1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Obama duhet të shkojë në Ferguson!

Protestat në SHBA, pas vendimit të gjykatës në Ferguson, tregojnë se Amerika nuk e ka tejkaluar racizmin. Obama ka qenë i tërhequr deri më tani, por ai duhet të pozicionohet tani qartazi, mendon Michael Knigge.

Protest & Ausschreitungen in Ferguson 26.11.2014

Protesta dhe shkatërrim në Ferguson

Sigurisht - ka pasur shumë progres në dekadat e shkuara. Megjithatë në shumë sektorë të jetës publike në Shtetet e Bashkuara vazhdon të ekzistojë pabarazia në trajtimin e të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Presidenti Obama e di se nuk mund t'i japë fund thjesht kësaj gjendjeje ose ta zhbëjë atë - pavarësisht se çfarë ndërmerr tani pas vendimit të Fergusonit. Si ish- profesor i një universiteti elite, ai e di se procedimi në Ferguson, pavarësisht se sa i kontestuar ka qenë rrjedha dhe fundi i tij, nga ana juridike nuk mund të kundërshtohet. Ndoshta pikërisht Obama, i përshkruar shpesh si korifeu i një "shoqërie post-raciste" e ka të vështirë të pozicionohet qartë pas ngjarjeve në Ferguson. Sepse sido që të reagojë presidenti i njohur si i udhëhequr nga arsyeja, ai e di se çdo deklaratë, çdo shfaqeje emocionale do të analizohet dhe komentohet mijëra herë. Sensibilieti është i lartë: Në sondazhet aktuale vendi është i ndarë lidhur me vendimin në Ferguson.

Detyrim historik

Por pikërisht për këtë Obama duhet të veprojë. Si presidenti i parë me ngjyrë (me një nënë të bardhë), ai jo që është i predestinuar si askush tjetër t'i vendosë ngjarjet në Ferguson në një kontekst më të gjerë të problematikës së racizmit në SHBA. Madje më shumë se kaq, është përgjegjësi historike e Obamës për ta bërë këtë. Prandaj deklaratat e tij të thata pas vendimit nuk shkojnë me rëndësinë e temës.

Deutsche Welle Michael Knigge

Michael Knigge komenton

Nuk e nderon Obamën që nuk iu kushtua kësaj problematike gjatë mandatit të tij as me masa udhërrëfyese, as me fjalime programatike, megjithë incidentet jo të rralla. Presidenti Obama ka mbajtur fjalime të rëndësishme, mjaft prekëse: si për shembull për marrëdhëniet me botën arabe në Kajro në vitin 2009, pas vrasjeve të një shpërthimi amok në Newton në vitin 2013.

Racizmi - temë fushate

Fjalimi i fundit i rëndësishëm për problematikën e racizmit në SHBA është bërë disa vite më parë. Në vitin 2008 kandidati për president,Obama pas deklaratave të kontestuara të pastorit të dikurshëm, Jeremiah Wright ndodhej në një presion të madh publik për t'u pozicionuar për këtë temë. Fushata e tij kërcënohej nga dështimi. Me një fjalim bindës mbi problemin e racizmit, Obama arriti të marrë kthesën dhe të shpëtojë kandidaturën.

Pas ngjarjeve në Ferguson dhe protestave në të gjithë vendin, Obamën si në vitin 2008 e vë përpara rrjedha e ngjarjeve. Tani nuk bëhet fjalë për fatin e tij për të ecur përpara, por për të mirën e vendit. Si president, ai duhet të tregojë vendosmëri drejtuese dhe ta trajtojë këtë temë. Ka ardhur koha që Obama të shkojë në Ferguson. Një fjalim tek njerëzit në terren nuk do të shuajë problemet raciste, por është më e pakta që amerikanët presin tani nga presidenti i tyre. Jo vetëm qytetarët amerikanë, por edhe bota i ka hedhur sytë nga ai.