1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Një shpresë e re për Rumaninë

Klaus Iohannis ka fituar zgjedhjet presidenciale në Rumani, kryeminsitri socialdemokrat, Victor Ponta, pësoi një humbje të thellë. Kjo është një surprizë e madhe, mendon Robert Schwartz.

Është një suprizë historike. Për herë të parë që pas rënies së sistemit komunist para 25 vjetësh rumunët kanë dëshmuar një solidaritet ndërpartiak. Qytetari i përgjegjshëm i brezit 2.0, që informohet dhe nuk e lë vetën të manipulohet nga mediet e mbikqyruara, ka mundur të bindë prindërit dhe gjyshërit, që kandidati Ponta është një turp për vendin e tij.

Robert Schwartz

Robert Schwartz

Premtimet boshe, fushata e paparë e mbështetësve të tij, gënjeshtrat dhe shpifjet nuk e ndihmuan dot. Ponta e ka bërë Iohannis-in president përmes përpjekjes së tij shumë jodemokratike, për të përçarë rumunët. Slogani i tij nacional-populist, se si rumun ortodoks je "rumun i mirë", u bë fundi i tij. Shumë i fryrë ishte ky slogan, shumë e pabesueshme e gjithë sjellja e kandidatit socialdemokrat. Nëse Ponta ka ende sado pak njërzillëk, ai duhet të japë dorëheqjen. Më mirë dje se sot, pra sa më parë.

Sfidanti pragmatik

Klaus Iohannis ka treguar në mënyrë mbresëlënëse se edhe një politikan protestant me origjinë gjermane nga krahina e Transilvanisë mund të jetë një rumun i mirë. Me siguri ajo që e ka ndihmuar, është edhe pragmatizmi i tij. Si kryebashkiak i zgjedhur katër herë me rradhë në Sibiu (gjerm. Hermannstadt) ai u ka dëshmuar jo vetëm banorëve të qytetit të tij në Transilvani, por edhe të gjithë vendit se ai e ka seriozisht, kur flet për një "Rumani, ku puna bëhet mirë".

Por Klaus Iohannis është edhe një njeri i gjesteve të vogla. Kur ai u pyet në një konferencë për shtyp, nëse e di ndonjë çikë tekstin e himnit rumun, ai këndoi strofën e parë pa asnjë gabim. Më këtë ai preku nervin e shumë të pavendosurve, që kishin nevojë për një provë të fundit, për ta zgjedhur.

Rrobat e reja të perandorit

Ndryshe nga Ponta, i cili u ngatërrua një natë më parë në njërin nga "stacionet e tij". Kryeministri, që është akuzuar për plagjiaturë të doktoraturës dhe që është kritikuar disa herë nga Brukseli për mosqartësi në qëndrime, dështoi edhe në këtë detyrë të thjeshtë. Një shenjë e vogël me efekt të madh. Edhe një fëmijë mund ta kuptonte lehtë: Ponta ishte zhveshur.

Në fund edhe një tjetër kompliment për rumunët që jetojnë jashtë vendit: Reth 400000 votues - tri herë më shumë sesa në raundin e parë të votimit më 2 nëntor - i dhanë Klaus Iohannis në votimet jashtë vendit një avantazh të qartë prej mbi 40 për qind. Dhe kjo, edhe pse në votimin e dytë - ashtu si dy javë më parë - jo të gjitha vendvotimet mundësonin një pjesëmarrje të qetë. Në raundin e parë mijëra rumunë, që jetojnë jashtë vendit, nuk dotuan dot. Tani ato sulmuan qendrat e votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike.

Asnjë shenjë lodhjeje tek votuesit

Rradhët me kilometra të gjata para ambasadave dhe konsullatave rumune në kryeqytetet evropiane bënë shumëkënd të pyeste veten, si është ende e mundur një gjë e tillë në BE në vitin 2014?

Po, është e mundur! Para rënies së regjimit rumunëve u është dashur të rrinë netëve në rradhë për të blerë një copë gjalpër dhe dy banane për fëmijët. Tani rrinë në rradhë për t'i dhënë demokracisë në vend një shans të ri. Kundër vullnetit të qeverisë. Dhe ata ia dolën!

Tani e ka rradhë Klaus Iohannis të tregojë se e ka merituar besimin e zgjedhësve dhe si president i të gjithë rumunëve ai duhet të kujdeset për barazi dhe pajtim.