1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Koment: Lufta për shtetin ligjor ende nuk është e humbur në Rumani

Prej ditësh qindra mijëra vetë protestojnë në Rumani kundër përpjekjes së qeverisë për të zbehur luftën kundër korrupsionit. Vetëm një dorëheqje e kabinetit qeveritar mund ta qetësojë gjendjen, mendon Robert Schwartz.

Një gjysmë milion vetë që protestojnë, kjo nuk ka ndodhur më që pas rrëzimit të diktatorit komunist Çaushesku  para 27 vjetësh. Shoqëria civile në Rumani të shtunën (04.02) arriti një fitore të pjesshme, por sidoqoftë shenjat flasin për një stuhi të mëtejshme.

Kryeministri Sorin Grindeanu dhe kryetari i partisë së tij Liviu Dragnea, presidenti i parlamentit dhe ai që i komandon fijet në prapaskenë në kabinet, janë të kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme. Përpjekja, për ta shpëtuar Dragnean të dënuar për mashtrim elektoral dhe ndërkohë në proces për abuzim në detyrë kanë dështuar. Dragnea, kjo tashmë është e qartë, nuk mund të bëhet më kryeminsitër - pikërisht sepse ai ka rekord penal dhe mbetet i tillë. E megjithatë ai përpiqet bashkë me kolegët e partisë dhe të qeverisë, si edhe me kryetarin e partisë partnere në koalicion pseoduliberalët ALDE, presidentin e senatit Calin Popescu Tariceanu, me të gjitha mjetet që t'i minimizojë demonstratat. Në televizionët "e afërt me të" hamendësohet për komplot ndërkombëtar dhe presidenti Klaus Iohanni bëhëet personalisht përgjegjës për protestat.

Presidenti në anën e demonstruesve

Iohannis liberal-konsrvator iu drejtua Gjykatës Kushtetuese kunder dekretit me procedurë të përshpejtuar duke u pozicionuar kështu përkrah shoqërisë civile. Nga kundërshtarët e tij tani ai - ashtu si edhe në luftën elektorale - demonizohet si "i huaj", si element "jo rumun". Ai i përket minoriteti gjerman në Rumani dhe është evangjelist-lutherian ndryshe nga shumica ortodokse e popullsisë. Mbështetësit e socialdemokratëve, të manipuluar në mënyrë perfekte nga platforma mediale e partisë, e shohin Iohannis tani si tradhëtar të kombit, që gjoja dirigjohet nga larg prej Angela Merkelit. Madje po dëgjohen edhe parulla që e krahasojnë atë me Adolf Hitlerin!

Këto komplote ndërkombëtare kundër Rumanisë, sipas kampit qeveritar, financiohen prej miliarderit amerikan George Soros, prejardhja hungarezo-hebreje e të cilit është perfekte për këtë imazh absurd. Tërësisht në mënyrë të papërgjegjshme Dragnea, Tariceanu & Co. bëjnë fjalë për interesa rajonale politike, që synojnë ndarjen e Rumanisë dhe e përmendin këtë në kontekstin e Hungarisë dhe të Republikës së Moldavisë. Ambasadorët nga vendet partnere të BE-së dhe nga SHBA-ja, që e kanë kritikuar qendrimin e qeverisë, akuzohen se po ndërhyjnë në punët e brendshme. Rumania, ky është lajtmotivi i reagimeve të koalicionit PSD-ALDE, duhet të sensibilizohet për vlerat e veta kombëtare dhe të mos lejojë ta heqin nga hunda BE-ja dhe NATO-ja. Këto tone të qeverisë dhe në radhë të parë indinjata se si i përcjellin ato  politikanët drejtues të Rumanisë, po dëgjohen për herë të parë që pas antarësimit të vendit në NATO (2004) dhe në BE (2007).

Schwartz Robert Kommentarbild App

Robert Schwartz

Ajo që po ndodh këto ditë në Bukuresht dhe në të gjithë Rumaninë, është rrjedhojë logjike e një politike të gabuar të qeverisë së re. As një muaj në detyrë koalicioni i socialdemokratëve dhe liberalëve e ka humbur tërësisht besimit tek zgjedhësit pas fitores së bujshme në zgjedhje. Tani synohet të minimizohet dëmi, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Humbja e besimit ndaj ekipit qeveritar është aq e madhe sa ajo nuk mund të rikuperohet me tërheqjen e dekretit të diskutueshëm, që synonte ta bëntë të pamundur luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve me psotin. Përkundrazi, deklarimi i ministrit të Drejtësisë, se do të propozojë një tjetër projektligj për ndryshimin e kodit penal dhe tërheqja që pasoi e kësaj deklarate nuk janë bërë për të forcuar besimin tek qeveria, por me sa duket për t'u pozicionuar kundër shtetit ligjor.

Një kabinet që nuk gëzon besimin e popullit

Vendi nuk mund ta përpballojë një krizë afatgjatë politike. Këtë në fakt duhet ta dijë edhe qeveria. Ekipi aktual e ka humbur tërësisht legjitimitetin. Kush e cilëson luftën kundër korrupsionit si "bullshit" sikurse u shpreh Dragnea në një intervistë për radion zvicerane, nuk ka se çfarë kërkon në krye të një vendi anëtar të BE-së.

Për fat të mirë në radhët e PSD-së ka politikan të rinj reformatorë, të cilët distancohen nga qendrimet e shefit të tyre dhe e mbështesin shoqërinë civile. Brenda partisë, kështu thuhet, ka nisur përçarja e madhe. Në një farë mënyre protestat masive  të kujtojnë kthesën politike në vitin 1989. PSD-ja nëse do ta shpëtojë disi fitoren në zgjedhje duhet të japë dorëheqjen dhe të prazntojë një ekip krejt të ri qeveritar. Për të martën (07.02) presidenti Iohannis do të mbajë një fjalim në parlament. Në luftën për shtetin ligjor në Rumani ka nisur raundi pasues.