së saj. Ajo as që e përmendi këtë lëvizje anti-islamike në demostratat e së cilës marrin pjesë mijëra vetë. Në sfondin e gjendjes dramatike në Irak dhe Siri dhe rrymës së fortë të emigrantëve myslimanë nga këto vende në Gjermani, do të ishte i nevojshëm një pozicionim i qartë kundër kësaj lëvizjeje anti-islamike. Një shans i humbur, zonja Kancelare.

Deutsche Welle Zentralredaktion Volker Wagener

Ky ngurrim i Merkelit nuk kuptohet, sepse heqjen dorë nga shërbimi ushtarak i detyruar dhe nga energjia atomike ajo e arriti me shpejtësi. Për arsye taktike ajo nuk e përmendi partinë Alternativa për Gjermaninë AfD, sepse ajo ka ide konservatore. Partia kritike ndaj Euros dhe populiste e djathtë mund t'i vijë në ndihmë dikur CDU-së, edhe pse zyrtarisht nuk thuhet gjë për mundësi koalicioni si ideja për të kooperuar në landin e Tyringjisë për të penguar të majtin Bodo Ramelow. Për këtë Merkeli hesht, sikurse bën shpesh.

Rianimimi verbal i FDP-së

Në vend të këtyre kancelarja përmendi liberalët duke e quajtur FDP-në partneren e natyrshme të CDU/CSU-së. Në këtë pikë bëhet e qartë që strategia e partisë e di se CDU dhe CSU nuk janë në gjendje të qeverisin të vetëme dhe në rast se shihen shifrat, shumicën e votave i kanë të majtët. Tani që në landin e Tyringjisë SPD hyri në koalicion me Partinë e Majta, si të thuash është hapur fushata elektorale 2013. Pa aleatë pushteti i Merkelit është në rrezik. Në vitin 2013 FDP-ja nuk arriti të hynte në parlament dhe të Gjelberit nuk pranuan të hyjnë në koalicion em CDU/CSU-në. Merkeli e ka identifikuar rrezikun dhe do të përballet me sfidat e vitit 2017.

Zbutëse e BE-së dhe dominuese e politikës së jashtme

Asaj do t'i vijë në ndihma reputacioni i saj i jashtëm. Ndërkombëtarisht kancelarja gëzon një nivel fuqie dhe admirimi si asnjë nga paraardhësit e saj. Reputacioni i saj global i sjell shkëlqim edhe partisë së saj. Për këtë CDU-ja e shpërblen me radhë të bashkuara. Harmonia kudo që të hedhësh sytë. Në afat të mesëm kjo mund të eci mirë. Por CDU/CSU është duke u dobësuar nga pikëpamja e personelit. Vetëm katër në vend të dhjetë ish-kryeministra janë në pushtet në landet gjermane. Po ashtu askund nuk duket ndonjë gjurmë për trashëgimtarë të mirëfilltë të Merkelit. Bashkimi CDU/CSU është në vitin 2014 një klub për zgjedhjen e Merkelit pa thuajse asnjë programatikë të pavarur. Çmimi i suksesit.