1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Një luftë e gjatë është përpara

Konferenca kundër terrorizmit në Paris nuk solli gjëra të reja. Rëndësi ka që tani të veprohet kundër milicëve terroristë të IS, mjaft është folur. Për hulumtimin e arsyeve ka kohë më vonë, mendon Bernd Riegert.

Presidenti i Francës Hollande Hollande thirri në Paris një konferencë kundër milicisë terroriste të IS. 26 shtete dërguan përfaqësues, por vetëm një president erdhi, ai i Irakut, vendi i cilë ndodhet në vështirësi të mëdha. Të tjerët ishin ministra të jashtëm. Disa javë më parë Hollande njoftoi për një takim të madh të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Por takimi nuk qe i tillë. Kjo mund të ketë të bëjë me faktin se koalicionin kundër organizatës së pamëshirshme terroriste ekziston. Në Paris kjo konfirmua edhe një herë tjetër. Shtetet e Bashkuara ka kohë që kanë organizuar atë, që presidenti francez e përsëriti tani. Në samitin e NATO-s në Uells dhjetë ditë më parë Presidenti Obama mblodhi të gatshmit nga kampi perëndimor. Presidenti Hollande ishte aty, por politikani i dobësuar brenda vendit deshi të shkëlqejë edhe një herë vetë.

Në udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme ministri i Jashtëm i SHBA Kerry ditët e fundit mundi të marrë premtimin e dhjetë shteteve arabe për një koalicionin relativisht pa detyrime. Natyrisht se nuk bën dëm, në qoftë se shtetet takohen edhe një herë në Paris, por vendime me të vërtetë të reja nuk u morën në konferencën kundër IS. Britania e Madhe dhe Franca vetëm paralajmëruan se mund të marrin pjesë në sulmet ajrore të SHBA. Shtetet arabe premtuan përsëri, atë që duhet të ishte bërë me kohë: ata duan t'u mbyllin më në fund milicëve rubinetin financiar. Sepse islamikët gjakatarë janë financuar në pjesën më të madhe nga donacionet dhe grantet nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjermania dhe vende të tjera duan që të furnizojnë me armë kundërshtarët kurdë të IS dhe të kujdesen për trajnimin me armë. Ata duhet të ndalojnë edhe kryerjen e bizneseve të naftës, që "shteti islamik" vazhdon të bëjë.

Bernd Riegert

Bernd Riegert

Sulmet nga ajri dhe armatimi më i mirë i kurdëve nuk do të mjaftojnë, për të "asgjesuar trupat e IS, siç kërkon kryeministri britanik Cameron. Nga CIA numri i terroristëve vlerësohet të jetë 30.000. Ata nuk veprojnë vetëm në shkretëtirë, por janë vendosur edhe në qytete dhe zona të banuara. Këto milicë nuk do të mund të munden nga ajri, pa marrë në konsideratë humbje të mëdha në popullsinë civile. Në fund do të nevojiteshin trupa tokësore, nëse synohet me të vërtetë që të çarmatosen milicët e IS. Por a dëshirohet një gjë e tillë? Synimet, që u formuluan në Paris, janë më modeste dhe pak konkrete. Terroristët duhet të "dëbohen", thuhet në deklaratën e përbashkët. Të dëbohen për ku? Në Siri, Turqi, Liban? Me sulme nga ajri koalicioni vetëm mund të frenojë përhapjen e mëtejshme të bandave brutale, më shumë jo.

Pjesëmarrësit e konferencës duan të respektojnë në hapat e tyre të drejtën ndërkombëtare, ndryshe prej luftës në Irak në vitin 2003, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre marshuan pa mandatin e OKB-së. Për një mandat të OKB-së nevojitet aprovimi i Kinës dhe i Rusisë. Që Moska të bindet për pjesëmarrje me krizën në Ukrainë, është për fat të keq e vështirë të besohet.

Meqenëse koha është një faktor vendimtar, SHBA nuk do të mund të presin shumë gjatë Rusinë, apo OKB dhe do të bombardojnë edhe pa mandat të OKB-së zonat, ku tërhiqen milicët terroristë të IS në Siri. Luftimi i terrorit, i cili mund të kalojë lehtë nga Irak dhe Siria në Europë dhe SHBA, do të ishte në fakt një detyrë e përbashkët për aleancën ushtarake NATO, Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE), apo për BE.

Kur çështja bëhet me të vërtetë serioze, marrëveshjet ndërkombëtare me sa duket nuk vlejnë shumë. As NATO, as BE nuk mund të arrijnë të kenë një linjë unike. Në Paris kanë shkuar disa anëtarë të veçantë. Shërbimet sekrete vlerësojnë, se në Europë 2000 vetë të trajnuar të organizatës terroriste IS presin për të vepruar. Rreziku pra është shumë real, sidomos në shtetet e mëdha të NATO-s dhe BE, Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani. Një francez i trajnuar nga IS, ka vrarë ndërkohë katër njerëz në Belgjikë. Koha nuk pret, duhet punuar së bashku në Europë, të mos i mbyllim syrë dhe të mendojmë si në të kaluarën, se do këtë ta rregullojnë SHBA. Nuk ka as kohë më për t'u fshehur pas argumentit se SHBA me luftën kundër Irakut në vitin 2003 janë fajtorë për situatën kaotike në vend dhe për forcimin e milicëve terroristë. Është e mundur, por edhe pjesa tjetër e botës ka bërë një sy qorr, që kur që nga viti 2006 u bë e qartë se në Irak po krijohej një organizatë terroriste islamiste, që vendoste bomba dhe vriste. Ajo shpesh e ka ndërruar emrin, derisa më në fund u kthye në kërcënimin, që ne shohim sot. Qindra civile ka vrarë IS, dhe paraardhësit e tij, në mënyrë brutale vitet e kaluara. Kjo është ndjerë shumë pak në shtypin europian. Vetëm pas rrëzimit spektakular të mijëra refugjatëve në Irak dhe prerjes bestiale të kokave të ndërkohë tre perëndimore javët e fundit politika është zgjuar.

Presioni është shtuar aq shumë, saqë presidenti amerikan Obama në kundërshtim me synimin e tij duhet të veprojë ushtarakisht. Presioni është shtuar aq shumë, saqë qeveria gjermane çon për herë të parë armë në një zonë krize. Presioni çon në konferenca të tilla, si ajo e Parisit. Presioni duhet të çojë aty, që koalicioni i të gatshmëve të na çlirojë nga kërcënimi prej terrorit. Mjetet e shpallura deri tani nuk do të jenë të mjaftueshme.

LINK: http://www.dw.de/dw/article/0,,17923075,00.html