1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: më shumë se një shenjë solidariteti

Kërcënon një shkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në lindje të Ukrainës. Kancelarja gjermane mbështetet te diplomacia dhe i jep kështu sinjale të qarta jo vetëm Kievit por edhe Moskës, mendon Bernd Johann.

A mund të shmanget një shkallëzim i mëtejshëm? A ka të ngjarë që mes Rusisë dhe Ukrainës të shpërthejë një luftë e hapur? Kush dëshiron të gjykojë për vizitën në Kiev të Angela Merkelit duhet të ketë parasysh gjendjen dramatike atje. Çdo ditë në luftimet në lindje të Ukrainës vdesin njerëz. Dhe vuajtja mund të shtohet në mënyrë drastike nëse ushtria ukrainase do të sulmonte qytetet e mëdha Donjeck dhe Luhanskt dhe, edhe më keq, nëse Rusia do të ndërhynte hapur ushtarakisht në luftë.

Vizita e Merkelit në Kiev në këtë situatë të shkallëzuar është një sinjal i fortë për palët në konflikt. Me vizitën e saj një ditë para përvjetorit të ditës së pavarësisë të Ukrainës, në të cilën vendi kujton shkëputjen nga sundimi sovjetik, kancelarja gjermane bëri të qartë se sovraniteti i Ukrainës dhe e drejta e saj për vetëpërcaktim duhet të respektohen - edhe nga Moska.

Merkeli ushtron trysni për një zgjidhje politike. Ajo dhe mikpritësi i saj, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ishin të një mendje që përpjekjet e fundit diplomatike për shtensionimin e situatës nuk duhet të dështojnë.

Merkel dhe Poroshenko në një linjë

Kancelarja gjermane shprehu në mënyrë demonstrative mbështetjen e saj për Poroshenkon. Merkeli premtoi ndihmë masive finanicare, e cila duhet të përdoret në radhë të parë për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar në lindje të Ukrainës dhe për ndihmat për refugjatët. Poroshenko përdori në këtë kontekst emërtimin "Plani Merkel" si një analogji për planin e famshëm Marshall për rindërtimin pas Luftës së Dytë Botërore. Krahasimi ndoshta është pak i tepruar, por tregon megjithatë se sa në vështirësi e sheh vendin e tij presidenti ukrainas.

Bernd Johann

Redaktori i DW, Bernd Johann

Merkel dhe Poroschenko e dinë se konflikti nuk mund të zgjidhet vetëm ushtarakisht. Janë të nevojshme edhe koncepte politike. Presidenti ukrainas kërkon t'i përmbahet planit të tij të paqes për lindjen e Ukrainës, në të cilin bëjnë pjesë oferta për autonomi dhe struktura federale për rajonet e vendit. Por edhe ai e ka të qartë ashtu si Merkel se të gjitha këto plane mund të realizohen vetëm nëse Rusia kontribuon për paqe.

Shpresë për ndryshim qendrimi nga Rusia

Kjo vlen para së gjithash për synimin e arritjes së armëpushimit, i cili mund të funksionojë vetëm nëse përmes kufirit rus nuk hyjnë më armë dhe luftëtarë në Ukrainë. Pasi në këtë mënyrë Rusia merr pjesë në masë të konsiderueshme në luftën në lindje të Ukrainës. Njëkohësisht Kremlini i kundërvihet me provokimeve vazhdimisht të reja të gjitha përpjekjeve për ndërmjetësim, së fundi me anë të një konvoji të kontestuar ndihmash, i cili një ditë para vizitës së Merkelit hyri pa lejen e Kievit në territorin shtetëror ukrainas.

Kancelarja protestoi ndaj këtij veprimi edhe në një telefonatë me Putinin. Gjatë vizitës së saj në Kiev ajo nënvizoi tani në mënyrë demonstrative unitetin dhe sovranitetin shtetëror të Ukrainas dhe vuri një theks tjetër të rëndësishëm, saktësisht 75 vjet pas nënshkrimit të paktit Hitler-Stalin në Moskë. Me këtë pakt dy diktatorët patën ndarë dikur Evropën Lindore dhe vendosur kufinjë të rinj kundër vullnetit të popujve.

Pas pak ditësh në kryeqytetin bjellorus Minsk në takimin e planifikuar mes presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe kreut të Kremlinit Vladimir Putin, në prani të përfaqësuesve të BE-së do të shihet nëse është i mundur një shtensionim i situatës. Merkeli nuk do të jetë e pranishme në bisedimet në Minsk. Por ajo e shfrytëzoi vizitën e saj në Kiev për të bërë të qartë kundrejt Putinit se kufijtë e Evropës duhet të respektohen dhe diplomacia është rruga e vetme për paqe në lindje të Ukrainës.

DW.COM