1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Merkel me kusht

Pas sondazhit, Angela Merkel qeveris me kusht dhe i jepet kartela e verdhë për politikën ndaj refugjatëve. Megjithatë qytetarët e Gjermanisë nuk duan ndryshim: atmosfera politike mbetet e qendrushme, mendon Jens Thurau

Sondazhi do ta verë në mendime edhe vet kancelaren, prej së cilës vazhdimisht dëgjohet, se ajo nuk u kushton ndonjë rëndësi të madhe anktetimeve. 65 përqind e të pyeturve janë të pakënaqur me politikën e saj të azilit dhe refugjatëve. Kjo kuotë është aktualisht shtatë përqind më e lartë se në prill. Se me çfarë ka të bëjë kjo del qartë në një pozicion tjetër të sondazhit: nga anketimi i parë deri në këtë aktualin kanë ndodhur sulmet islamiste në Vyrcburg dhe Ansbah si dhe sulmi në amok në Mynih. E qysh prej këtyre sulmeve vlerësimi për punën e kancelares nga 59 përqind ka rënë tani në 47 përqind. Ai që e kritikon më shumë atë, kryetari i partisë kristiansociale Horst Seehofer, ka mundur të përfitojë po me të njëjtën vlerë sa ka rënë rivalja e tij. E kjo madje në nivelin e Gjermanisë e jo vetëm në Bavari, ku ai qeveris.

Një tendencë e qartë: shqetësimet e qytetarëve duhen marrë seriozisht!

Natyrisht: sulmi në amok në Mynih nuk kish të bënte me politikën e Merkelit ndaj refugjatëve, e po ashtu edhe dy atentatorët islamistë, që kryen krimin në Vyrcburg dhe Ansbah, ndodheshin prej kohësh në vend, e nuk kishin ardhur pasi Merkeli - siç thonë kritikët e saj - hapi të gjitha portat. Por pasiguria e njerëzve po bëhet tani e ndjeshme: 76 përqind, një shumicë e konsiderueshme, i druhen sulmeve të mëtejshme në Gjermani. Mbizotëron një ndjesi, se kancelarja nuk i merr me seriozitet shqetësimet e njerëzve. Shkak për këtë është edhe stili i saj i politikës së pritjes. Vetëm disa ditë pas sulmeve Merkel u kthye nga pushimet në Berlin dhe doli para mediave. Kjo tregon, se ajo ka nerva të forta dhe do ta shmangë histerinë. Por njerëzit kjo me sa duket i mbingarkon.

Perëndim i yllit? Në fakt jo...

Po tani? A i ka perënduar ylli kancelares kristiandemokrate, njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes në post? Jo, shifrat nuk flasin për këtë. Njerëzit me sa duket janë mjaft të vëmendshëm. I njëjti Horst Seehofer, vlerat e të cilit janë rritur fuqishëm në elektorat, në fakt humbet: sepse 64 përqind e të pyeturve thonë, se për partinë kristiansociale janë më të rëndësishme interesat e veta, se sa suksesi në qeverisje. Grindavecët nuk bëjnë figurë të mirë.

Thurau Jens Kommentarbild App

Jens Thurau

Madje edhe pse rritet kritika ndaj Merkelit, qytetarët nuk shohin me sa duket asnjë alternativë veç kësaj zonje në kancelari. Atmosfera politike i përballon çuditërisht në mënyrë solide luhatjet sa i përket prefrencës ndaj Merkelit. Nëse tani do të kishtezgjedhje parlamentare, kristiandemokratët dhe kristiansocialët do të mbeteshin të pa ndryshuar në kuotën 34 përqind. Populistët e djathtë, AfD, nuk mund të përfitojnë prej frikës nga terrori dhe mbeten tek 12 përqind, ndonëse vlen të theksohet që këtu kanë influencuar edhe grindjet brendapartiake të shfaqura në publik. Me flajë të tjera, anketimi thotë: kartelë e verdhë, zonja Merkel qeversni edhe më tej, por tani me kusht dhe kuptojeni se ne qytetarët kemi shqetësime.

Një gjykim i qartë ndaj Erdoganit

Për Merkelin mund të jetë delikate situata nëse ajo dotë vazhdojë t'i përmbahet (kështu siç po duket) marrëveshjes për refugjatët me Turqinë. Njëzëri njerëzit e dënojnë, atë që po ndodh tani në Turqi. 90 përqind e shohin demokracinë atje të rrezikuar. Ata i kërkojnë Gjermanisë një kurs të qartë: në rast nevoje Merkel duhet ta anulojë marrëveshjen, pra në çdo rast: jo heqje vizash për turqit. Këtë e thonë 70 përqind e të anketuarve.

Nuk ka askënd tjetër, që njerëzit t'i besojnë, se mund të marrë frenat në vend të kancelares. Sidoqoftë Angela Merkel s'mund të jetë më e qetë.