1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Poloni: Kërkesat për reparacione rrezikojnë marrëdhëniet

Dagmar Engel
16 Shtator 2017

Qeveria e Polonisë këmbëngul me forcë që Gjermania t'i paguajë miliarda euro dëmshpërblim për krimet e Luftës së Dytë Botërore. Si duhet të veprohet me to, pyet Dagmar Engel me rastin e një vizite në Varshavë këtë javë.

https://p.dw.com/p/2k4A0
Deutschland NS-Zeit Zwangsarbeiter Entschädigung von NS-Zwangsarbeitern beendet
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Nganjëherë është rasti ai që i hap perspektivat interesante: njëkohësisht këtë javë ishte një qendër studimore në Berlin dhe një në Varshavë që ftuan për të diskutuar. Në Berlin, para një publiku gjerman foli një këshilltar i Presidentit të Polonisë - një temë qendrore e diskutimit qenë kërkesat e reparacioneve, të cilat i ka ngritur qeveria polake. Pikërisht në fillim të javës, një ekspertizë e Sejm-it, e Parlamentit polak, konfirmoi legjitimitetin e këtyre kërkesave.

Në të njëjtën kohë në Varshavë: debatohet për temën e populizmit dhe të solidaritetit në Evropë. Në podium - krahas një këshilltari tjetër të Presidentit polak - edhe panelistë nga Gjermania. Publiku polak shtron pyetje mjaft kritike për politikën gjermane të migrimit, për rolin gjerman në Evropë - por tema e reparacioneve nuk u përmend, asnjë herë të vetme.

Modele të njohura

Pas debatit, të pyetur për këtë temë, shumica e të pyeturve reaguan me psherëtima dhe rrotullim të syve. Thirrja drejt Gjermanisë për të paguar reparacione, paraqitet me dëshirë nga partia populiste në pushtet, PiS, kur në politikën e brendshme punët nuk ecin kaq mirë. Në të kaluarën edhe mund të ishe i sigurtë që një shumicë dërrmuese polakësh do ta mbështeste këtë kërkesë. 

Sa e tmerrshme është ajo që i ka bërë Gjermania naziste Polonisë, për këtë nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston dyshim. Por kjo temë me sa duket nuk tërheq më vëmendjen e brezit të ri në Poloni. Sondazhet, në varësi të pyetjes sugjerojnë mbështetje të ndryshme: midis 49 dhe 63 përqind janë mbështetësit e kërkesave për reparacione; në një sondazh tjetër, dy të tretat e të anketuarve e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve.

Dagmar Engel
Dagmar Engel

Qeveria gjermane dhe Bundestagu e shohin  po kështu këtë çështje: nga pikëpamja juridike kjo temë thonë ata ka përfunduar. Për të përhapur shqetësim ajo megjithatë vlen: raportet polako-gjermane nën qeverinë e PiS nuk janë në gjendjen më të mirë, besimi që qeveria e PiS të veprojë duke u nisur nga arsyeja, simpatia midis fqinjëve dhe lidhja brenda BE nuk është i madh. Ekspertët paralajmërojnë për pasojat e kërkesave për reparacione, për shembull në mënyrë që edhe çështjet territoriale, të cilat kanë qenë të mbyllura prej kohësh, të mos hapen nga e para. Në pikëpyetje qendron jo vetëm pajtimi gjermano-polak, ai që i vë pikëpyetje kufirit perëndimor të Polonisë me kërkesa për reparacione, rrezikon edhe konflikte në kufijtë lindore të Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rekomandimi i partnerëve polakë të bisedimeve për trajtimin e kërkesave të reparacioneve: të injorohen, të mos lësh të të provokojnë, do të kalojnë. Me të vërtetë, përmes injorimit, koha e kursyer mund të përdoret më me vend për pajtimin gjermano-polak. Për investime për Zyrën e Rinisë gjermano-polake, për shembull. Projektet në nivel komunal mund të krijojnë një kulturë të përbashkët të kujtesës dhe të ndërmarrin përballë shoqatave të viktimave veprime kundër harresës dhe për pajtimin. Parakusht për këtë është vullneti i mirë. Atëherë atje do të jetë e ardhmja.