1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Papa takon viktimat e Holokaustit

Papa Françesku priti të mbijetuarit e kampit të përqendrimit Aushvic dhe dënoi çdo formë të antisemitizmit. Me këtë ai i qëndron besnik linjës së papëve parardhës të tij, mendon Klaus Krämer.

Jo ky nuk ishte një takim rutinë i drejtuesit të një posti të lartë. Papa Françesku i përkushtohet me seriozitet të posaçëm dënimit të vrasjes së miliona hebrejve europianë. Mjaft për zemër ka ai në këtë kontekst bisedën me ata, të cilët i kanë mbijetuar këtij ferri. Rreth gjashtë milionë njerëz të besimit hebre fillimisht u përndoqën prej nacionalsocialistëve gjermanë dhe ndihmësve të tyre, u plaçkitën e më pas u deportuan si kafshë dhe së fundi u vranë në mënyrë të fabrikuar nëpër kampet e përqendrimit. Kurrë më parë s'ka pasur një brutalitet të përmasave të tilla.

Takimi më 7 janar me të mbijetuarit e Aushvicit në Vatikan është gjithashtu rrjedhojë logjike e asaj që Françesku bëri së fundi me vizitën e tij në Izrael. Në maj 2014 ai takoi gjashtë të mbijetuar të Holokaustit në memorialin e Jeruzalemit Yad Vashem. Atje, ku shteti i Izraelit i përkujton martirët dhe herojtë e tij, papa Françesku u përul përpara çdo individi dhe u puthi duart e atyre, që e kanë përjetuar këtë tmerr në trupin e tyre.

Megjithatë ky takim në atë periudhë ishte mjaft i shkurtër brenda kuadrit të një agjende të ngjeshur. Ndonëse kreu i Kishësh Katolike në Yad Vashem gjeti kohë për një falje dhe meditim, ai nuk arriti të bisedojë shtruar me viktimat e Shoasë. Por me të mbërritur në Izrael Françesku me fjalë të qarta dënoi çdo formë të antisemitizmit.

Klaus Krämer, Fachredakteur der Deutschen Welle für Religion

Klaus Krämer

Arsye të forta

Kësaj here papa kishte më shumë kohë dhe arsye të tjera të forta për një takim me të mbijetuarit e Holokasutit. Pas tri javësh më 27 janar përkujtohet 70 vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau. Në vitin 2005 kjo datë u përcaktua nga OKB-ja si dita përkujtimore e viktimave të Holokaustit. Françesku në një farë mënyre ka hapur aktivitetin përkujtimor. Kjo garanton tërheqjen e vëmendjes.

Përveç kësaj ai e ka të qartë, që të mbijetuarve, pra atyre, që mund të rrëfejnë në mënyrën më të qartë, se çfarë mizorishë është në gjendje të bëjë njeriu, u ka mbetur fare pak kohë për të dhënë dëshminë e tyre.

Pa dyshim, që papa Françesku me këtë takim në një çast të tillë gjithçka e ka bërë si duhet. Gjithashtu ai ka vepruar në përmbajtje si dhe në frymën e vazhdimësisë së tre paraardhësve të tij. I paharrueshëm mbetet pranimi i fajit prej Papa Gjon Palit të II në Yad Vashem në kuadër të vizitës së tij në vitin 2000 në Izrael. Karol Vojtila i lindur në afërsi të Aushvicit si dëshmitar i kohës ka qenë fare pranë vrasjes masive nga mizorët.

Papa nga Argjentina në të kundërt është i pari, që terrorin e "Rajhut të Tretë" nuk e ka pëjetuar as afër nga këndvështrimi europian dhe as si i rritur. Asokohe Jorge Mario Bergoglio ishte vetëm tetë vjeç. Por pavarësisht kësaj ai e demaskon dhe e dënon prerazi padrejtësinë. Në këtë mënyrë ai e mban në një nivel të mirë raportin katoliko-hebre.

Kjo është e rëndësishme edhe për faktin, se qëndrimi i disa katolikëve kundrejt nacionalioializmit nuk është krejt i panjollosur. Ka qenë pikërisht një peshkop austriak i Romës, që u ka ndihmuar të pajisen me dokumentat e nevojshme për t'u arratisur kryeorganizatorin e SS për dëbimet dhe deportimet e hebrejve, Adolf Eichmann apo edhe mjekun e kampit të përqendrimit Josef Mengele. Gjithashtu ende nuk është harruar akuza për heshtjen e papa Piut të XII (papë në përiudhën 1939 deri në 1958) ndaj Holokaustit.