1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Një fitore e vullnetit

Gjermania i kishte orët e numëruara, po lëkundej dhe u ngrit sërish në këmbë. Në një finale intensive e plot emocione kombëtarja në fund fitoi, sepse ajo donte më shumë, mendon gazetari i sportit në DW, Joscha Weber

Teksa të gjithë të shpenguar kërcenin rreth trofesë, gjithçka dukej fare e lehtë. Kupa e Kampionatit Botëror të Futbollit ndodhej mbi bar dhe lojtarët e kombëtares gjermane hidhehsin me furi përreth saj duke ngritur duart lart, sikur të mos kish ndodhur asgjë. Çasti i gëzimit të madh çlironte energji, që në fakt ishin konsumuar prej kohësh pas një loje, që i ngjante një beteje. 120 minuta luftë ekstreme kishin kaluar duke lënë gjurmë. Në fytyrën e Bastian Schweinsteiger një e çarë, që pati shkaktuar gjakderdhje të fortë. Disa herë gjatë ndeshjes Schweinsteiger u rëzua, pas dyluftimeve të ashpra madje edhe pas kontraktimeve, që e tronditën trupin e tij të raskapitur. Megjithatë Schweinsteiger sërish ngrihej duke u kthyer kështu në një simbol të mbrëmjes.

Pak pasi ai nën brohoritjet e tifozëve gjermanë sërish prekte barin në fushë, ky ekip gjerman tregonte karakter. Ekipi sërish fuqizohej përballë kundërshtarit të barazvlesfhëm, Argjentinës, kundër bixhozit të penalltive që kërcënonnte, kundër raskapitjes. Gjithçka u hodh në short nga e para në fazën përfundimtare me zgjatjen e lojës dhe kjo u shpërblye: Pasim Schürrle, pritje Götze, finalja, gol! Kjo ishte goditja vdekjeprurëse për njëmbëdhjetëshen agjerntinase - dhe një shpërblim për ekipin gjerman, që luftonte me vetësakrifikim. Ndaj ekipi e meritoi këtë titull.

Brasilien Fußball WM DW-Reporter Joscha Weber

Gazetar sporti i DW, Joscha Weber

Për një kohë të gjatë kjo ndeshje vazhdimisht ndodhej në prag të dështimit. Të dy ekipet në këtë finale bënë gabime të mëdha, të dy donin të shfrytëzonin reciprokisht gabimin e tjetrit, por pa rezultat. Me ecurinë e lojës sa më shumë kalonte koha u bë e qartë, se goli i parë do të ishte vendimtar. Këtë gol në fund e bëri Gjermania, sepse ajo donte më shumë fitoren. Kombëtarja gjermane ishte e gatshme të shkonte deri në ekstrem të konsumonte edhe shkëndijën e fundit të forcës fizike. Një arritje e jashtëzakonshme fizike dhe psikike, që meriton respektin më të madh.

Kjo vlen edhe për trainerin e kombëtares. Një njeri, që vazhdimisht ka polarizuar, kokëfortësia dhe këmbëngulja e të cilit në idetë e veta taktike ndonjëherë ka ngjallur shumë kritika. Ashtu si ekipi i tij edhe Joachim Löw ka kaluar një proces zhvillimi, që herë herë ka pasur ulje-ngjitje të forta, por që në mënyrë të vazhdueshme ka pasur një qëllim: suksesin. Löw formësoi një brez të tërë lojtarësh në një ekip të vërtetë, në të cilin egoizmat s'kanë vend. Madje edhe më shumë mirënjohje meriton ai për faktin, se ai ishte i gatshëm t'i vinte në pikëpyetje idetë e veta për një futboll estetik, të lejonte diksutimin kritik mbi konceptin e tij, në mënyrë që në fund t'i përvishej punës - e gjithçka të bëhej për qëllimin e madh: titullin e kampionit. Respekt zoti trainer i kombëtares, ju ia arritët qëllimit!