1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Një njeri që e donte lirinë

Guido Westerwelle - një karakter i brishtë. Ai i drejtoi liberalët drejt sukseseve të pamenduara por edhe drejt krizës më të thellë në historinë e tyre. Një vlerësim personal nga kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff.

Guido Westerwelle ishte një ndër lieberalët më të sukseshëm të kohës së pasluftës. Dhe njëri ndër më fatkeqët. Ai e drejtoi partinë liberale FDP në majat e paimagjinuara dhe ishte përgjegjës për humbjen më të thellë të saj në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai ishte për një liberalizëm politik dhe një liberalizëm personal të jetuar, për të cilin kishte rëndësi vetëm një gjë: liria. Liria e qytetarit dhe liria e shoqërisë. Ai e jetoi atë. Duke u "shfaqur" se është homoseksual - për një politikan ky një hap i guximshëm në publik.

Orator që ia kishin frikën

Por Guido Westerwelle edhe polarizonte. Ai, i cili në marëdhëniet personale mund të ishte i lirë, zemërgjerë, i hapur dhe i përkushtuar, konsiderohej si një neoliberal i akullt. Për këtë influenconte edhe retorika e tij po aq brilante. Askush tjetër nuk mund të fliste më mirë, më me mprehtësi dhe ironi, sa ai. Ndaj atij ia kishin frikën dhe e respektonin. Por nuk e donin. Fjalimet e tij therëse në Bundestag e në fushatat elektorale kundërshtarët i interpretonin si arrogancë. Por shpesh ai ishte kundrejt tyre thjesht superior.

Kudascheff Alexander Kommentarbild App

Alexander Kudascheff

Ora e tij e vërtetë trokiti në zgjedhjet parlamentare 2009. Ai e udhëhoqi partinë FDP drejt fitores, të paimagjinueshme deri atëherë me gati 15% të votave. Këtë FDP-ja nuk e kishte përjetuar asnjeherë që nga viti 1949. Liberalët dukej se ndodheshin në rrugën për të qenë më shumë se sa vetëm parti për krijim mazhorance. Zgjedhjet Westerwelle i fitoi me premtimin: Do të vijë një reformë fiskale, që do të krijojë një sistem tatimesh më të drejtë, më të thjeshtë, më korrekt dhe më të kuptueshëm për qytetarët. Por gjatë javëve të bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës Westerwelle lëshoi pe dhe hoqi dorë prej kësaj - e madje ai votoi për një zbritje të tatimit mbi vlerën e shtuar për pagesën e fjetjeve në hotel. Një gabim i pandreqshëm politik. E për më tepër ai e votoi këtë në radhë të parë për t'u bërë ministër i jashtëm.

Endrra e jetës

Kjo ishte ëndrra e tij në jetë: të ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Në gjurmët e Hans-Dietrich Genscherit, i cili e kishte mbajtur për 18 vjet këtë post dhe ka qenë e vazhdon të jetë edhe sot babai i FDP. Por si ministër i Jashtëm ai veproi në mënyrë jo fatlume. Madje edhe vendimet e arsyeshme - si p.sh. mospjesëmarrja në bombardimin ushtarak të Libisë - iu kthyen në dështime politike. Pas dy vjetësh dhe një serie dështimesh të rënda në zgjedhje ai hoqi dorë nga posti i kryetarit të partisë - por qendroi ministër i Jashtëm. Këtij posti ai nuk arriti më t'i japë vulën e tij. Me humbjen e madhe në zgjedhjet parlamentare 2013 - kur për herë të parë në mbarë federatën FDP nuk arriti të kalojë pragun e përfaqësimit prej 5% - mori fund karriera e tij politike. Ky ishte dështimi më i rëndë për Westerwellen. Sepse ai u bë përgjegjës për humbjen e pashembullt të partisë. Që nga ajo kohë ai ishte në pension politik.

Në këtë fazë atë e preku leuçemia. Ai luftoi kundër saj. Por pa rezultat. Westerwelle ishte një politikan me aftësi të jashtëzakonshme. Një orator i shkëlqyer. Një njeri, që ishte për lirinë dhe që e jetoi atë. Jo konvencional. I guximshëm. Një njeri, që e kërkonte skenën, e donte atë - dhe që vuante rëndë prej kritikës lënduese të medias. Pas paraqitjes së tij shpesh therëse e plot vetëdije fshihej një karakter i brishtë. Ai mbetet një politikan që ka guxuar shumë. Që e ka vënë në lëvizje republikën. Dhe që u ka treguar liberalëve, se në Gjermani është e mundur edhe diçka e pamendueshme më parë.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj në fund të këtij artikulli. Ne i mirëpresim komentetet tuaja!

DW.COM