1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Ndërhyrje në Siri po, por jo me ne

Shefi i NATO-Rasmusen kërkon ndërhyrje në Siri, por duart i ka të lidhura. Ky rol spektatori nuk i përshtatet Rasmussenit, mendon Bernd Riegert në komentin e tij.

DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të godiste me dëshirë për të ndëshkuar sundimtarin sirian për përdorimin e gazit helmues. Por ai nuk e bën dot, sepse aleanca ushtarake në krye të së cilës është Rasmussen, i ka lidhur duart dhe po pret një herë. Ndërsa kryediplomati i NATO-s pas shqyrtimit të dokumenteve të shërbimeve sekrete është i bindur se regjimi i Assad-it i ka hedhur granatat me gaz helmues, të 28 shtetet anëtare të NATO-s nuk janë aq të vendosura dhe presin më mirë SHBA, fuqinë udhëheqëse të aleancës. Për të mbajtur diktatorët e tjerë larg nga përdorimi i gazit helmues duhet ndërhyrë, kërkoi Rasmussen. Thirrja u drejtohej natyrisht SHBA dhe fuqive drejtuese të NATO-s, që do të ishin ushtarakisht në gjendje, të kryenin sulme kundër pozicioneve të presidentit Assad.

NATO si organizatë nuk duhet të veprojë, sepse ajo mund të bëhet aktive, nëse shtetet anëtare janë dakord dhe kërkojnë ndihmë. Prej kësaj jemi ende milje larg. Dhe kjo e mërzit Anders Fogh Rasmussenin, i cili, kur ishte kryeministër i Danimarkës, mbështeti fort presidentin amerikan George W. Bush, kur ai marshoi në Irak. Ndryshe nga rasti i ndërhyrjes së NATO-s në Libi para dy vjetësh sot nuk ka mandat të OKB-së, prej të cilit ai mund të merrte të drejtën për të përdorur forcën. Në fakt NATO e nisi luftën për Kosovën në vitin 1999 edhe pa mandat të OKB-së, por atëherë shtetet e NATO-s kishin rënë dakord mes tyre dhe SHBA prinë me vendosmëri.

Deutsche Welle Bernd Riegert

Bernd Riegert

Në rastin e Sirisë situata është e ngatërruar. Sepse NATO nuk ka rol. Britania e Madhe dhe Gjermania për arsye të ndryshme nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë. Vetëm Franca si e vetmja aleate evropiane e SHBA-së në NATO. Sikur Anders Fogh Rasmussen të kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë, aleanca e madhe ushtarake do të qëndrojë si spektator. Kjo është në fakt e kundërta e asaj, që NATO-ja e re synonte të bëhej pas luftës së dytë botërore. Pas luftës të stërgjatur në Afganistan tek anëtarët e NATO-s është përhapur një mungesë dëshire për aventura out of area. Rreziqeve, që janë vështirë të parashikohen, nuk dëshiron t'u hyjë më askush. Këtu nuk sjellin ndonjë dobi as apelet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

I vetmi rol, që luan NATO në kuadër të konfliktit të Sirisë, është mbrojtja e vendit anëtar Turqisë. Raketat mbrojtëse Patriot nga Gjermania, Hollanda dhe SHBA janë stacionuar me kërkesë të Ankarasë në juglindje të Turqisë. Sikur Siria në rast të një ashpërsimi tjetër të konfliktit të sulmojë Turqinë, kartat do të përziheshin nga e para. Ky do të ishte i ashtuquajturi "rast i aleancës" sipas nenit 5 të kartës së NATO-s. Atëherë NATO nuk do të bënte vetëm sehir.