1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: një prej atyre që mund të qeverisin

"It's the economy, stupid." Ashtu të tjerë para tij, Jeb Bush do të fitojë pikë si kandidat për president me kompetencën në ekonomi. Kundërshtarët nuk duhet ta konsiderojnë Bushin si të mefshët, mendon Miodrag Soric.

Ai nuk është ndonjë orator i madh: Jeb Bush tani ka hyrë në garë si kandidat për president i republikanëve. Ai ishte nervoz, kur u shfaq në podium. Ai rëndom merrte shishen e ujit pranë pultit të referuesit dhe buzëqeshte shpesh disi konfuz para kamerave televizive. Por as Hillary Clinton, favoritja e demokratëve, javën e shkuar gjatë prezantimit të saj në Nju Jork nuk ishte më mirë. Edhe sytë e saj "nguleshin" për çdo fjali në teleprompter, buzëqeshja e saj dukej artificiale. Sa u përket fjalimeve, Hillary Clinton dhe Jeb Bush s'ia dalin dot talentit të lindur në shtëpinë e bardhë. Por koha e Obamas po mbaron. E kësisoj po formësohet terreni i pasuesve të mundshëm.

Tema kryesore e Clintonit dhe e Bushit është ekonomia amerikane. Jeb premtoi, se do ta nxjerrë atë në vendin kryesues, 19 milionë vende pune do të krijojë ai. Si? Për këtë ai nuk jep detaje. Vetëm thotë: se ai e di si duhet vepruar. Tek e fundit ai ka qenë guvernator i Floridës në vitet 1999 deri në 2007 dhe ka pasur një buxhet të ekuilibruar, ka shlyer borxhet, ka reformuar sistemin e arsimit. Argumenti kryesor i Jeb Bushit është: nëse duhet të përsëritet historia e suksesit të Floridës në nivelin kombëtar, atëherë ai duhet votuar për presdient.

Soric Miodrag Kommentarbild App

Miodrag Soric

Faktikisht Jeb Bush e ka treguar, se ai mund të qeverisë. Kjo e dallon atë prej konkurrentëve. Si prej senatorit të ri Marco Rubio, i cili gjithashtu vjen nga Florida, ashtu edhe prej Hillary Clinton, që ka qenë senatore në Nju Jork. Këta dhe të gjithë bashkëkonkurrentët e tjerë asnjëherë nuk kanë qenë në krye të një qeverie. Pikërisht ky fakt do t'i influencojë shumë amerikanë në favor të Jeb Bushit.

Ndryshe nga sa e prisnin shumë, ai nuk është distancuar nga klani Bush. Nëna e tij Barbara ishte ulur pranë tij, kur ai shpalli kandidaturën. Pak para fjalimit të tij ai telefonoi me të atin 91 vjeçar - dhe publikoi fotografinë përkatëse. Distancimin ndaj Bushëve të tjerë shumë republikanë do t'ia zinin për keq atij. Natyrisht që taktika është pjesë e biznesit në luftën elektorale në SHBA. Por, ju lutem, jo kur është fjala për familjen.

Jeb Bush vërtetë nuk është ndonjë orator i madh. Por ai duket autentik, i besueshëm dhe i natyrshëm. Ai e quan veten "i tërhequr në vetvete". Askush nuk do ta kritikojë atë për këtë, as zgjedhësit në SHBA. Fjalimi i Bushit në Florida ka bërë që ai sërish të fitojë disa pikë. Por ndërkohë ai e ka humbur statusin e të qenit favorit. Për këtë ka influencuar udhëtimi i Jeb Bushit në Europë. Në SHBA ky udhëtim thuajse nuk u perceptua fare nga opinioni. Ndryshe nga bashkëkonkurrentët e tjerë republikanë ai vizitoi Gjermaninë, Poloninë dhe Estoninë e nuk përhapi asnjë marrëzi në këto vende. Edhe kjo do t'i ndohmojë atij në rrugën e gjatë e plot pengesa të kandidaturës për president. Kush do ta fitojë në fund garën tek republikanët? Eshtë ende shumë herët për një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje.