1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Koment: Luftëtarët militantë të Irakut

Fakti që ushtarët irakianë kanë pësuar humbje në luftë kundër "Shtetit Islamik" mund të kuptohet politikisht. Por më shqetësues është roli i madh që po luan feja në këtë Konflikt, mendon Kersten Knipp.

Irak Flüchtlinge aus Ramadi

Qytetarët braktisin Ramadin

Është e vërtetë: Ushtria irakiane nuk po bën ndonjë figurë të mirë në luftë kundër "Shtetit Islamik". Kur xhihadistët së fundmi pushtuan qytetin e Ramadit nuk iu desh të mundoheshin shumë, për ta ky pushtim ishte pak a shumë si një shëtitje me pak aventurë brenda. Askush nuk bëri rezistencë. Kjo duhej të ishte në të vërtetë detyra e ushtrisë irakiane. Por ushtarët dhe komandantët e tyre preferuan më mirë të merrnin arratinë duke ia lënë qytetin fatit. Për disa qindra banorë kjo do të thoshte vdekje. Terroristët e "Shtetit Islamik" përdorën edhe në Ramadi metodat e njohura të gjakderdhjes dhe sundimit me terror.

Ushtria e rregullt e një vendi merr arratinë - ndërkohë që Bagdadi sheh si rrugëdalje zgjidhjen me gjuhën e armëve me ndihmën e milicëve shiitë, grupe si Hizbollahu, Asaib Ahl-Al-Hak dhe Badr. Komandantët e këtyre grupacioneve kanë lidhje të mira me Iranin. Kreu i Badrit, Bhadi Al-Amiri luftoi në krah të Iranit në luftën irano-irakiane 1980-1988. Ndërkohë ai është anëtar i parlamentit irakian. Që nga lindja e "Shtetit Islamik" njëri nga drejtuesit më të frikshmit dhe më të kërkuarit. I kërkuar sepse vetëm trupat që ka ai nën komandë mund t'i dalin përballë Shtetit Islamik. Efektivitetin e tyre ai e vuri në provë në muajt e fundit, tani pritet që trupat e tij të rimarrin Ramadin.

Deutsche Welle Kersten Knipp

Kersten Knipp

Frika e sunitëve nga dominanca shiite

Por është pikërisht efektiviteti i trupës së Badrit që dobëson moralin e luftës së trupave të rregullta irakiane. Sepse pjesëtarët sunitë të kësaj trupe do të mendohen mirë nëse ia vlen të ngrenë armët kundër "Shtetit Islamik" - dhe më vonë, nëse dëbohen xhihadistët, të jetojnë në një shtet të dominuar nga shiitët. Se çfarë do të thotë kjo ata e kanë përjetuar në vitet e fundit. Nën kryeministrin Nuri al-Maliki sunitët u mënjanuan, kaq masivisht saqë jo pak prej tyre iu bashkuan shpejt "Shtetit Islamik". Shifrat flasin vetë: "Shteti Islamik përbëhet 90% nga sunitët irakianë.

Kundër këtyre shiitët veprojnë pa mëshirë, ashtu si edhe xhihadistët me kundërshtarët e tyre. Në një raport të OKB-së për të drejtat e njeriut nga vera e shkuar, milicët shiitë akuzohen për "tortura, rrëmbime, dhe dëbime". Ndërsa në një raport të marsit të këtij viti Human Rights Watch bën fjalë për dëbime në mijëra raste. Edhe shtëpive të sunitëve u është vënë zjarri. Me sa duket për ta djalli radikal sunit do të duhet të shkatërrohet nga demoni radikal shiit. Pra kuptohet që përballë këtyre krimeve, ushtarët sunitë nuk kanë si të dëshmojnë një moral të madh lufte.

Tradita të kontestueshme

Feja është keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vazhdimisht në Irak. Në emër të saj njerëzit janë nxitur kundër njëri-tjetrit, kanë vrarë dhe gjymtuar njëri-tjetrin në mënyrën më mizore. Në një vend të shkatërruar si Iraku, ajo ofron shpesh ngushëllimin e fundit. Megjithatë duhet pyetur se si ndodh që njerëzit të manipulohen kaq shpejt nga predikues të urrejtjeje nga të dyja palët. Dukshëm si islami sunit edhe ai shiit kanë një potencial të madh mobilizues. Po të shohësh se si shiitët irakianë dhe sunitët - jo të gjithë, por një masë e frikshme - sulen kundër njëri-tjetrit në emër të besimit dhe me thirrje të përgjëruara për Zotin në luftë, mund të pyesësh se ç'lloj tradite luan rol këtu, tradita që më mirë të kishin ekzistuar. Sigurisht me fenë mund të bëhen manipulime, sidomos në vende të sunduara prej vitesh nga cinikët, si Iraku. Megjithatë mbetet e hapur pyetja nëse teologët dhe predikuesit gjithë këto kohë kanë ofruar fjalët e duhura.

DW.COM