1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Ndihmë pas ndihme për Greqinë

Edhe pse parlamenti gjerman votoi pro paketës së tretë të ndihmave për Greqinë shumë deputetë e dinë se kjo nuk do të jetë e fundit, mendon Sabine Kinkartz.

"Dita e marmotës", - quhej një film i viteve nëntëdhjetë, në të cilin për një prezantues arrogant të motit ndalon koha. Kështu ai zgjohet vazhdimisht në mëngjesin e 2 shkurtit dhe i duhet përjetojë në mënyrë të përsëritur të njëjtën rutinë. Një qerthull pa rrugëdalje. Po çfarë ka të bëjë kjo me paketat e shpëtimit për Greqinë? Disa gjëra.

Edhe paketa e tretë e ndihmës nuk do të ofrojë asnjë mënyrë për të dalë nga kriza, por vetëm do të çimentojë status quo-në, kjo është e sigurt! Ajo mund të ndryshojë pak drejtimin për shkak të rindërtimit për herë të parë të shtetit grek. Megjithatë, kjo nuk e zgjidh problemin themelor. 54 nga 86 miliardë eurot e planifikuara, pra pjesa më e madhe e parave do të shkojnë për larjen e borxheve. Merren pra borxhe të reja për të paguar borxhet e vjetra. Por dhe ky borxh i ri duhet të paguhet dikur. Me çfarë?

Si do të merren do të jepen

25 miliardë euro të tjera do t'i marrin bankat greke që përndryshe do të falimentonin. Edhe një herë. Pak do të rrjedhë në buxhetin kombëtar grek, por ato në fakt janë shpenzuar tashmë. Sepse llogari të hapura ka mjaft në Athinë. Paratë do të harxhohen shpejt, sapo të arrijnë në Greqi. Dhe pastaj?

Sabine Kinkartz

Sabine Kinkartz

Siç u tha, paketa e tretë e ndihmës është e lidhur me detyrime si rindërtimi i shtetit, i ekonomisë dhe i shoqërisë në Greqi. Duhet të krijohet një menaxhim efektiv financiar, duhet të hiqen privilegjet e taksave dhe duhet luftuar ekonomia ilegale dhe korrupsioni, duhet krijuar një rrjet i sigurisë sociale. Kjo tingëllon e arsyeshme. Por a mjaftonjnë kërkesat për ta shndërruar një shtet jofunksional në një shtet funksional? Apo ka nevojë për më shumë? Dhe sa shpejt mund të bëhet e gjitha kjo? Sigurisht jo brenda natës.

Greqia është zhytyr në borxhe

Çfarë vijon nga kjo? Përgjigja është e qartë: pas paketë ssë tretë të ndihmës do të vijojë e katërta dhe pas saj një e pestë, e kështu me radhë. Gjithsesi, nëse gjërat shkojnë si deri tani. E kështu kthehemi përsëri tek marmota. Prezantuesi arrogant i motit gjen në fund një mënyrë për të dalë nga gracka e kohës, sepse ndryshon. Këtë duhet ta bëjnë gjithashtu dhe kreditorët e grekëve. Por ata duhet të pranojnë fillimisht se nuk do t'i shohin më kurrë paratë e tyre, sado të përpiqen për ta zëvendësuar borxhin e vjetër me borxhe të reja.

Por ata duhet gjithashtu të pranojnë dhe të nxjerrin konkluzione. Nuk është e mjaftueshme që të zgjatet maturimi i kredisë dhe të pezullohet përkohësisht borxhi. Këto janë vetëm marifete që kanë për qëllim të sjellin përsëri në bord FMN-në (Fondi Monetar Ndërkombëtar). FMN-ja këmbëngul për faljen e borxheve, evropianët e refuzojnë këtë duke iu referuar pengesave ligjore.

Investimet janë të nevojshme

Por a nuk thuhet që ku ka vullnet gjendet edhe një rrugë? Atëherë miliardat e ndihmave nuk duhet të përdoren për kthimin e borxhit por mund të përdoren për investime. Por për këtë ka nevojë edhe për një plan për mënyrën se si ekonomia mund të ndërtohet gradualisht. Kjo do të thotë që Greqisë t'i hapet rruga për fondet evropiane, që janë në dispozicion për investime. Fjala është për 36 miliardë euro deri në vitin 2020, por që nuk mund të tërhiqen për momentin, për shkak se mungonjnë burimet e vetë shtetit. A nuk mundet që për Greqinë kuota e fondeve vetiake të kalojë në zero?

Në Bundestagun gjerman, ka një numër mjaft të madh parlamentarësh që ka shumë kohë që mendojnë këshu. Por ata nuk përbëjnë shumicën. Ata votuan përsëri në këtë 19 gusht, kundër "ndihmës stabilizuese", e cila stabilizon vetëm një gjë, status quo-në. Por ndoshta në rast se do të duhet të votohet për një paketë të katërt, të pestë apo të gjashtë në miliarda mund të shtohet presioni. Ne do të takohemi përsëri, së shpejti, në qerthullin kohor me emrin ndihma për Greqinë.