1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Më shumë mirëkuptim për Poloninë

Atentatorët e Brukselit i bënë një shërbim të madh populistëve të djathtë në Europë. Polonia e reduktoi ndjeshëm pranimin e refugjatëve. Bartosz Dudek mendon se megjithatë nuk është ky problemi kryesor i Europës.

Fillimisht u shpreh ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Zbigniew Ziobro. Kuptohet qartë, tha ai, se faji për terrorin qëndron në Gjykatën Kushtetuese të Belgjikës. Kjo gjykatë ka ndalur projektligjet më të rëndësishme të qeverisë, që kërkojnë pajisjen e policisë me kompetenca të posaçme.

Kuptohet pse bëhet kjo deklaratë, po të kujtosh nga ana tjetër paralizimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë. Kryeministrja Beata Szydlo pak orë më vonë shtoi se për shkak të zhvillemeve të fundit, Polonia nuk e sheh veten të aftë të pranojë 11.000 refugjatët sipas planit, një premtim ky i qeverisë paraardhëse. Mediat spekulojnë madje nëse duhet mbajtur edhe Dita Botërore e Rinisë Katolike e planifikuar këtë verë me Papa Françeskun në Krakov. Me këtë vrasësit e Brukselit arrijnë - posthum - një fitore politike.

Përfituesit nga ndarja europiane

Europa, e cila para pak ditësh gjeti një emërues të përbashkët me ujdinë e arritur me Turqinë për çështjen e refugjatëve, tani ndahet sërish dhe lejon të frikësohet. Kuptohet kush janë ata që përfitojnë nga këto “suksese”. Nuk janë vetëm populistët e djathtë polakë, gjermanë, francezë apo britanikë. Dikush tjetër fërkon duart në Moskë. Vladimir Putini, i cili në politikën e tij prej kohësh ndjek parimin e vjetër romak „Divide et impera“- përça e sundo.

Dudek Bartosz Kommentarbild App

Bartosz Dudek

Qeverinë nacional-konservatore polake mund ta kritikosh sigurisht për mungesën e solidaritetit e instrumentalizimin e atentateve me qëllim përmirësimin e vlerave në sondazhe, por kush vë me shpatulla pas muri vetëm polakët, duhet të shohë njëherë edhe para derës së shtëpisë së vet. Edhe Britania e Madhe, Franca, vende që kanë shumë më tepër përvojë me shoqëritë multikulturore se Polonia, të thonë mirupafshim kur vjen puna tek shpërndarja e refugjatëve. Arsyeja dihet: Përfytyrimi se banorja tjetër e Pallatit Elysee mund të quhe Marine Le Pen nuk është edhe aq i largët si para disa kohësh. Nga ana tjetër edhe prania e Britanisë së Madhe në BE është me pikëpyetje. Disa mijëra refugjatë, që edhe vetë nuk kanë dëshirë të qëndrojnë në Poloni, janë vërtet një shumë që mund të neglizhohet -„quantite negligable“.

Prandaj Gjermania dhe Europa do të bënin mirë po qe se përqëndrohen tek ajo që është më kardinale - pra tek siguria jonë. Varshava, sa kohë që atje nuk shkelen të drejtat e njeriut, mund të trajtohet me mirëkuptim të arsyeshëm. “Ndryshim përmes afrimit”, dialog dhe durim - kjo është receta për momentin, sigurisht me vetëdijen se Polonia e ka ndërkohë një shoqëri të fortë civile. Problemet kryesore të Europës nuk gjenden në Visla (lumë në Poloni më shumë se 1000 km i gjatë, shën.red.).

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të këtij artikulli. Ne ju mirëpresim!