1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Lufta për sigurinë e brendshme

Thomas de Maizière ndërkohë është në fokus si asnjë ministër tjetër. Pas sulmeve në Bavari ai paraqiti masa të reja. Por edhe për arsyen, se ka nisur gara për më shumë siguri, mendon Fabian von der Mark.

Kur ministrat e brendshëm marrin lajme të këqia, ata mendojnë, se duhet t'u përgjigjen dy pyetjeve. Nga njëra anë "si mundi të ndodhë" dhe nga ana tjetër: "çfarë duhet të bëjmë ne, që ta parandalojmë një gjë të tillë?" Përgjigjet "ters" dhe "asgjë" shpesh herë janë më të ndershmet. Por ato asnjëherë nuk dëgjohen. Thomas de Maizière nga partia kristiandemokrate pas sulmit me sëpatë në Vyrcburg, vrasjeseve në amok në Mynih dhe atenbtatit kamikaz në Ansbah, ishte fare pranë të tilla përgjigjeve kur la të kuptohet, se nuk ka siguri njëqind për qind dhe se nuk sheh nevojën emergjente për ligje të reja.

Një ministër i brendshëm e ka të vështirë të kërkojë ligje të reja. Së pari ai duhet t'i kërkojë ato me nismën e tij dhe së dyti me të drejtë qytetarët shtrojnë pyetjen: nëse ka boshllëqe sigurie, përse nuk janë korrigjuar ato me kohë? Thomas de Maizière vitin e kaluar ka reguar mjaft. Me ligjin e integrimit për miliona migrantë - me kryefjalën: mbështeje dhe vënie para përgjegjësisë. Ndaj sulmeve gjatë natës së Vitit të Ri në Këln pasoi ofensiva e de Maizière-it e dëbimeve e orientuar kryesuar ndaj njerëzve nga vendet e Magrebit. Ndaj sulmeve në Bruksel dhe në Paris de Maiziere reagoi me një ligj kundër terrorit, që ndër të tjera synon shkëmbimin më të mirë të të dhënave mes shërbimeve sekrete.

von der Mark Fabian Kommentarbild App

Fabian von der Mark

Pasuan ditët në Bavari që prej shtypit bulevardesk u cilësuan si "java e përgjakshme". Pikërisht në landin, ku partia kristiansociale qeverisësë përfaqëson si thelbin e politikës së saj sigurinë e brendshme. Ndërsa Thomas de Maizière vazhdonte të bënte thirrje për maturi, homologu i tij bavarez deklaronte, maturia është mirë, por tani ka ardhur koha për të vepruar. Ajo çfarë pasoi ishte një katalog kërkesash, të cilat de Maizière duhet t'i ketë ndryshuar. Ai për këtë është bazuar në një analizë të përbashkët të federatës dhe landeve. Zëdhënësi i tij deklaroi: nuk është se qeveria deri më sot nuk ka vepruar. Kjo u pasua me një katalog masash, që i prezantoi kancelarja si një plan prej nëntë pikash në konferencën e saj të shtypit të verës. Tani ministri i Brendshëm merr masa shtesë përtej këtij plani.

Kush e njeh më mirë sigurinë e brendshme?

Jo pa të drejtë thuhet, se ministrat e brendshëm, në rast të ndonjë fatkeqësie kanë gjithmonë masa më të ashpra në sirtar, të cilat nuk guxojnë t'i prezantojnë në kohë qetësie. Thomas de Maizière kohët e fundit nuk ka lënë këtë përshtypje. Megjithatë, tani ndaj kritikës së hapur të partnerëve socialdemokratë të koalicionit qeverisës - "ministri nuk e pajis si duhet policinë" - de Maizière nuk reagon më me qetësi, por i nervozuar. Propozimet e tij kanë efektin, sikur ai do të thotë: "Nëse mendoni, se mund të ofroni më shumë siguri, atëherë thoni një herë 'po', për këto masa".

Tani duhet të mundësohet regjistrimi i më shumë të dhënave dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i atyre që kryejnë vepra penale, të kufizohet e drejta e heshtjes së mjekëve, nëse kjo mundëson parandalimin e akteve penale. Por nuk mjafton vetëm kaq, bashkë me ministrat e brendshëm të landeve nga radhët e kristiandemokratëve e kristiansocialëve duket se de Maizière ka edhe plane të tjera, që përfshijnë edhe ndalimin e përdorimit të burkës e deri tek heqja e nënshtetësisë.

Tema vendimtare e luftës elektorale

Opozita do t'i nënvleftësojë si aksionizëm këto masa dhe do të shtrojë pyetjen përse tani? Ministri i Brendshëm do të justifikohet, se po bëhen përmirësime duke iu referuar gjendjes së rrezikut në Gjermani. Faktikisht de Maizière vepron edhe si një ministër e politikan partiak luajal. Shefja e tij, kryetarja e partisë kristiandemokrate dhe kancelarja, po e ndjen dukshëm ndjenjën e pasigurisë së gjermanëve e shprehur me rënien e vlerave për imazhin e saj. Në anketimet e fundit Angela Merkel ka humbur mjaft pikë.

Në shtator ka zgjedhje për disa parlamente landesh dhe vitin e ardhshëm zgjedhje parlamentare në nivel federate. Nisur nga klima në Gjermani është e qartë, që siguria e brendshme do të bëhet një temë vendimtare në luftën elektorale. Me kërkesat e konkurrencës nga e djathta - më pak myslimanë siç thekson partia AfD - dhe së fundi edhe nga e majta - më shumë polici siç kërkojnë socialdemokratët – kristiandemokratët ndodhen në një garë për më shumë siguri. Dhe kristiandemokrati Thomas de Maizière është në këtë kontekst figura vendimtare.